John Belushi dhe disa kujtime tё familjes sё tij

Nga Gjekё Gjonlekaj/ New York
Disa vjet mё parё hyra nё librarinё Barnes & Nobels dhe menjёherё mё ra nё sy libri: “BELUSHI”. Ky libёr kishte pamjen e njё albumi. Pёr John Belushin janё botuar shumё vepra, por ky ishte libri mё luksoz qё kisha parё ndonjёherё pёr aktorin tonё tё madh John Belushin. Edhe dimensioni i kёtij libri ёshtё i jashtzakonshёm ashtu siç ka qenё edhe ky artist legjendar por jetёshkurtёr. Autorёt e librit janё Judith Belushi Pisano dhe Tanner Colby.  Mbiemri  Pisano ёshtё i burrit tё dytё tё zonjёs Belushi, sepse ajo ёshtё martuar me zotin Pisano pas vdekjes sё tij. Dan Aykroyd ёshtё autor i njё parathёnije tё shkёlqyeshme kushtuar mikut dhe ortakut tё dashur John Belushit. Ndёrsa hyrjen tepёr emocionale e ka pёrgatitur Judith Belushi tani Pisano. John Belushi ёshtё njё aktor pёr tё cilin flitet shumё nё Amerikё. Ështё aktor i cili nuk harrohet kurrё. Kohё pas kohe revistat artistike dhe kanalet televizive kometojnё pёr aktorin shqiptaro-amerikan John Belushin. Nё shkollat e vendlindjes sonё kishin mёsuar pёr shqiptarёt e Amerikёs pёr Nolin, Konicёn, Pecin, Çekrezin e shumё tё tjerё. Por nuk kishim dёgjuar pёr John Belushin. Pasi u vendosёm kёtu nё Shtetet e Bashkuara kёrkonim emra tё njohur shqiptarё nё shoqёrinё amerikane. Ata qё kishin imigruar para nesh tregonin shumё pёr John Belushin. Ai ishte i pranishёm çdo javё nё kanalet televizive amerikane. John Belushi ёshtё studiuar shumё por nё kёtё libёr tё jashtzakonshёm mё ra nё sy dashuria dhe respekti familjar e  kombёtar i kёtij aktori tё madh. Judith Belushi Pisano thotё fjalёt mё tё mira pёr burrin e saj tё ndjerё. Janё pak gra qё mund t’i kenё pёrshkruar burrat e vet aq mirё pas vdekjes. Ajo thotё se John Belushi ishte aktor dhe humanist i madh.
Vёllau tij Jim Belushi thotё: “Ne ishim nje familje klasike imigrantёsh tё gjeneratёs sё dytё. Nё me tё vёrtetё besonim nё idenё e Ëndrrёs Amerikane dhe zotёsisё pёr tё arritur sukses. John-i punoi jashtzakonisht rёndё pёr shumё vjet pёr t’ia arritur qёllimit, bile u izolua pothuajse krejtёsisht nga familja. Pasi e urova i thashё: “Unё u mora me familjen tonё pёr disa vjet. Unё ua shpjegova arsyen pse ju kurrё nuk keni shkruar letra dhe nuk u keni bёrё asnjё telefon. Unё e bёra pjesёn time,tani ёshtё radha jote. Ai tha, ke tё drejtё.
 Tani do tё vazhdoj Unё tha Johni-i. Tё nesёrmen  i thirri tё gjithё nё familje dhe i rregulloi ekonomikisht. Babait e Nёnёs ua bleu njё fermё nё malet e larta tё Kalifornisё, bile Babai tha se i dukej sikur jetoja nё malet e larta tё Shqipёrisё.
Ndёrsa nёna e tij Agnes Belushi thotё: “Kur u martuam Unё dhe Adami, nё jetonim nё shtёpinё e vjehrrit dhe vjehrrёs sime. Ishte viti 1946 dhe kishte mungesё shtёpish dhe apartamentesh. Njё vit mё vonё linda Marianёn. Prindёrit e burrit tim u zemёruan aq shumё pse linda vajzё, kёshtu qё nuk isha e mirёpritur nё shtёpinё tyre,sepse kёrkonin djalё. Djemtё janё tё rёndёsishёm nё familjen shqiptare. Dy vjet mё vonё linda Johni-in dhe tё gjithё u gёzuan shumё pёr lindjen e tij.Johni ishte njё voglush shumё i mirё dhe i qetё, i sjellshёm dhe shumё i pjekur pёr moshёn e tij.Ishte si njё burrё i vogёl. Ai fliste me tё gjithё. Nё moshёn 4-vjeçare kalonte rrugёn vetёm dhe shkonte nёpёr shtёpitё e fqinjёve e bisedonte pёr çёshtje tё ndryshme. Tё gjithё e trajtonin si tё rritur,sepse kurrё nuk fliste si fёmi. Vjehrra ime Vasilo Belushi jetoi nё shtёpinё tonё pasi vdekjes sё burrit. Kёshtu qё John-i kishte dy nёna.Vasilo ndihmoi shumё nё rritjen e John-it. Tё gjithё e thirrnim Nёnё. Ajo jetoi me ne 34 vjet dhe kurrё nuk mёsoi asnjё fjalё anglisht.
