LDMZ fton UDSH-në të dalin nga Qeveria

Lidhja Demokratike në Mal të Zi fton UDSH-në, partneren e PDS-së, që të dalin nga Qeveria, Terhiqeni ministrin që të shkojmë në koalicion

Përfaqsuesi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Nikollë Camaj, duke reaguar në deklaratën e deputetit Zenka, i ka bë thirrje Unionit Demokratik të Shqiptareve që të dalin nga qeveria dhe në këtë menyrë të krijojë parakushte që të bashkohet me koalicionin eventual të
partive shiptare, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njofton ‘’DAN’’.

Camaj ka thënë se udhëheqësit e partive shqiptare për dhjetë ditë pasi që të shkurtohet mandati i Parlamentit, do të organizojnë një takim të ri për t’u marr vesh për hapat e mëtutejshëm.

Nikollë Camaj ka thënë se ministri nga radhët e UDSH-së, ”tashmë më shumë shërben si dekor i Qeverisë para zyrtareve të Brukselit, me çka tentohet të krijohet imazh, gjoja se në Mal të Zi egziston përfaqësimi adekuat i pakicave në organet qeverisëse ”.

Më së miri do të ishte që, si përgjigje në këtë dhunë politike, te shkaktuar nga shumica parlamentare , pozitë e opozitë, me miratimin e Ligjit zgjedhor, shqiptarët, në zgjedhjet e ardhshme të formojnë një listë të përbashkët zgjedhore.

Se a do të vijë me të vërtet deri tek kjo, tani për tani nuk e di. Kam frikë se do të jetë e vështirë për të pajtuar dallimet që ekzistojnë midis partive pjesëmarrëse në qeveri dhe atyre partive që nuk marrin pjesë.

Përveç pjesmarrjes së përbashket,opsioni është që të dalim edhe në dy kolona apo edhe të bojkotojmë zgjedhjet parlamentare, për arsye se mbi neve është ushtruar vërtet një dhunë politike nga Qeveria dhe nga opozita, por shumë shpejt do të shohim se ç’do te ndodhë, deklaroi Camaj.

Albert Camaj

33 Comments

  1. Ty ta lumsha Nikoll se jekshtû bân politikani çi ja don t’mirat Malësis.Duhet mei bashkua tâna partijat Shqiptare ni koalicion ater muj Malësija me përparua kur jem bashk.M’fal Nikoll por vet kisha me ja qit êmnin LD e Malësis e jo e Mali T’Zi se ashtû asht tepër e hapun.Malësija duhet me punua opër vetin e Ulqini det punoj për vetin.Pse mos me kën ministri për pakica Malësor por vjen gjithmon prej Ulqinit.Ma e madhja parti çi âkên n’ Malësi, UDSH, shkov kryetari n’Ulqin e tash jân tân kryetart e partivet Shqiptare atje.Çka ka Malësija prej tynet.

  2. as Ferhar Dinosha nuk i ka mbajt ka 3-4 funksione priher si Bardhi. 20 vjet kryetar i ldmz, 20 vjet deputet, kryetar i komuns Ulqin. Partia e par shqiptare e cila ne Ulqin si qendren shqiptare dikur kishte shumicen e sot asnji mandat. Bardhi e ka meriten per ket gja edhe duhet sa ma par me i dorzua tgjith celsat megjithse von

  3. E paske varr ne zemer Bardhin z.Kalaj !
    E di se se dhimbet fort,shum vetin ja ke dha LDneMZ si gazetar i mire e i ndegjueshem qe je !

  4. gazetar nuk jam e as nuk jam ken. nuk jam ai kushdo qe po mendon

  5. Nikoll Camaj nga oxhaku i trimave dhe atdhetareve.Nipi i luftetarit ,antiturk,antisllav dhe antikomunist qe mund te krahazohet me Ded Gjo Lulin-pra Pjeter Zek Toma Camaj.Ai me bashkeluftarin e tij Prek Gjokun dhe burrat e traboinit u doli ne prite horllive serbo – malazeze ne fillim te dhjetorit 1918 ne Qaf te Kishes dhe luftoj si luani per mos ti lejua te hyjn ne Hot.Lavdi u qoft.

  6. mehmet bardhi e ka kohen me ja leshua vendin e deputetit nikolls camaj .nuk eshte me rensi a eshte ministri prej ulqinit apo malesiet me ransi esht te jet shqiptar dhe te punoj pre te miren e shqiptarve. malesia e kapa dhe e ka ministri ,luigj juncaj ferhat dinisha dhe tani kut vllaun e dinoshs icili e ka ndrrua edhe ku mbiemri se mbiemri lulanaj nuk u pelqen por e ndrojn ne dinosha dhe hasani

  7. Shqiptare nga Ulqini e Malsia duheni me qene t’bashkum kunder politikave dinake t’Malazezve…n’mesin e juj ashtu siq ka pas edhe te na ka shume te shitun qi per pak pare e shesin venin! Jemi me ju! Si n’Shqipni ashtu edhe ne Kosove politiken e kan ne dor shkurtpamesit, qobanet, analfabetet, tradhtaret! Mirepo populli eshte me ju! Pa u bashku t’gjitha trojet shqiptare ne nji shtet t’perbashket s’ka me pas rahati kurr as ballkani e as evropa, e kjo ka me ndodh heret a vone! Pershendetje nga Kosova

