Policia malazeze rrahu të rinjtë shqiptarë më 28 nëntor. Berisha të lërë retorikën false, po të reagojë

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar skandalin e policisë malazeze për keqtrajtimin e bashkëkombësve shqiptare ne Malin e Zi gjatë festimit të përvjetorit jubilar të pavarësisë më 28 nëntor. Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i AK, Lisen Bashkurti, tha se ky veprim i autoriteteve policore të Malit të Zi është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut që burojnë nga “Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut” dhe është dhunim i të drejtave të minoriteteve, që burojnë nga “Konventa Evropiane për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë”.

“Me datën 28 Nëntor 2012, kur të gjithë shqiptarët në Shqipëri, në rajon dhe në mbarë botën festonin 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar, komisariati i Policisë së Ulqinit në Republikën e Malit të Zi ka keqtrajtuar të rinjtë shqiptar Egzon Ceka, Elmedin Velia, Armend Dushku dhe Albion Duraku, studentë të Shkollës “Bashkim Vëllarzim” të këtij qyteti shqiptar. Keqtrajtimi është bërë në ambientet e komisariatit e Policisë së Ulqinit. Shkak i këtij keqtrajtimi ka qenë fakti se të rinjtë e mësipërm kanë mbajtur flamurin shqiptar, janë veshur kuq e zi dhe kanë kënduar këndën himn: “Xhamadani vija-vija, asht Kosova, asht Shqipëria”.Ky veprim i autoriteteve policore të Malit të Zi është shkelje flagrante e të drejtëve të njeriut që burojnë nga “Karta Evropiane e të Drejtave të Njeriut” dhe është dhunim i të drejtave të minoriteteve, që burojnë nga “Konventa Evropiane për të Drejtat e Komuniteteve Pakicë”. Të dy këto instrumente juridikë Mali i Zi i ka firmosur e ratifikuar, por i shkel vetëm me shqiptarët. I kujtojmë autoriteteve malazeze, se ishte vota prej 7 përqind e shqiptarëve që prodhoi rezultatin pozitiv të referendumit për pavarësi të kësaj Republike në vitin 2006”, tha ai.

AK i kujton pandërprerë shtetit shqiptar, presidentit, qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të heqin dorë nga retorikat false dhe nga deklaratat për marketing politik dhe të ndërmarrin veprimet institucionale përkatëse në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë kudo që ndodhen.

“I bëjmë me dije opinionit publik shqiptar kudo në botë, se politika e jashtme dhe diplomacia shqiptare, duke mos respektuar “Nenin 8″ të Kushtetutës së vendit nuk veprojnë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ky qëndrim i autoriteteve shqiptare nuk i kontribuon as lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, as forcimit të politikës së fqinjësisë së mirë mbi bazën e interesave dhe respektit reciprok dhe as paqes e stabilitetit në rajon”,tha më tej Bashkurti.

Aleanca Kuq e Zi ka garantuar se do monitorojë vazhdimisht gjendjen e shqiptarëve kudo ku ndodhen përmes anëtarëve, simpatizantëve dhe strukturave të saj brenda dhe jashtë vendit me qëllim që të mbajë të informuar opinionin publik shqiptar. /Tema/

27 Comments

  1. Policet malazez kan krye detyren e tyre qe ja u jep qeveria, ne te cilen bejne pjes edhe partit shqiptare.
    Pra keta jane perfaqsuesit tane qe policis ja japin shkopin per me na rrah.
    Por fajin e kemi ne qe u japim besimin e perfaqsimit.
    Sidoqoft na ja u shohim sherrin rrogavet dhe privilegjevet te tyre te majme , qe ata per kurrgje nuk i sakrifikojn.