John-i merrte vesh shqip dhe kurrё nuk kishin vёshtirёsi nё komunikim me gjyshen. Ai e quante ”shpirti i familjes”
Jim Belushi thotё: “Gjyshja jonё kishte ndikim tё madh tek ne. Flisnim anglisht me njё theks tё veçantё,duke menduar se po na kupton mё mirё, por siç duket e bёnim mё keq. Marrёdheniet tona me gjyshen ishin tё vёshtira dhe pёr t’ia shpjeguar gjёrat kёrkohej njё lloj komunikimi fizik. Shumё punё artistike tё John-it e kanё kёtё cilёsi”. Kushriri i tij nga nёna Gus Dimas shkruan: “Nё qoftё se prindёrit tonё flisnin shqip nё shtёpi ishte turp, sidomos nё qytetin Wheaton . Askush nuk dinte ku ёshtё Shqipёria. Pёr ata ishte vend misterioz. Edhe pёr ne ishte misteriozitet. Thua se duhej tё ishim tё gjithё gjermanё, polakё ose grekё. Ne jemi shqiptarё, çka dreqi ёshtё kёshtu”.
Motra e tij Mariana Belushi thotё: “John-i ishte gjithmonё vёllau im i madh pavarёsisht se kisha lindur para tij. Njё natё ishim nё stadium futbolli dhe njё djal thirri me zё tё lartё emrin tim. John-i u zemёrua shumё dhe e kapi pёr gjoksi,duke e goditur me grushta. Ai u rrёzua pёr tokё. Unё u zemrova shumё dhe e pyeta John pse bёn kёshtu. Ai u pёrgjegj menjёherё se nuk flitet ashtu me motrёn time. Unё shkova pёr ta parё njeriun e lёnduar. Edhe John-i erdhi me mua dhe i bёrtiti me zё tё lartё  tё mё kёrkonte falje.
Ashtu i pёrgjakur mё kёrkoi falje.Nё moshёn e tij tё re John-i dёgjonte gjithё ditёn kёngё tё ndryshme.Dёgjonte sidomos Jonathan Winters dhe Bob Newhart dhe i imitonte nё pasqyrё, bile mё detyronte edhe mua t’i dёgjoja me orё tё tёra, pёr tё mёsuar nga opinioni im. Ndonjёherё mё zgjonte nga gjumi nё mesnatё pёr t’i degjuar ato kёngё dhe pastaj bёnte disa shёnime”.
Jim Belushi thotё: “Pas njё kohe shihej tek Ai ndikimi i aktorёve dhe kёngёtarёve tё njohur. Ai ishte frymёzuar pak edhe nga babai e xhaxhai, bile ndonjёherё edhe i shpotiste ata,por jo nё praninё e tyre, sidomos babain nuk e shpotiti asnjёherё nё pranin e tij.E kishte frikё. Nё shtёpi ishte shumё i qetё. Nё tryezёn e bukёs bёnte humor,por motra e ndalonte sepse kishte frikё babain. John-i aktroi pёr herё tё parё si nxёnёs,dhe luajti rolin e Nikita Khrushchevit”.
