Analizuesi politik dhe ish funksionari nga Prishtina, Azem Vllasi për gazetën Vijesti deklaroi se Tuzi duhet të fitoj statusin e Komunës së plotë.
Ai më tej sqaroi se ndoshta në këtë drejtim Mali i Zi duhet të shikoj Kosovën si shembull, pasi në Kosovë ka komuna më të vogla sesa rajoni i Malësisë. Në Kosovë, aty ku serbet janë shumicë, qeveria e Kosovës ju ka dhënë të drejtën të vetëqeverisin, pra ju kanë dhënë komuna që janë më të vogla sesa ajo e Tuzit.
Ai po ashtu shoti se gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi është në nivel të kënaqshëm dhe se Mali i Zi për këtë mund të merret si shembull pozitiv në rajon.
“Shqiptarët në Mal të Zi kanë mundësi për realizimin e kërkesave të tyre legjitime të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi dhe konventës evropiane për pakicat kombëtare”, tha Vllasi. Ai shtoi, se askush asnjëherë nuk është i kënaqur, pa marrë parasysh arritjet, gjithmonë kërkohet më shumë.
Në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës ai tha se nga ajo njohje është Mali i Zi i cili përfitoi më shumë, pasi vërtetoi drejtimin e tij pro perëndimorë.
Në pyetjen se pse edhe mbas gati katër viteve të njohjes së pavarësisë nga Mali i Zi, ende nuk janë vendos marrëdhëniet diplomatike, Vllasi sqaroi se të vetmin kusht që kishte Mali i Zi është rregullimi i statusit të komunitetit malazez në Kosovë, në të cilin qeveria e Kosovës po punon intensivisht për realizimin e kësaj kërkesë. Prandaj, sipas tij, problemi i vetëm për hapjen e ambasadave në dy vendet është ana financiare.
Në mediet malazeze emri i Vllasit shpesh është përmendur si ambasadori i mundshëm i Kosovës në Mal të Zi. /Malesia.Org/
(Milo Djukanovic – Azem Vllasi foto: Vijesti)