  8. Follow up;Rrezistencen heroike ne mesin e ShenKollit dhe Krishtlindjes te vitit 1918 me forcat ogurzeza serbo-malazeze’ Hoti e pagoj me permasa katastrofale.Besen e Zotit qe e pat lidhe Hoti me nji bajrak tjeter per te luftue sebashku u thye tradhtisht nga parija tjeter e bajrakut.Ishte pikerisht ai majori i kral Nikolles,nga ky bajrak sebashku me lakejet tjere ,qe jo vec se u shiten per pare,por edhe lejuen ushtrin serbo-malazeze me kalue nepermes bajrakut te tyne per te shkue ne Hot,ku edhe e bane Hotin shkrum e hi.Ma se 100 burra nga Traboini legjendar u nxune rob tue me u trathtue “ne bese te Zotit e te Sav Pjetrit”dhe i derguen ne katakombat e podgorices ku pesuen trajtimet me barbare e cnjerezore.Shume nga ata ‘nga aty dolen te vdekun,nga torturat,smundjet dhe urija.Ne anen tjeter burrat e Rapshes gjitheashtu ne bese te Save Pjetrit nga Rahoja u kapen dhe u cuen ne Gradine(Qytedze) afer Hanit te Hotit ,dhe te gjithe,75 u ekzekutuen.Ato famile te pakta qe i shpetuen keti kijametit dolen per 3 vjet muhaxherim ne Kastrat.Gjat asaj kohe neper kullat tona hyne shkjet e shkinat dhe plackiten cka nxune.Askush Hotit nuk i erdhi ne ndihem,as atehere kur Deli Met Cuni qiti kushtrimin;Deli Meta rrahka telin – ne shtate krajlni e con haberrin – haberr con n’krajlni Delija – jam n’hall vet e gjith Shqypnija – mi ka ra Hotit Serbija – jane dynde me top e me ushtri – e ka lshue paren Mali i Zi – e i merr G…. me kori…. Pjeter Zek Toma Camaj nga dera legjendare e Smail Mar Lulit u dallue per heroizem ne kete epope te pergjakshme ku Hotit asobote i pat ardhe koha me u shue nga faqja e dheut.Me vone trimin legjendar Pjeter Zekun e ekzekutoj UDBa makabre me ne krye gjakatarin Bajo Stankoviqin.Deshen ta vrasin befas pas shpine,ashtu si gjithemone vrasin bijt e shkines por Pjeter Zeku u soll duke u thane;”burrat nuk vrasin pas shpine por balle per balle “zberthej xhamadanin dhe u tregoj gjoksin.Dhe bresheri plubash e shtruen per tok.Pjeter Zeku,nuk la mbrapa tituj,grada as pasuni,por ne fushat e betejave la disa krena te skuquna me gjak,na la besen,burrnine e trimnine – pushken e taganin dhe amanetin e fundit – Token Shqiptare.

    • apapapapa jeti po e dishe historin te lumt,e ke ndigjua nga populli dikush ni fjal e tjetri ni fjal e qenke munduar me e perpiluar por me sa po me duket nuk e paske kuptuar mesuar mir megjithata paske problem pak ne shkrim

  9. Pershendetje te gjithve. e more kol juncaj pse hyn ne pyll pa kmes, pse nuk rrin para kive e mos ben ze . A po e shef se as shqip nuk din me shkrua mir ,as emrin tand nuk paske ditur me e shkrua,po kun e krahason ni burr malsor trim e atdhedashur (kan qen nuk jav mohon kush ate qe e kan) me horin kombetar Dede Gjon Lulin si nuk te vjen tyrp e marre me hy ne keto biseda ,a por mos te ka ndihmua nikolla me marr ndoni patent shoferit e don me ja luvdua te paret e tij na i njofim se kush ka qen e sa ka luftua, seicili e ka at meriten e vet por jo me i krahasua me fytyrat kombetare marre qoft por betohen se nuk din ma shum e ste cuditem!!!!!?.

    • Cdo 3 fjale qe paske shkrua more “bashkombtar” pa emer 1 e paske gabim.E paske quajt Ded Gjo Lulin Hor kombetar se sdijke me shkrue aspak shqip prandaj hesht ma mire.

  10. O,shumt’neruoshimit vëllazën po pse poi prekni eshtnit.,
    lêni det pushojn paq e kapniju me t’gjallnit.Nuk dij kuj nuk i begeniset kur don Nikolla mei bashkua partit çi jân n’ Malësi e bashk me dal n’xgijellje për parlamentin e Malit Zi e nesër belda për komunën e plot t’Malësis.Jâri prej jush poe përmêt Ulqinin,Kosovën e Shqipnin e tan e dijm se jan prralla grash ato âdra.Hiqniju atynet e kujdesoni masparit për jekta çi e kem a ata asht Malësija jon,kqyrni me pshî para deret horrllêkun ater kur te kem pastër para deret mujm me hip n’maje t’Dečiqit e ma kqyr i grim ma lark.Pa partija lokale nuk ka përparim se Ulqini, Kosova e Gruoja e Babës i kan problemet e veta e nuk çajn krye,mos me tha diçka tjetër, për Malësie e për Malësor. Malësis i duhet Autoriteti,Prîsi çi kame dijt se ka don me shkua e ka don me çua Malësin

    • More daji as ti nuk dike bash mir me shkrua shqip po si more burr muc me kritikua dikan ci se ka shkrua me drejtshkrim emrin e vet kurse ti heroinin kombetar e bene hori kombetare. Por nje fjal e vjeter popullore thot qimen para tjetrit e sheh e tran para vetit jo.
      ps
      Besoj qe eshte mire qe spektri politik shqiptar opozitar te bashkohet, prandaj dekleraten e Nikolles e shoh shum te qellueme, e ketu eshte gjasa te merremi me deklarate e jo te merremi me njeri tjetrin.