Nёna e tij Agnes Belushi thotё: “Ai luajti Nikita Khrushchevin nё Kombet e Bashkuara,duke i rёnё foltores me kёpucё. Ai vet e kishte pёrgatitur kёtё skenё. Tё gjithё u mahnitёn pёr rolin e tij dramatik dhe komik. Pasi mbaroi shfaqja Drejtoi i shkollёs e ndaloi burrin tim nё koridor: “Zoti dhe Zonja Belushi, djali juaj ёshtё jashtzakonisht i talentuar, nё krahasim me nxёnёsit e tjerё tё kёsaj shkolle,Ai ёshtё njё nё njё milion”.Nё moshёn 12 vjeçare ai fitoi Çmimin Aktori mё i Mirё, Çmimin Atleti mё i Mirё dhe Shpёrblimin Legjioni Amerikan. Bile Legjioni Amerikan shtroi njё darkё madhёshtore pёr John-in nё qytetin Springfield . Pas ceremonisё erdhi nё shtёpi: “Nёnё sot ёshtё dita mё e lumtur e jetёs sime,sepse zbulova njё gjё. Nё qoftё se me tё vёrtetё kёrkon diçka, duhet tё punosh rёndё dhe vetёm kёshtu do tё fitosh” Mendoj se ishte mendim i thellё pёr njё djalё 12-vjeçar. John-i ishte atlet i madh. Edhe pse  ishte lёnduar rёndё gjatё njё loje tё futbollit amerikan ai nuk pranoi tё dilte nga loja,ashtu i lёnduar vazhdoi deri nё fund. Ai vinte nё shtёpi nё kohё pёr tё rёnё nё gjumё,bile nё orёn 10 shkonte nё shtrat. John-i  ftonte njerёzit nё ekipin e tij dhe i porosiste tё mos bёjnё gabime, tё mos pinё duhan e alkohol dhe tё flejnё mjaft. Ai ishte gjithmonё si vёlla i madh pёr ekipin e tij,duke bёrё tё gjitha pёrpjekjet e duhura qё tё shkojё puna mbarё. Tre engjujt e mi bёnё kthesё tё madhe pёr burrin tim. Ne e dinim qё John-it po i shkon puna mirё. Njё ditё Adami tha:”John-i u bё aktor”
Agnes Belushi tregon: “Njё ditё John-i mё thirri nё telefon dhe mё tha se nuk do tё mё pёlqej lajmi qё do tё mё jepte. Unё do tё shkoj nё New York me National Lampon tha Ai. John-i mendonte se do tё turpёrohesha pёr pjesmarrjen e tij pranё atij programi artistik, pavarёsisht se nuk kisha dijeni kush janё ata. Nuk do tё punoj atje gjithmonё, por ky ёshtё njё hap me rёndёsi drejtё afirmimit dhe sukseseve tё tjera. Para se i dha fund bisedёs telefonike pohoi se momentalisht nuk mund tё ndryshonte asgjё pёr mua dhe babain e tij. Nё atё kohё kishim probleme tё mёdha ekonomike. Kjo gjendje mund tё vazhdonte shumё kohё. Nё qoftё se nuk dёgjoni nga Unё ose nuk u thёrrasё, nuk do tё jetё ndonjё arsye tjetёr vetёm nuk do tё kem mundёsi pёr t’u ndihmur.Tani pёr tani dua tё mendoj pёr veten time dhe karrierёn time dhe mё vonё kur gjёrat tё bёhen mё mirё Unё do t’ju ndihmoj. Mirё s’ka gjё u pёrgjegja. John-i e mbajti fjalёn.
Vdekja e John Belushit 30 vjet mё parё ishte humbje e madhe pёr shoqёrinё amerikane. Ishte humbje e madhe edhe pёr popullin shqiptar sidomos pёr shqiptarёt e Amerikёs. Ne ishim krenarё pёr kёtё legjendё shqiptaro-amerikane. Ai ishte aktor, patriot amerikan dhe patriot shqiptar. Nё shumё  programe televizive tё Hollywood-it vishte bluzёn me flamurin shqiptar. John Belushi ishte kryelartё pёr origjinёn e tij kombёtare. Vdekja e tij e papritur dhe tragjike tronditi Amerikёn dhe gjithe botёn e artit filmik, sidomos atij komik. Pёr ne shqiptarёt e Amerikёs John Belushi dhe Nёna Tereze ishin si letёr njoftimi. Ai vdiq nё moshё tepёr tё re. Arti amerikan humbi njё gjenial tё madh. John Belushi pёr shqiptarёt e Amerikёs ishte si Aleksandёr Moisiu pёr shqiptarёt e Evropёs para Luftёs sё Dytё. Pёr njё dekadё tё tёrё John Belushi ishte aktori mё i dashur i Amerikёs,sidomos pёr humorin e tij tё madh. Nё librin BELUSHI janё botuar dhjetra mendime tё shkёlqyeshme nga aktorё e artistё tё njohur amerikanё,dhe ёshtё illustruar me qindra fotografi individuale dhe kolektive nga veprimtaria e tij artistike.Tani pas 30 vjetёsh e kujtojmё me shumё respekt e dashuri kёtё titan i cili u shua si meteor nё qiellin artistik tё Amerikёs. Paç dritё nё jetёn e pasosur o bir fisnik i racёs arbёrore.
(  30-vjetori i vdekjes se tij tragjike)