Malësia e Madhe “Nderi i Kombit”

Ky është lajmi më i mirë per treven historike të  shqiptarisë , lajmë të cilin Malesia e ka “pritur” prej 100 vitesh , pra prej aq  sa  ka moshen edhe shteti i pavarur shqiptarë ,në themelet e të cilit ka jo guret ,por shkembinjet më të medhenjë mbi të cilet mbeshtetet vetë ndertesa e shtetit sovran shqiptarë…

Nga  NDUE  BACAJ

Të pakten prej rreth 20 vitesh Malesia e Madhe është në pritje të lajmit të mirë per tju dhënë titulli honorifik “NDERI I KOMBIT”, nderë të cilin e ka fituar me gjak ,djersë ,mundime e sakrifica të panumerta shumëshekullore me luften e saj per liri , identitet e flamur.. Kerkesat e Malesoreve gjatë ketyre mbi 20 viteve demokraci kanë qenë të vazhdueshme nga intelektual ,studiues ,publicist , gazetar (e rrallë pushtetar,ku veçohet per kontributin e tij zoti Sytki Ndrecaj, N/Prefekti i Malesisë), të cilet me mendjen dhe penden e tyre kanë revokuar historinë madheshtore të shqiptarisë së Malesisë Madhe Etnike .Kerkesa e fundit e muajit tetor (2012) që ju drejtua presidentit Bujar Nishani , beri të mundur që të vihet  në qender të vemendjes treva  disi të harruar Malesia e Madhe ,per tju dhënë haku në ketë 100 vjetorë të pavaresisë së Shqiperisë.. Inisiatoret e kesaj kerkese janë një grup intelektualesh , studiuesish ,publicistesh , gazetaresh , njerzë të artit e kultures  të mbeshtetur nga biznesmeni  Dedë Smakaj…Disa nga firmat prestigjoze të kesaj kerkese janë: Sytki  Ndrecaj –N/Prefekti i Malesisë Madhe , Rrok Gjelaj –kantautor i njohur ,Dedë Smakaj –biznesmen ,

Ndue Bacaj

Rifat Imeri –Gazetarë ,Ndue  Bacaj –Publicist, Mimoza Rexhvelaj –poete  e tjer…Firmetarë të rendesishem të kesaj kerkese janë  edhe intelektualë që jetojnë në trojet e Malesise së mbetur jashtë kufirit politik të Shqiperisë, si doktor Lukë Gjoka , Nikollë Camaj dhe krijuesi i muzeut etnografik të Malesisë zoti Shtjefen Ivezaj e tjer..Gjithashtu inisiator të ketij evenimenti janë edhe disa intelektual me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikes me në krye  profesor Lulash Palushaj-n….Tashma nga burime të ndryshme  “kofidenciale” mesojmë se presidenti i Shqiperisë zoti Bujar Nishani ka venë firmen mbi dekoraten me titullin më të lartë per treven e Malesisë Madhe “NDERI I KOMBIT”…(Vlen të kujtohet se ky titull edhe para rreth një viti “xhironte”  në ambientet e presidences  të ish presidentit  Bamir Topi , i cili deshtoi në ketë mision , pasi kerkoi ta perdorte politikisht…).

Cermonia e dorzimit të titullit “Nderi i Kombit” pritet të bëhet  pak ditë para 28 nentorit. Nenprefekti i  Malesisë së Madhe zoti  Sytki Ndrecaj ,(si zyrtari më i lartë i kesaj treves) do të ketë fatin të marrë në dorzim  nga presidenti i republikes ketë dekoratë me titullin më të lartë ….

Me këtë rast menduam  të japim një “Curriculum” të shkurter të “Nderit të Kombit” :

A.Histori qytetrimi…

Trojet e Malesisë Madhe janë banuar prej mijera vitesh nga fisi Ilir i Labeateve ,dhe (pjeserisht) nga ai i Diokleateve . Në keto troje rrezatuan qytetrime ilire me te cilat ndonse sot janë rrenoja krenohemi , si ; Meduni (kryeqyteti rezervë i Ilirisë) , Dioklea ,qender e rendisishme administrative e urbane ,Qyteza apo Kalaja e Marshenjit , Qyteza e Hotit , Qyteza -Ipeshkevi e Ballezes  , Vranina , Fortesa Klementiana ??, Qyteza e Dinoshes e tjer..