  11. Me falni biseda ime i dedikohet personit me emer Bash_Kombetar.
    Pajtohem me ty, se me heroin kombetare Ded Gjo Lulin, nuk mund te krahasohet nje luftetare sa da i famshem te jete e nder ta ishte edhe Pjeter Zeku. Mirembetshi.

  12. Apeli i LDMZ qe UDSH te nderprese partneritetin me DPS dhe te terheqe ministrin e vet nga Qeveria, eshte krejtesisht i arsyeshem. Nuk ka konsenzus pa koncesione. Duhen sakrifica. Qellimi eshte mbi te gjitha dhe ai qellim i larte duhet te imponoje veprime te cilat per momentin duken te dhimshme, por jane te domosdoshme per tu bashkuar. Ne fakt, as nuk eshte guxuar te ndodhin aso aventurash midis faktorit politik shqiptar. Deri me sot ende nuk eshte zbulur se percarjet, coptimet, ngatrresat, urrejtjet, kane sjelle gja te mire ne popull. Pas gjithe ketyre aventurave qendron si gjithehere armiku. Shqiptaret, vetem se plotesojne qellimet e tij, se nuk bejne gje tjeter! Provoni te bashkoni partite njehere! Kete e kerkojne te gjithe shqiptaret e ndergjegjshem. Nese shihni qe nuk shkon…., fajin e kini ju dhe vetem ju lideret. Pastaj faji do te kaloje direkt mbi popullin i cili nuk eshte ne gjendje te identifikoje problemet e shoqerise se atjeshme shqiptare dhe num meriton me shume?!
    U duk sikur pas zgjedhjeve ndonjena parti mund te shiqonte per tregetime paszgjedhore! Nuk them qe nuk mun te nxirret nje apo dy vende pune, por a e vlen demin e pakompenzueshem qe shkaktohet ne tjetren ane?!
    Nuk ka tjeter vecse bashkim, para dhe pas zgjedhjeve, sepse vellazen jeni e nje ceshtje keni per te zgjidhur! Ashte keq kjo?!

  13. Vllazen e lexues te nderuam,po me shyn instinkti tju shkruaj rreth ca komenteve ma nalt.Para 10 dekadave poeti yne kombetar At Gjergj Fishta na paralajmeron me keto fjale;”Se n’kjoft shkjau ci ketu hini – jekta burra mire ta dini – se prej vendit ma nuk del – edhe ne na ven n’cingel – edhe kush t’shpetoj prej cingelit – ka me cue deri n’shkalle t’gabelit”.Metamorfoza drastike 100vjece e okupatorit shkja,ma se mirit manifestohet te ky dudum i paskrupullt,ci me sa duket i jane tragezue sylkokat ne minare,ci me pre kishin me dale 7 shkije ne te,sa me perket mue nuk asht gja tjeter vec se nji krye banane e qe truni i tij nuk peshon me shum se truni i lepurit.Ai me patyrpsi e quen Ded Gjon Lulin “horr”Ded Gjon Luli me siguri nuk do ta ndijente vehten te denigruem sikur per krh ti kishte bace Pjeter Zekun,Zef Miliqin,Dod Smajlin ,Tom Niken etj.qe teorine Tij e vune ne veper tue me i zbarlle faqen Malesise dhe mbare shqiptarizmit.Hijenat te kalibrit tand ua moren jeten ketyne trimave pervec Tom Nikes i cili vdiq ne plis.Persa i perket Nikoll Camaj une ate nuk e kam shok as kumar,ndoshta dy ose tri heri i kemi shtri doren njani-tjetrit.Ai nuk e dij si asht.Por e dij keta”tabanin e ka te fort si shkamb graniti.Aq ma pak e njof Gjergjin nga afer,por them me koncience te paster se asht nji nder kokat me te urta qe ka Malesia sot.Ferhat Lulanoviqi AKA Dinosha as qe i afrohet me intelegjence.Fatekeqesisht,Gjergji nuk po merret me cshtjen kombetare as me politik,cka angazhimi i tij do te kishte ndikue pozitivisht per kauzen tone te perbashket.Sa i perket ceshtjes se Nikoll Cames qe lozka me licenca,permita e patenta shoferash – so be it.Hotjanet e kane mesue gjithmon keq “nashken”.Le tju ndihmoj! I ndjeri profesor Mirash Luca Gojcaj,jetoj dhe vdiq,kurr nuk mujti me nxierre licence.Me siguri Nikolla do ta kishte ndihmue profesorin e tij te ishte gjalle.Nashkja jone ka qene gjithmone e vobeket.Kur nji shkine e paftyre e martueme ne hot,i vajtoj hotjanet e vrame nga malazezet tha;Danas jedan,sjutra sedam,svaki petak po desetak – a stotinu na godinu”.Hotjanet tue mos e kuptue,menduen se i vajtoj per bukuri dhe thane”cojani nji pik uje te lagi gojen.Kur nji shkjaut ne Dajbabe i vdiq e ama,Danica,nji burre nga Drumja i shkoj ne shtepi per ta ngushllue qenin shkja,por qe nuk fliste nashken,dhe nuk dinte fjalet shkjenisht-ia shtrini doren tue i thane;umerlla Danica!jes umerlla Danica i pergjrgji shkjau.Kur drumasi e ngriti goten e rakise perseri i tha;umerlla danica!jes umerlla sirota i tha perseri shkjau.Mbasi e piu kafen – perseri ;umerlla danica.Shkjau i zemruem me at fytyren e tij te cartun bertiti me nji za egercinet;e u pickumater sa Danicom.Kur Rrok Doken e pyeti zeqani;Jeli se kajesh Rrok Doka shto si ucinio kod nas?Rrok Doka as nji as dy ngiti shkopin dhe me at malsorcen e trash i tha shjaut;Qe besa e Zotit me me ardhe dita,skam ba aq sa kisha me ba ne ju,u njof si paren e kuqe se kush ini ju u dijeget Zoti n’voj gurit…Si thashe ma perpara,une me Nikoll Camaj nuk kam far sebetit – Whatsoever!por me nji TJETER nga familja e tyne.Tani me falni se shkova me pushue,neser ne mengjes cohem heret me marre punen – to ek out my living.Neser me ken shendosh pas pune do tju shkruej per AT TJETRIN,shokun dhe idolin tim te gjall e te vdekun,me rastin e 11vjetorit te vdekjes se TIJ.Rrini me shendet

