Iniciativa Qytetare – Tuz, kritikon Presidenten Jahjaga

Iniciativa Qytetare – Tuz, reagon ndaj deklaratës së Presidentes të Republikës së Kosovës, Atifete Jajhaga, dhënë disa ditë më parë Radio-televizionit të Malit të Zi.

Reagimin origjinal, lexoni më poshtë:

REPUBLIKA E KOSOVËS – Presidentes së Republikës, zonjës Atifete Jahjaga – P R I S H T I N Ë

Zonja Presidente,
Ndihemi të detyruar që më këtë letër të hapur tju vëmë në dijeni shqetsimin tonë, në veçanti nëse thënja Juaj është qëndrim i politikës zyrtare të Kosovës e jo vetëm i Juaji. Për çka është pyetja?

Në deklaratën Tuaj dhënë Radio-televizionit të Malit të Zi, në pyetjen e gazetarit se si e vlerësoni poziten e shqipëtarëve në Mal të Zi, në veçanti kërkesën për komunë të Malësisë, me qëndren e saj Tuzin, Ju deklaruat se të drejtat tona janë të definuara me Kushtetutë dhe se ne i gëzojmë të drejtat sipas aktit më të lart të shtetit të Malit të Zi.

Kjo dekleratë, nëse paraqet qëndrimin e politikes zyrtare të Prishtinës, na çon drejt dyshimit se me të vertetë shqipëtarët në Mal të Zi po i bëni “monedhë për kusur”. Ajo që na befason edhe më tepër është fakti se kjo deklaratë vjenë nga personi – Presidentja që ka lidhje gjaku me ne dhe atë pikërisht me komunën e Plavës që jo fortë kohë më parë ishte komunë tipike shqiptare e sot pothujse krejtësisht e asimiluar nga “të drejtat e definuara me Kushtetutë”.

Zonja Presidente, zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 14.tetor të këtij viti, më së miri dëshmojnë diskriminimin ndaj shqipëtarëve, ngase mandati i deputetit tonë pati peshën e më tepër se 6 mi vota, kurse i deputetit malazez diçka më tepër se 4 mi vota.

Këtë së paku duhej ta dini dhe ta kundërshtoni haptazi. Së dyti, harruat se nuk është fare korekte që 2-3 mi malazez, dikur kolonizues të Kosovës, sot të njifen si kategori Kushtetuese duke ju mundësuar shumë shpejt edhe një ulese të garantuar në shtetin e Kosovës me afro 3 milion banor e mos ti përkujtoni, së paku me dekleratë, se në shtetin e Malit të Zi, me gjithësej me afro 620.000 banor jetojnë rreth 40.000 qytetar shqiptar autokton, në trojet e veta etnike e që menxi siguruan dy ulëse për deputet, si përfaqësuas autentik.

Harruat se në kohën kur Kosova po krijon komuna të reja për pakicën serbo-malazeze, shteti i Malit të Zi ende po na mohon të drejtën për një komunë të Malësisë me afro 12.500 banor. Harruat edhe torturat e policisë malazeze ndaj nesh gjatë akcionit “Fluturimi i shqiponjës” dhe dhimbjet tona fizike dhe shpirtrore dhe së fundi harruat edhe tentimin e pushtetit për të na marr të drejtën e përdorimit të lirë të simbolit nacional – Flamurit kombëtar, pikërisht në vitin e 100 vjetorit të kryengritjesë së Malësisë (06.04.1911) dhe po aqë vite të ngritjesë së Flamurit në majen e Malit Bratilë të Deçiqit legjendar.

Nëse të gjitha këto “të drejta të tepruara” të shqipëtarëve në Mal të Zi ja vlejnë për tu heshtur vetëm për hirë të shkëmbimit të ambasadorëve e për të cilen çështje Presidenti i Mali të Zi gjithëherë provoj të kushtëzoi shtetin e Kosovës, atëherë kemi të drejtë që së paku të shpresojmë që edhe Ju, si Presidente e shtetit të Kosovës kushtezimeve të pabaza të Ju thoni “Po” me kusht që edhe ju ti respektoni të drejtat e shqipëtarëve në Mal të Zi.

Zonja Presidente, këto janë fakte të cilat fare lehtë mund të verifikohen poqese egziston vullneti politikë për një gjë të tillë. Përndryshe, ne me këtë letër të hapur edhe një herë ngrisim zërin për të kerkuar nga Ju që mos ti bëni qefin tjetrit në dëmin e vetëvehtes. Jo se jo në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësimit të shtetit amë – Shqipërisë, ngase vendosja e mardhënjëve diplomatike më tepër është në interesin e Malit të Zi se sa Kosovës.

Ajo që dëshirojmë tna kuptoni është se ne nuk jemi kundër arritjes së të drejtave të qytetarëve që sot deklarohen malazez, por së paku kërkoni të njëjtat të drejta edhe për shqipëtarët në Mal të Zi.

Në fund, me dashamirësi të plotë Ju kishim porositur që edhe një herë ta mendoni mirë “premtimin tuaj” dhënë malazezëve para se të merrni përgjegjësinë historike për një akt të tillë. Së paku mos e harroni gjakun dhe kombin Tauj në Mal të Zi!

E gjithë kjo arësyeton pritjen tonë për një takim zyrtar mbrënda kohës sa më të shkurtër.

Me gjithë respektin,
Për Iniciativen qytetare Tuz si pjesë e Listes zgjedhore “Forca për bashkim”

Vasel Sinishtaj

/Malesia.Org/