B. Një vemendje historike në rrugetimet heroike të Malesisë Madhe per liri , identitet e flamur …

Ketë “vemendje” historike me ketë rast menduam ta kalojmë si në revistë dhe ta fillojmë disi “vonë”…Konkretisht me dinastinë famemadhe shqiptare të BALSHAJVE ,e cili formoi trajtat e një shteti etnik shqiptarë në gjysmen e dyte te shekullit XIV dhe fillimet e atij të XV. Kjo dinasti sipas studiuesve kompetent ,dhe dokumenteve të Vatikanit ishte me origjine nga Ballaza e Rrjollit. Kjo dinasti dallohet edhe në luften heroike nderballkanike  kunderosmane të vitit 1389 ,por edhe në luften kunder pushtuesit venedikas..Balshajt dhe qendra e tyre Balleza qenë te rendesishme edhe per periullen e lavdishme të Gjergj Kastriotit –Skenderbe ,të cilen e kishte vizituar vete prijesi i legjendar shqiptare ne vitin 1448..

Në vitet e lavdishme të Gjergj Kastriotit 1443-1468 ,por edhe ne vitet 1468-1479 ,kur luftohej me emrin e tij ne mbrojtje te Arberise dhe vetë Europes se kohes nga invazionet turko-osmane ,Malësia e Madhe kishte të angazhuar qindra luftetarë kembësorë dhe kalores ,si dhe oficer e kapedanë trima.

Edhe mbas pushtimit osman Malesia e Madhe ishte votra prush-pashuar e lirisë ,identitetit e flamurit të Gjergj Kastriotit.. Ishte kjo qendresë e ky heroizem që zgjoi interesin e Europes së kohes e cila lidhi aleanca , zhvilloi kuvende dhe beteja të perbashketa luftarake me trimat  Malesorë-shqiptarë. Kujtojmë (per ilustrim) Kuvendin e Kuçit 1614 dhe betejat kunderosmane të malesoreve së bashku  me perandorinë Austro-hungareze gjatë gjysmes dytë të shekullit XVII dhe asaj të shekullit XVIII , ku viti 1689 ështe simboli i ketyre bashkepunimeve  heroike në mbrojtje të lirise e identitetit tonë Europerendimorë… Gjysma e dytë e  shekullit XVIII do të shenonte një eveniment të rendesishem të trojeve tona ,pasi pinjolli famemadh i Bushatelinjeve ,Karamahmud Pash Bushatliu i mbeshtetuer fort nga trimat Malesorë me 2 prill 1786 do të themelonte “Konfederaten Ilirike” të njohur nderkombetarisht  ,me kufije Etnik të Shqiperisë së Mesme , të Veriut e më gjerë . Kjo konfederatë fitoi trajtat e një shteti autonom ,edhe pse në  kundershtim e luftë me perandorin pushtuese Osmane.. Lidhja e Prizrenit (1878-881) ,do të kishte në frontin e saj të parë prijesit Malesorët me në krye prijesit e tyre Dedë Gjon Lulin , Smajl Martinin , Baca Kurtin , Çun  Mulen , Dodë  Preçin , Vat Marashin , Ujk  Gilen , Zyber Bajraktarin  etjer..

Lufrat per mbrojtjen e trojeve shqiptare të  Plaves ,Gucisë , Triepshit, Grudes , Hotit , Ulqinit e më gjerë nga  vendimet famëkeqia të kongresit të Berlinit (1878) janë një epope në vehte  e gjakut dhe sakrificave të malesoreve të udhëhequra nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit.. Por Epopeja lavdi-plote ,ose kurora e luftrave dhe perpjekjeve shekullore per liri ,autonomi e flamure  ështe  kryengritja kunderosmane e vitit 1911 ,e cila per herë të parë me 6  prill (1911) valviti të lirë në driten e diellit Flamurin kombetarë të Gjergj Kastriotit  në majen e Deçiqit..Ndersa  në pllajen e mrekullueshme të Greçes së Kelmendit (23 qershor 1911) u formulua memorandumi i autonomisë substanciale ,memorandum  i cili kishte edhe mendjen e zemren e korifenjeve të atdhetarisë Luigj  Gurakuqi e Ismail Qemali (protagonist të shpalljes së pavaresise nga  Vlora me 28 nentor 1912)..Por Malesia nuk ndalet ketu ,ajo ishte një faktorë i rendesishem ne luftrat mbrojtese nga shovenet fqinjë e më gjerë 1913 -1920 (veçanarisht Lufta e Koplikut 1920) ,si dhe lufta antifashiste (1939-1944). Por Malesia e Madhe ishte e para në Europë ,ajo  që kundershtoi me armë instalimin e shtetit komunist…Kujtojmë kryengritjen e parë antikomuniste të vitit 1945 ,por edhe rezistencen gjate 46 viteve  diktaturë bolshevike. Malesia e Madhe ishte edhe ndër të parat treva të Shqiperisë që perkrahu e “luftoi” me votë në vitin 1991 e vazhdim per fitoren e demokracise mbi komunizmin dhe  trashigimin e tij…