  14. Malesore te nderuam .Ju flas malsorce,ashtu sic flasim me njani-tjetrin.Gjuhen e unizuar e dua dhe nderoj si gjuhe te shejte e te domosdoshme per kombin tone.As nji gjyse fjale nuk e kuptoj kur flas p.sh.me qytetaret e Peshkopise,Lures apo Kalase se Dodes.As ata nuk ma kuptojne dilektin tim.Por tue u falenderue akademikeve,linguisteve e Dr.Prof.shqipetare qe bane veper historike me themelimin e gjuhe se unizuar,sot kuptohemi per bukuri me te gjitha krahinat e shiperise ethnike.More ti “Bash M…r” qe t’jane zhurmit sorreshkinat ne minare – une licencen time per shofer nuk e kam nxierr t e Nikoll Cama por te jataku yt Fran Lulgjuraj,per arsye se keto qe i leshon Nikolla,nuk me duken boll bona-fide.Tueqense Frani i ka rranjet e thella me organet e mbrendeshme te sigurimit malazias,licencat e tij jane te garantueme,afategjata,t’mira e te lira.Edhe kur shkoj ne Detroit te amerikes e siguroj licencen te kushrini i Franit,Dod Lulgjuraj,AKA “David”apo si quejn atje malesoret per xbunim “Doda i grave”Valle,a e njifni?asht nji burre i hijeshem ,megjithese i mungon njani sy.Por po te betohem ne Zotin,kur asht fjala per me vezhgue dhe me u dergue ambasadave te Malit te Zi informacion,shef ai,3 here ma mire me nji sy se une me dy.Me sa mun e dij une kusheri i mire e i ndershem i kryetarit te komunes se tuzit,asht edhe njfar,Nosh Niket Lulgjuraj.Me sa me mban memoria ime ,ky burre sebashku me shoqnine “Besa”te Ninosllav Berishiqit,me ftesen e “Matica Iselenika “bane pilegrim te vorri i Marshallit.Aty te gjithe u perkulen dhe e finalizuen viziten me kangen ma te kenduar ne historine e popujve jugosllav;”Druzhe Tito muti se kuneme”.por,para se me u largue – Nosh Nika tha me falni burra,dhe u kthye perseri te varri i Titos.U ngre ne gjuj,derdhi pak lot e pershperiti me gjysem zani;”Oprosti mi druzhe Tito,stidim se shto sam allbanac”.Keto jane vetem emocione spontane e te pakontrollueme,ndoshta te depresionit bipolar apo te skicofrenise.