  2. Sala ne Tuz ju pati than malsoreve se sdo te ju rrahin ase burgosin kush per flamur, por ja qe skenka ken gja kjo pune. Tash SALO duhet me i cua noten protestet malit te zi. Ne shqiperi duhet organizua nje demostrat pran ambasadet malaziase ne Tiran dhe pran ambasadorit shqipefoles FERHAT DINASHA se aje e perfaqson ate shtet. Keto gjera duhet te ndalen, per kenga patriotike apo simbole kombetare te rrahen dhe burgosen apo denohen shqiptaret ne mal te zi. E paprenueshme por po luejn shkijet harush mbi ne, the se ska shqiptar mbi ne.He cou OSO bre nga Vranina dhe te nisna ka Cetina se ky Gjuku d

  3. Pasqyra e ngjarjeve ne duhet te protestojm para ambasades shqiptare ne podgoric

  4. Po luejn shkijet harush mbi ne
    Thue se ska shqiptar mbi dhe
    He cou bre OSO nga Vranina
    Edhe nisu nga Cetina
    Malazezet po luejn me ne
    Sna lan flamur, me u pa mbi dhe
    Slan rini ton me u rrit
    Me ruejt komb ase me ruejt tradit
    Si shqiptar qe e kem pas zakon
    Mali i Zi tash sna lejon
    Me kendua keng per herojt ton
    Ase per gjuh dhe per tradit
    Ky Gjukani sdon mja dit
    Edhe pse Sala ne Tiran
    Pasaportat thot don mna i dhan
    Faleminers po i thom Salis
    Po ktu punojn rregudhat e shkijenis
    E per shqiptar ase per tradit
    Fmija jon nket republik
    Po drue keq kan me na u rrit
    Pa simbole e te…

  5. Policia malazeze rrahu të rinjtë shqiptarë më 28 nëntor. Berisha të lërë retorikën false, po të reagojë..hhahaha..po ku e mueret kete rren kaq t bukur??po kush ka rrah kanin?? intereson juni si gazetare me dijt se si ka kene ngjarja!!!! banju real dhe thuejeni se gjate ketij festimit ka pas provokime, askush nuk ka rreh askand vetem se jane marre ne pyetje akteret e nje incidenti te vogel,asgja ma shume se kaq, e nese dikush deshiron me perfitua poena politik sepse gati e ka shua partine e vet-LDMZ- eshte ceshtje tjeter..sikur mos t ishte si po ju them, ta dini se kishin reaguar edhe tjeret!!!

  6. Ti me emrin pasha zotin po me cudit kure thue se i kan marre ne pyetje keta te ri per incident te vogel qe ndodhi cka bene ata te ri provokuen dikanin a shane dikanin a vetem pse kenduen kengen e bukure shqipe dhe treguen se e duen ata cka u perket atyre si shqiptar.Me te tregue te verteten se ne ato dite te nendorit (24-28 )ne amerike shqiptaret e kan vestue si me pa qen ne shqipri me keng dhee vadhe me recitime dhe koncerte me flamuj kuq e zi deri edhe te ftuerit e shtetit ametikan kan urue per ket dit dhe kan vu flamurin kuq e zi ne setrat e tyre pa kurre i sej tjeter me na nerue ne.

  7. E ata polica te poshter malazes qe jetojne ne tokat tona stergjyshore me provokuedo te ri shqiptar per diten e madhe te 28 nendorit dhe 100vjetorin e pamvarsis ashte tyrp e marre, pore ashte edhe tyrp e marre per ty dhe per cdo nja qe i perkra ata kriminela malazes. More ti me emrin pasha zotin me te pyet ni gja a kje ndoni perfaqsues ne ate shtet malazez qe duel publikish me va urue shqiptarve 28 nendorin dhe 100vjetorin e pamvarsis , mos tryshe me rrena te tyne si c e kan zanad.

  8. Mali i zi dhe Malazezet por jo vec ata (se edhe boshnjaket dhe te tjeret) nuk kan akoma kapacitet demokratik me e pranua nje realitet ,nuk jane te gatshem me pranua faktin se shqipetaret nuk jan me dhe nuk duan me te jen qytetare te rendit te dyte dhe se koha punon per ne.Pikerisht te nisur nga ky fakt dhe nga paniku edhe nxitohen dhe bejne gabime te tilla duke ndeshkuar dhe anatemuar Shqipetaret. .Une personalisht duke njohur metodologjine e veprimit te pushtetareve Malazias nuk befasohem por befasohm nga subjektet nacionale te cilet tani jane te gjithe pjese e pushtetit dhe te gjithe ,,