Malesia si “shperblim” deri tani ka pas marrë nga Europa (Plakë) ndarjen pergjysem ,ndersa nga shteti shqiptarë indiferencen…

Titulli “Nderi i Kombit”  per Malesinë , shpresojmë se do ti paraprijnë edhe vlersimit të korifenjeve të saj të shqiptarisë  Dedë Gjon Lulit me shokët e tij të atdhetarisë…

Malesi e Madhe 02 nentor 2012

20 Comments

  1. I nderuari Ndue Bacaj,
    (Vlen të kujtohet se ky titull edhe para rreth një viti “xhironte” në ambientet e presidences të ish presidentit Bamir Topi , i cili deshtoi në ketë mision , pasi kerkoi ta perdorte politikisht…).
    Kjo fjali nuk kishte vend ketu. Jam i bindur se edhe sikur Bamir Topi te ishte President ky vleresim do i jepej Malesise, per te vetmin fakt se nuk eshte Bujar Nishani me patriot as me atdhetare se Bamir Topi. Por, si demokrat i zjarret qe qenke, duhet ta kesh parasysh se edhe Nishani mund ta kete fatin e Topit, ne qofte se nuk i respekton rregullat e Kryeministrit.

  2. A thua po ja teproni me keto kumtesa per her te dyt te njejten gje?Inderuari Ndue, kur thue nenprefekti i malesis se madhe,( zyrtari me i larte i malesis)ne ken mendon?
    Vet fjala nenprefekt te jep dijeni se duhet te jet edhe prefekti,
    Malsia e madhe ka edhe kryetarin e saj zoti ndue, pra i cili eshte post me i lart i nenprefektit a i kryetarit?

  3. I nderuari Ndue Bacaj, due te di simbas jushe ku gjindet GRECHA ne Triesh apo Kelmend?!
    Ne shkrimet e tua te me perparshime vendin ku u mbajt Kuvendi i Greches mbetet pak si i dyshuar, here ne Triesh e tani ne Kelmend.
    Kjo i nderuari Bacaj eshte e qarte se Kuvendi i Krereve te Shqiptarise u mbajte ne Triesh.
    Delegatet e Kuvendit te Greches i priti Trieshi ne Oxhakun e Galan Smailit ku ketu mbeti sofra bujare e Trieshjanit e shtruar per 14 dite
    rresht zgjati kuvendi. Keta burra te Shqiptarise ishin gjate gjithe kohes te sigurte nen rojen e Trieshaneve qe u shtruen sofren dhe besen.

  4. Ne kete Kuvend mueren pjese burra te zgjjellur te Trieshit e bashk me ta edhe Patrioti Gjon Gjeka i Trieshit.
    I nderuari Bacaj te pakte mundesh te verejme nje gazetar apo histrorian verior qe Trieshin e quan Triepshi. Ky eshte nje termin i stergabuar, sepse Triepshi eshte i sllavizuar dhe marre nga Arkivat e Raguzes atehere kur malazezet merrnin pjese neper Kunende dhe Trieshin e thirrnin TRIEPSHA.
    TRIEPSH e quejten Komunistet qe nuk shkuen larg per studime prandaj STOP ta quejm Trieshin TRIEPSH.
    Pershendetje dhe suksese.

