Mënyra dhe format e ndryshme se si subjektet dhe koalicionet shqiptare u ‘vërsulen’ hyrjes në qeveri është temë diskutimi në opinion si dhe në mesin e analistëve të ndryshëm. Një gjë është tashmë e sigurtë, shqiptaret do të jenë pjesë e qeverisë.
Për ironi të fatit, para disa ditëve, është paralajmëruar për vitin e ardhshëm edhe një tender i ri, i treti me radhë, për dhënie me qira afat-gjatë të gjirit të Valdanosit, njërit nga gjiret më të bukurë në mesdhe. E gjitha kjo duket si një ‘shpërblim’ për subjektet shqiptare duke ditur pozicionet e tyre rreth këtij problemi.
Në mars të këtij viti në Ulqin qendroi për vizitë ministri i financave të asaj kohe në qeverinë e Malit të Zi, Millorad Katniq, i cili për problemin e Valdanosit pat deklaruar se ” Ne duhet që se bashku me komunën e Ulqinit të harmonizojmë politikat dhe të definojmë konceptin e valorizimit të kësaj zone’’. Nuk ka informacione nësë një gjë e tillë gjatë kësaj kohe me të vërtet të ketë ndodhur.
Pas dy dështimeve të para të tenderave qytetaret e Ulqinit, sektori joqeveritar dhe intelektualë të ndryshëm kanë shprehur hapur gëzimin e tyre për mossuksesin të atyre tendera. /Ulqini Online/