  15. Para 11 viteve pikerisht me 20 korrik pushoj se rrahuni zemra e pedagogut,profesorit,filozofit dhe politikologut tone te shquar,Zef Markut Camaj tue me lane te hapun pavdeksine e vepres se tij te madhe. zef Camaj asht nji emen i vecant ne plejaden e figurave te meritueme intelektuale te periudhes viteve te 70-ta e mbas ne Malesi dhe ne mesin e shqipetareve te amerikes.Ky emen asht sinonim i nji intelektuali te kalibrit te nalt,i njeriut te guximshem,i vrulshem e i vendosun per ta thane kurdohere e ne cdo vend,hapun mendimin e tij pa hezitue kurre edhe atehere kur ishte e ndalueme te jesh shqiptar.Ai ishte padyshim nji hulmutues i palodhshem dhe i prehte i gjurmimit te se vertetes per historine e levizjeve te medha shoqnore e politike kombetare.Zani i tij kumbues asht mirepritun nga opinjoni yne dhe gjetk me njivemendje te madhe.Komunikonte me dinjitet e me besniki deri ne ditet e fundit te jetes.Mbetet nji kampion i mendimit me rrjellat e kohes dhe korrespodues i panderprem me njerzit e tij te shumte e besnike.Deka e parakoheshme vllazen asht shume tragjike.Kur te vdes te vdes shoku,vllau,miku e besniku nuk ka fe as filozofi ne bote qe mund ta sheroj dhimbjen e zemres ne at moment.Sado pak ci ka jetue Zef Cama ne kete bote,na shoket e miqet e tij jemi mirenjohes ndaj Zotit,ci e ka fale,ci ka jetue me ne,ci e kemi njoft shpirtin e tij te madhe e bujar,karakterin e personalitetin e tij te nalt njerzor.Cka ka kene ka me kene-pergjithemone.E kaluamja me gjithe domethanjen e vet asht e bekueme dhe e sigurt per ne.Dashtnija jone ndaj tij dhe e tij ndaj nesh nuk mund te ndryshohet me kohen as me rrelatat.Jam i lumtun ci e kam pas shok,vella e ma i miri vella.Kam marrshua me te neper rrugat e jetes,neper festa e kremtime,kemi mbajt fjalime sebashku,kemi qeni bashke te pandame neper greva,protesta e demostrata,e besa nganjihere jemi perleshe fyt ne fyt me sebomedhenjet dhe me serbofilat e tyne shqipfoles.Une i kam saldue ne memorien time,fjalet,veprat dhe kujtimet e tij.Zefi edhe ne agonine e tij te semundjes,ne luften e pabarabarte m e kancerin ishte teper kryelart per me vdek.S’ju trmb ashkja e synit nga vdeka dhe qendroj trim ne kenarine e vet.Zef i dashtun,para nji mueji kur vajta ne New York – shkova edhe te vorri yt.Madhi me pat marre.Me nxuni nji emocijon,dicka ne gushe,lotet dhe nuk u mbajta dot.Te lac ne ato vorre te ftofta,ne qetsi,te thac;lamtumire o shok o vella .S’te harroj kurre o bir i shtrejt i asaj gurishte te Malsise tone.

  16. Po pse na duhet gjithmon me dal prej temet e meu kthye kudra jâri tjetrit. Kjoft shnosh Nikolla se nuk e njoh,por kaher e kam dijt se kime mujt me trnua politikë e tashme e me kthye faqen e re t’politikës n’Malësi.Vet kâmpa shkrua iher ,mei bashkua tana partijat n’Malësi(kush don) nar êmën “Zâni i Malësi”. E çka i shkon Malësorçes nuk jâm i knaqun me ty por gjithicill e ka mênimin e vet.Kur jâm kên ën Gjermani kâmpa shum jalldasha prej Kosovet e ata m’merrshinvesh shum mir por vet ata jo, ata kallzon se âsht temeli i g’jûhes Shqipe..Belda po hî n’gjynaf por prap dua mei përmêt fjalt e Prof.Dr. Martin Camaj,past drit,Albanolog,publicist e shkrimtar n’Univerzitetin e Münchenit kur ka tha:”T’lumt ju Malësor çi e kini ruojt dialektin,se dialekti i Malësis âsht temeli i g’jûhes Shqipe”.Nuk dij ater pse mejau rrit nerën atynet çi e kan çkatrua e mrapshtua g’jûhën e nânës.G’jûhën ta pëson nâna e jo shkolla.

  17. Zoti Detroit,te falenderoj per keshillen tande vllaznore.Ai ci nuk asht kene ndonjihere ne jet i marre s’ka qene as i urte!te psihiatri nuk shkoj dot!ndoshta ti nuk e din se,doktori,frati e advokati e kane gjithemone doren ne xhepin e dikuj.Skam mish per qen.Edhe nji gja mik i dashtun;kur i marri e kupton se asht i marre,atehere nuk asht ma i marre.Une ata e kam kuptue kahere – tani nuk jam ma i marre. This is the jist of it.No more beefing in this article.Fund.

  18. more serbofil ku jane djemt e UCK ti bejne nje urim per postin e ambasadorit,sa te jete jeta shkijet nuk dua tjau shofin bojen pavaresisht se jeni bere b*** e breke me ta.

  19. zoti zef lulgjuraj kerkoj falje me vend esht biseda jote per bes te qe tash po e verej gabimin qe e paskam bere bile bile gabim katastrofal por shpejtsia e ban te veten e kto pulla jan te kompjuterit kerkoj falje te gjithve per per at gabim. te betohem ne flamur e cka te duesh se jo me dashje .marre e tyrp si nuk e kam verejt tash ehst von nuk mund te clyej , me mujt e fshij per shum besom flm per mrkp

  20. kal opsssss me fal kol jo jo kole juncaj shkruhet shqip nuk te kam sha ok e tyrp e marre me shkrua ashtu se ti mua nuk me njef e un ty po edhe i kujt je a din mem tregua se i kujt je betohem se nuk din edhe nanen ta njof . rri urt se pasha nerin mem njoft i zbut fjalt ti mua mem than se i qes 7 shkie pffffffffffff sja vlen me u marr me ty se ti nuk shef ma larg se huna betohem se tan keta qe i permende ke pas lidhej me ta por ta kan heq rrogen e tash i kundershton ti kal m…. juncaj sa njeri injorum qenke pse nuk rrin me qof dikun . ju kerkoj falje ju te tjerve se me ban shoqi i ketij lavirit me dal jasht kontaktit

    • O bashkombtar pa emer!Ti nuk krahasohesh dot me nipin e Dod Smajlit Trieshit se ka lexua libra ma teper se ti ke hang kafshata buke .Mos shaj e ofendo ashtu i fshehun pas ferre po nxirr emrin e fol me argumenta paqesisht