  5. Dakord Gjini por te gjitha keto behen me te futura, se edhe shkrimet e zotit Sytki Ndreca jan me shum spec, ky po na shitet si 1-shi i Maslis dhe nuk esht ashtu. Ky ka edhe disa te tjer mbi te, por ky asnjeher se ndigjueme te thon me kryetarin tim. Ky esht duke hecur mir me shqiptaret Maslor jasht kufirit pra me ta te Hotit,Grudes,Trieshit,Kojes Tuzit e Dinoshes, ka ber shum vizita atje se bashkut edhe me gazetarin Rifat Ymeri dhe tani po e luejn ket loje. Esht mir se cka po bani por mos harroni se ato mirnjohje ne emer te Malsis sdo te ju takojn juve zoteri por prefktit apo kryetarit te komun

  6. Apo kryetarit te komunes malsis se madhe. Mandej ne diaspor ishte perhapur nje lajm se ket iniciativ e mori nje profesor nga Trieshi me banim ne Detroit me emrin Lulash Palushaj, se di sa qendron kjo, por simbas shkrimeve te Ndue Bacaj dhe Sytki Ndreces ky opcjon apo ky propozim duket se esht paraqit tash nje vite e ma teper kur kryetar shteti ishte Bamir Topi. Se di kush po na e leqakon te vertetn ketu, a profesor Lulashi apo keta te dy tjeret. Dikush thot ne mergim se kur u kerkua titudhi nderi i kombit per Pjeter Ivezaj si ide e gazetarit te Zerit te Amerikes Gjek Gjonlekaj, me angazhimin e

  7. Pushtetari i Malsis Madhe ,zoteri Sytki Ndrecaj.
    Pse su angazhove per me ja ngrit nje permendore ne Shkoder apo ne Tiran
    heroit ton kombetar te madhit DED GJON LULIT per ket njeqind vjetor?
    A e din se ne chfar gjendjet e ka pllaken perkujtimore te hani i Hotit.
    A e ke verejt ate ndertes te re qe po ja mbulon pamjen, a mund te ndermerret gje o zoti nen prefekt? Edhe pse e ka emrin han duhet te ket rregulla!
    Pun e madhe se po e jep ate dekorat presidenti, shpenzim te madh po ben,
    Sna duhen gje dekoratat kur ska kush ta merr as ku ta vendosim.
    Presidenti ben mir te intersohet per te…

    • Mamir dveti Intelektin e Politikanat e Malësis pse nuk asht vêti i Ded Gjon Lulit n’mjedis t’Tuzit, por e kan myll atje ën oborr t’kishës.

  8. II
    Drejtat tona si interesohen shtetet tjera per pakica te veta.
    E jo na trajtojn si mos te ishim shqiptar aspak.
    E tash don me na u chborchue me ket dekorat ,o sa shpenzim i madh o sa mir do te jetojm me ate dekorat

  9. Urdhri “Nderi i Kombit” eshte nje dekorate nderi qe u jepet qytetareve shqiptare me dekret te Presidentit te Shqiperise.Kjo dekorate u jepet presonave te shquar qe kane kontribuar per te miren kombetare. Kjo eshte hera e pare qe i jepet nje krahine. Po mire ku do te mbahet kjo dekorate kur dihet se muzeum as bashki Malesia nuk ka. Mendoj se kishte qene me mire te ishte ndertuar nje memorial kushtuar malesoreve qe dhane jeten per Shqiperi. Ai ka mund te ndertohet ne pjesen e Malesise qe eshte ne administrimin e Shqiperise se ne anen tjeter me siguri nuk kishte lejuar Mali i Zi.

  10. Malësija e Madhe asht Neri i Komit pa jâto shêja (” “)çi ja kini vû, Malësija e Madhe asht met vrtet Neri i Popullit Shqiptar me tâna pika e edhe n’tâ fushata.Topi nuk ka da mei dhân Malësis tepër shum publicitet në 100 vjetorin e Kryegritjes Malësis Madhe.A don me dvet kush topin pse e ka ruojt deri tash at titëll dokument? Pas jekto dy komenta e dij se kurrkush nuk kameu pëgjegjegj,ater dua meu kallzua vet: T’tân po duon me xvoglua vlerën e Kryengritjes Malësis Madhe,Flamurin n’maje t’Deçiqit,Ded Gjon Lulin me Malësor.N’faceboock po dalin fotomontazhat me herojat e Shqiptari por…

    • ………Ded Gjon Luli nuk asht n’at fotomontazh.Tash del i Malësor i vrtet e kuvêt hakun si e ka pësheh Topi deri sot dekoratën për Malësin e Madhe ater çohena e i thom se asht gabim.Mos thoni pash Zotin se âkên gabim edhe fjala e Berishës kur ka tha se Malësort jân ekstremista n’mjedis t’Tuzit,kur ka tha ministri i jashtjes Kosovës,drejtat e Shqiptarvet u duhet mei rregullua mrên Malit Zi. A asht Perfekt ose nanperfekt nuk asht pun e randsishme por e ka qit ën drit se sa kujdes ka Nâna e Madhe për Malësi e për Malësor.

