Kryetari i Listës për shqipëri Natyrale, Koco Danaj, në një deklarim për www.shqiperianatyrale.com, është shprehur se Lista për Shqipëri Natyrale kërkon që qyteti I Ulqinit të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Sipas LSHN, kjo kërkesë bazohet në dokumentet ndërkombëtare. Kongresi i Berlinit me vendimet që mori, qytetin e Ulqinit nuk ja ankesoi Malit të Zi. Por vendosi që Hoti dhe Gruda, ti jepeshin Malit të Zi. Forcat shqiptare të Lidhjes së Prizrenit aso kohe nuk lejuan që krahinat shqiptare të Hotit dhe Grudës ti jepeshin Malit të Zi. Më vonë pas Kongresit të Berlinit, bashkësia ndërkombëtare ndërhyri pranë Portës së Larttë, që Malit të Zi ti jepej me koncesion për 100 vjet qyteti port i Ulqinit, pasi kjo ishte e mundur edhe me ndihmën e flotës ndërkombëtare. Kjo ndodhi. Por koncesioni mbaroi në vitin 1982. Në këto kushte, Shqipëria ka të drejtën që ti kërkojë Malit të Zi, që si hap të parë, qyteti I Ulqinit të shpallet fillmisht qytet I Lirë midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. /Ulqini Online/