  21. sokolo pershendetje si mundesh mem quejt i pa emer a spo te pelqen emri im a ?’bashkimi kombetar’a ti po del prej ni temet ni tem tjeter nuk ishte biseda se kush esht e i kujt esht .e ti nese je nipi i tij te rujt perendia se un nuk i takoj asaj krahine as sdu ti takoj as nuk mundi me qen nipi i atij qe po tua ti . jam aj qe jam edhe jam krenar .romama e drama e poezia nuk kam lexua si aj fakt esht.
    por kam lexua dicka tjeter .
    argumentet ishin disa luftar te malesis po dojn me na i krahasua me heroin ton kombetar ded gjon lulin qe kjo ishte biseda .
    lexo me lart pyetjet e pergjigjet at’her angazhoju

    ne bised. flm

  22. Vellazen te nderuam; Here we go again! mbasi qe mora rrolin e nji detektivi te vogel,dhe tue me ba”brain storming”me disa miq e dashamire,dhe mbasi u holla nji veshtrim shkrimeve te “Bosh Kombetarit” nuk me duhej te jam nji shkencatar rraketash ta zberthej enigmen e pseudonimit te tij.E zbulova edhe nga fakti se nuk e tha asnji fjale lavdate per artikullin e Nikoll Camaj.Ky boshi kombetar qe me sa duket i tyrpnohet emnit te vet,emnit te babes dhe fisit,ashtu si ai homologu i tij ne Beligrad,para varrit te Marshallit kur me nji emocion te thelle leberiti;”Oprostimi druzhe Tito,pukla je bruka na Kosovo,stidim se shto sam albanac!”Ky,Ljubisha,e quan vehten me pseudonim “Bosh Kombetar”edhe per nji arsye tjeter;per ta mbajt vehten te kamufluam para thumbave te kritikave.Por pelumbat e mij “teflon” quket qe i kane depertue mbrenda pancirit.Lubishe,a po me degjo! te flet Kol Gjek Baci Juncaj,vet apsolutisht nuk i tyrpnohem emnit tim.Ai komenti im,se me te pre,nga ti dalkan 7 shkje,te paska qite jasht kontaktit,I shalla edhe u terbofsh.Qysh more te kenkan ngre qimet e flokeve perpjet? paske pi kupen e idhnimit!Diagnoza;”Krize Cmendurije,semundja e lopes se cmendun”Ti more lush paske ne zemer(a thue ke zemer?) nji urrejtje te terbueme.Me duket qe ky delenxhi zemrohet edhe nga idhnimi ma i vogel.Ik sa ma pare e rregjistroju ne kursin;”For anger management” se perndryshe ke me plas si cikalla.Ti mue pra more legen ma shan nanen 85 vjecare,edhe akoma jam,”Cool,calm and collected”.Kam nji kujtim te larget,kurr s’do ta harroj;dikun ka viti 1967 op 1968,kembetarja shqiptare kishte shkue me loz top me rprezentacionin e Jugosllavise ne Beligrad.Une isha nja 12 apo 13 vjec.E percolla at ndshje fudbolit ne radio-Titogradin.Kur jepte jugosllavia gol,une kecejsha nga gezimi! Ne nji moment te tille,nana ime nuk u permbajt dhe me qortoj me keto fjale;”Mos more bir,mos ugezo,se shqiptaret jane vllaqznit tane!”Ishte ajo Mare Dodja e armatosun qe priste diverzantet e famshem e te tmerrshem per udbn -jugosllave (vllaznit e saj)Kol Gjetin e Zef Dod Smajlin,te derguem nga shteti i Enver Hoxhes me misjon per ne Jugosllavi.Ata te dy te kamufluam si ushtare jugosllav hajshin dreke ne hotel”Crna Gora”,masi mbaronin buke,lejshin njicope leter me emnin e tyne dhe vazhdonin rrugen”autopjeshke” me destinacionin e caktuem per ne Cetine.Lubishe,Para 12 viteve te kemi ardhe ne shtepine tande vet edhe i ndjeri Zef Cama.Aty ta kemi gjet edhe nanen tande.Me la pershtypje ajo sojnike me biseden e saj te matun,ishte grue e hijeshme dhe e mbajtun.Lubishe te flet Kol Junci,- Ujku namin e ka,por damin e ban,cakalli.Ti nuk je gja tjeter vec nji cakall!Jam tue me fol me ty me gjakeftofesi.Oto Bismarku i Berrlinit,ne nji rast pat thane:”Me burrin mundohem me kene i burre e gjyse,e me horin mundohem me ken i hor e gjyse”.Lubishe,te flas ti urine tande shtazarake e shuan me me shamje e fyemje banale.Mbahesh edhe patriot,por patriot per mendje te madhe vetem ne krye e jo ne zemer.Ti po merre me t’shame more i pavlere!Urrejtja jote e nji psikopati ta damton edhe shendetin.Peshku,s’parit fillon me u prish ne krye.Te shamet jane arma e atyne qe jane te padrejt.Tash ke thane both per mua dhe kam qef me degjue dicka per ty?Baben tand ka vjej me ta tredhe ne rini,keshtu qe nuk do e kishte lane mrapa pjedhen e keqe si ty.Njeriu ne jet absorbon 3 edukata,1) qe ta jep familja,2) qe ta jep shkolla,dhe 3) qe nisani ia jep vete vehtes.Te ti,nuk ka pas rezultat pozitiv.Familja jote duket s’ka gjene kompetent me ta dhane edukaten e duhun,apo ndoshta vlen qe druni qe bine i shtremer nuk ndreqet dot.Edukaten shkollore s’ke pas kohe per ta mesue! Atje ne konviktin e studentave ne Prishtine,ke qene teje i okupuam per te mesue arti e rrolin e spijunit nga udebe-ja Jugosllave – nga instruktorat e tu;Rexhepagiqin,Minja Popoviqin,Millanin e Osmanin.Kurse vetevehtes ,tani me idhane edukate asht teper vone! Jezu Krishtin e ke lane e Muhametin se ke zane.