    • Edij mir kû e përse përdoren,por nera e komit çi duon meja dhan Malësis nuk jan thojza por e vrteta e neruoshime Gjyka.Lexoje edhe vazhdimin ater komento

  11. I cope leter, e bile edhe nji flamur, i kam edhe une me ua dhane per 100 vjetor, por fatkeqesisht nuk po kam ma shume edhe pse deshiren po e kam te madhe.

    A mundet kush me e c’kjarua kete pune?!

  12. Dod a je ken fjetun ,po a e din se eshte terrnua presidenti shqiptar?
    Sesht me Topi por tas eshte Bujar Nishani.
    O more Dod luoje i parti shah me at kompjuter ,se ecin gjerat e ti smun ti percjellsh

    • Vet e dij se kush asht prezidenti por mamir kallzom pse e ka ruojt at dekorat deri çi ka arrdh Nishani.Jeky ka g’jasa din me gjua se e ka nishanin e mir e nuk ka prit meu kalb aj dokument.Prap se prap mamir dikur se askurr.

  13. Vrojtuei deri tash nuk kisha ket opinion per ty, por shum i padijshem qenke.
    Urdhri Nderi i Kombit pervec individeve u jepet edhe institucioneve dhe krahinave/ qyteteve.
    Gjate vitit 2011/12 i njejti urdher i eshte dhane Bashkis apo Qarkut te Vlores. Poashtu edhe Universitetit Luigj Gurakuqi ne Shkoder.
    Kjo asht ajo qe neve na mungon, flasim per gjana qe nuk i dijm. Pa lexuar librin nuk mundesh me fol per ate liber.

  14. Ky urdher per Malesine e Madhe eshte dicka shum e madhe, perpos per injorantet. Kjo ka vlere me te madhe sesa te ishte dhane para 1-5 apo 10 vjetve. Kjo po jepet pikerisht ne 100 vjetorin e shpalljes se pavarsis. Edhe pse e festojm te cunguar, asht festa jone e shenjte dhe ma e madhe qe kem.

  15. Si njeri nga firmetaret, madje i pari firmetar, e zeza ne te bardhe,me statusin e kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te M.Madhe dhe te kritikut letrar me status kombetar, dhe po aq si autor i shkrimit motivues me titull :”Pse Malesia e Madhe e meriton titullin “Nderi i Kombit”, pavaresisht se z,Bacaj nuk e sjell ne vemendje kete fakt, jam i obliguar te jem korrekt pa patur asnjehere entuziazmin folklorik, aq me pak modern brenda vetes. Me te dale nga Zyra e Nenprefektit,z.Ndrecaj, se bashku me z.Rrok Gjelaj, si kryetar i shoqates kulturore-artistike “Ku e muar emrin Malesia?”, inisiatore e ketij propozimi, jane bashkuar edhe kontribute te tjera si ai i Prof.Lulash Palushajt nga diaspora jone ne SHBA deri ne Presidence etj., sikurse jane mbledhur edhe disa firma te tjera ne Koplik, si sugjerim i yni, d.m.th. i Rrokut, Sytkiut dhe imi, filluar nga Rifat Ymeri, kryetar i Unionit te Gazetareve-M.Madhe dhe Ndue Bacajt.
    U pronocova rreth ketij fakti, me ta konstatuar kete konfirmim, sepse, nese nuk ofrojme standarte komunikimi serioze brenda vetes, merret me mend se si do te shkruhet historia jone e se ardhmes si treve.Dhe kur Malesia nuk ka nje historian profesionist, merret me mend ironia folklorike dhe fatkeqesia e percjelljes te te vertetave historike perseri si deri dje, apo saktesisht si prej 7o vitesh, ne frymen e vijes se Partise, perseri edhe tani ne shkrimin, rishkrimin apo dokumentimin e vlerave te treves sone”Nderi i Kombit”

Comments are closed.