  23. Te nderuar forumista, me qen se me esht leqakuar emri ime ne ket faqe interneti nga ishe njeriu qe ma se pakti e kam prit u detyrova ti them disa fjal qe te pergenjeshtroj akuzat dhe cpifjet e pabaza qe u ben ndaj mejet nga ishe shoku yne, se paku ashtu kam mendua deri sote, Kol Gjeka Juncaj. Une nuk jam aje qe kam shkrua me nofken apo pseudonimn bash_kombetar, dhe per hir te vertetes ju betohem ne cka mund te betohet njeriu, komb,flamur,familje e zote e cfardo qe te deshironi qe une nuk kam gisht ne ate pun. Mjerisht ne shqiptaret gutemi dhe keshtu i ngutur dhe i nxituar, me koke te nxeht edhe Kola mori ne thua dhe me sulmoj mua, si kreatori i asaj qe ju tha atij nga personi me nofken BASH_KOMBETAR. Aje njeri qe i ka shkruar ato per Kolen dhe familjen e tije duke u mbeshtetur mbas perdet ka ba shum gabim, dhe esht treguar burr i dobet, sepse per familjen e dikujt nuk shkruhen gjera te tidha edhe sikur ato te ishin te verteta e jo kur nuk jan te atidha.Per Kol Gjeken dhe familjen e tije si burre shqiptar dhe atedhetar mund te flietet vetem mir, si nga prejardhja familjare nga Rapsha ashtu si nga dajat qe jan familja e Dod Smajlit Gjeloshaj. Andaj aje qe ka shkrua se bashkut me stafin e ketij portali duhet te sqarojn se nuk qendroj une Luigj Gjokaj mbas atij shkrimit. Sikur aje far bash-kombetar ashtu edhe Kol Gjeka gaboje qe me futi apo te themi u mundua te me fusin mua ne ket loje te keqe. Me sha vllau-vllaun e vet neper internete nuk esht burrni,trimni ase urti. I them Koles se tash 30 vjet qe jetoj ne Amerik vetem me nder dhe veprimtari kombetare jam marre aqe sa kam mundur dhe sa kam ditur, dhe njeriu aqe e ka me borxhe. Ato akuza qe mi ban Kola ne moshen time 20 vjecare dhe cka esht zije neper kazanat dhe kuzhinat e udbes jugosllave ne ate kohe une se di. Keto lojra qe ata i kan ba dhe me kan i kan ba smund ta dime ne se jan pune ma te thella qe nuk spjegohen permes interneti. Ne ate kohe qe une kam qendrua atje esht dashtur qe dikush te qindronte ne burg te kesh deshmitar, une pak dhe shum pak di Malsor ti ken dal malsorit ne gjygje deshmitar me shti ne burge. Nese ka te atidhe ata pacin faqen e zeze. Keto akuzat tuaja ne Kosov apo Malsi ne moshen time te re nuk qendrojn sepse ato mund ti bajn mintazh dikush tjeter dhe thot ma von i bani aje apo ky. Per te gjitha keto kja ditur ma mir profesori inderuar miku dhe shoku ime Zef Camaj, i cili i ka spjeguar mir keto pun ne new york ne prani te Shtjefen Rrokut Camaj, Nikolles Camaj, te ndierit Tom Gjokaj,Pashko Pretashit Camaj,Vasel Gjokes Camaj, dhe dikush tjeter qe ne keto momente spo me kujtohet. Te gjithe keta burra e kemi sqarua lojen e udbes jugosllave dhe kemi ra ne hujdi qe keto duhet te kalohen, sepse ata edhe ketu ne mergimduen me tregua huti qe mos te jemi te bashkuar por te percar dhe ne ngatrresa njani me tjetrin. Ket gje e ka spjeguar edhe NIkoll Camaj te cilit i kishte shkuar udba dhe i kishte than qe Luigj Gjokaj te ka padituir dhe aje punon per neve. Kur jugosllavet e pan qe une kisham ikur dhe ardhe ne amerik me 1982, dhe mase deshtoj qe te me bente bashkepuntor mbas 9 dite e nete torturave ne qeli, dhe kur ika ne mergim, u munduan qe me cdo kusht ta paralizojn kontributin dhe angazhimin time, qe jepja me mundesit e mija ne demostrata per lirin e kosoves, ne radioprogramin e zerit te malsis me drejtor Gjeto Sinishtaj, apo te radio revistets radiofonike te shqiptareve te amerikes te udhehequr nga largepamsi ne politiken shqiptare prof Zef Camaj, tv studio victoria, si korespodent i organit Zani i Kosoves qe botohej nga Jusuf Gervalla me shoket e vet ne Europ qe ma vone vazhduen atedhetare te tjer si xhafer shatri, Ibrahim Kelmendi,Sabri Novosella, Ali Hadri, Musa Hoti e te tjer revolucjonar te Kosoves. Une keto i kam te dokumentuar dhe jo per levdat por zoteri Kole ato qe ti thua nuk e di kush ti ka than por sjan ashtu dhe nuk qendrojn. Ateher pse ti zotni se bashku me miku ton te perbashket Zefin po vinit te une, dhe une te ju anasiedhtas. Jo more zotni ti mir e din por po gutesh te flasish me barke e jo me koke, se gjat luftes se kosoves per fondin vendelindja therret, jemi munduar te japim kontributin ton ne cilsin e kryetarit te saj, nje pune qe jam krenar per gjithe jeten time, me aqe sa kemi mundur te japim per Kosoven dardane e trime qe te fitojn lirin dhe pavaresin e saje. Ti disa her me ke ardhe dhe kemi biseduar per hadhet tona shqiptare dhe ateher isham i mir e tani se di se sa shpejt tu prisha. Edhe sot me more ne tel dhe me pyete a shkruej ne internet ne Malsia org, dhe une te thashe jo Kol dhe aje qe paska shkrua shtu kunder tejet keka burre i keq,, dhe bile i perdora do fjal qe nuke fliten ketu se jan fyese duke te mbrojtur ty, dhe mandej me meore prap ne tekl dhe me the pra une kam shkrua dicka per ty jo mir por mendovase je ti aje bash_kombetar. Dhe ateher tu betova se nuk jam une aje, dhe stafit te Maslia org i luetem te spjegoj, se esht e ndershme mos te akuzohem pa nevoj dhe pa fakte, se une si puna e atij burrit qe i kendohej kanga..pra Luigj Gjokaj ne tallagan del ne gjak pa vra kurrkan. Une nuk jam fajtor per keto tani ase ato ma par more Kol Gjeka Juncaj, por ti e ke lidhe kalin ne grazhd te hueje. Shpresoj se ke me e gjet nje dit te verteten. Ty kisham lutur ty dhe te tjerve qe mos te nguten me akuzua pa fakte apo te zbulojn njeri tjetrit pseudonimet pa dit te verteten. Deshiroj te ju pershendes dhe mos te zgjatem se pasha nderin nese ti apo une e kushdo qoft qe akuzohet pa baza nuk ka se cka i bahet le te shpifet kush sa te dojn, se e veteta do te dal ne dit si heret apo vone. Mos te teprojm me patrita e spijuna, perkrye natet vetem se na ckre mos me dasht dika dhe tani hajt se me tha filani e fisteku, e po i bije ne internet atij apo ketij personi. Shpresoj more Kol dhe ata qe te kan than ty, se kini me mendua me koke te ftoft dhje pa u gutur, sepse kush gutret gjithmon gabon.

  24. Nje fjali e urt thote : ”Truri i fuqishem (i mencim) flet per idete , truri i dobet (i pazhvilluar) flet per njerzit” !
    Deri kur duam te flasim dhe te ofendojme njani tjetrin ?
    Sikur vec femrat ta benin kete pune , do i kuptoja disesi , por t’u qene se ne mashkujte ua kemi kaluar femrave me kete ‘profesion’ , aq me e cuditshme dhe me qesharake kjo gje …
    A mendoni qe s’kemi per cka tjeter te flasim vec per njani tjetrin ?
    Keshtu ky , e ashtu ai …
    Edhe cdo here vetem si asht zi e ma zi !
    A mendoni se me kete gje ne flasim vec per vetvehten tone ?
    A mos na kane faj shkijet edhe per kete gje ?
    Eshte interesante ajo se ne cdo teme qe komentojme , ne menjehere e harrojme cka ishte tema dhe tema jone kryesore behet – komentuesit !!
    Pra kush eshte ai , e kush eshte ky . Cfar personit eshte ai , cfare eshte ky . Si i ka pas familjen ai , e si ky ,,, dhe cdo here flasim sa me keq qe te mundemi , qoft edhe te paverteta …
    Pra , qellimi jone eshte vec me mujt me perul tjetrin , me rrena , me shpifje , me akuza etj …
    Por edhe sikur te ishin te verteta , pse duhet t’ia themi njani tjetrit ato , e sidomos pse ketu dhe ne kete menyre ?
    Sa qesharak qe jemi …
    Sa te mbrapambetur qe jemi …
    Ua kemi kaluar edhe grave te katundit dikur …
    Ater me u cudit qe nuk na shkojne punet mire , jo aspak .
    Ater me u cudit qe nuk na duen shkijet ..
    Po si duan me na dasht shkijet kur na jo vetem qe nuk e duam njani tjetrin , po me mujt ia hupim faren njani tjetrit – nga inati dhe gjelozia qe kemi ndaj njani tjetrit .
    E more vellezer dhe motra …
    Deri kur duam keshtu ?
    Kalofshi mire !

  25. Urtija pas muhabetit ska pas vlere. Si shoke te ngusht qe keni qene dikur , ndoshta kish qene ma mire me e zgjedhe ket problem sy me sy sesa permes internetit. E more Kole a po e shef tash se ku te con emri i vertete ne postime. Ka shum qe se perdorin emrin e vertete, jo se i frigohen emrit ,mbiemrit ,fisit e tjera, por tue mendue se gjithehere dikush mund te gjindet e ta prish qetesine, preke pa te drejte ne gjera personale dhe atehere turre e vrap me e gjete se kush eshte , e ksaj here me duket se se kem gjet as ti as une

Comments are closed.