    • …kane gishte ne kete pune .Mekati eshte me i madh i subjekteve nacionale sepse te gjitha me radhe ne menyra te ndryshme dhe publikisht kane festuar dhe kane kenduar per feste te Pamvaresise dhe Flamurit .Dhe tani nuk kan guxim te marrin ne mbrojtje rinin shqipetare dhe te gjykojne aktin jocivilizues te policise Ulqinake dhe te kerkojne pergjegjesi ndaj urdherdhenesit
      Me respekt .
      Pal Dreshaj

  9. Po c’faj kane partite shqiptare dhe Berisha se malazezet e kane gjenetikisht antishqiptarizmin ne gjak. Verej se gjithmone shpejtohet te fajsohen shqiptaret kur malazezet bejne veprime antishqiptare, e kjo s’me duket se eshte ne rregull.

  10. Jam kurreshtar te dij chka po ndodhe jektu. U kycha vetem n’se din dikush mem tregue i cilli nga keto dy lajme asht i vertet ? I pari, bile ketu asht hala, bani fjale per nje nxans, Fatlum Charapiq. U tha se u muer ne pyetje nga policija malazeze, kurse ketu po folet per me shume nxans dhe per rrahje. Ndoshta asht fjala per dy ngjarje, por mbasi qe une nuk di, n’se din dikush, i lutem te sqaroi>

  11. Robert, a ka mundesi te bjesh ne kontakt me keta nxense qe u keqtrajtuan nga policia qe te merresh informata dhe hollesi me te plota rreth kesaj ngjarjeje? Vetem ata dhe deshmitaret okulare mund te jepnin nje pasqyrim te sakte ne zbardhjen e ketij inicidenti me konotacione raciste.

  12. Ne ulqin kryetari i komunes asht shqiptar, shefi i policise asht shqiptar, drejtori i shkolles mesme asht shqiptar – me spjegoni si munden policet malazez me i keq traitua qytetaret shqiptar, ne kete rast nxensit?

  13. Teper shume paqartesi po ka kjo teme, ashtu qe deri sa mos te kete ma shume te sakta, po permbahem nga komentet.

  14. Deri kur dezinformata ,per ket.?
    Ku eshte publikua ky keqtrajtim, dhe nga e muar Malesia Org?
    Pse nuk tregohet burimi?
    LDneMZ bukur e jep informaten me deklarat te policis nga Ulqini
    Ndoshta ketu behet fjal per rast tjeter,ose deshira e dikujt per tu hiperbolizuar
    ngjarja.

  15. Dani dani 🙂 lexoje ne faqen e Aleances Kuq e Zi, Top Channel, Klan, Tema, Shekulli e shum e shum tjera

  16. tuzi
    A ke informata prej dores se pare ?
    Te gjitha keto qe i permend thirren ne AK
    Per chudi AK na tregon se chka ka ndoll te ne.
    Nje pyetje per ty tuzi ,
    A beson ne ket informat qe eshte e vetmja nga AK?
    Te pershendes dhe
    pres pergjigje te sinqert

  17. jo besa vet nuk i kam informatat nga dora e par por ti disi po dukesh sikur ti kishe? ti po thua se asht propagand? edhe ni asht, spom pengon aq shum se asht propagand kunder shkijeve e ata kunder nesh tan jeten kanpas e kan.
    a baesoj? shum e besueshme asht. skite me ken e para her qe nga shkijet maltretohna si fizikisht ashtu edhe verbalisht.
    pse pot chudit ty kaq shum?

  18. E po, per ne qe nga fillimi kerkojme sqarim, n’se dikush nga afer din dichka ma sakt, ban mire me tregue.

  19. Me chka po shihet, AK ka ra ne provim edhe jektu. Nuk fitohet besimi i votuesve ne ket menyre……

  20. I nderuari Robert, me qen se premtove se do te perpjekesh per vertetimin e ngjarjes ne Ulqin, te lutem a mundesh te na tregosh me shume per ket ngjarje, me perpjekjet tua?

  21. Aleanca e ka hager keso rruget, turp te kete, me rrena don me fitue voten e popullit Kreshniku, deri dja ishte dichka tjeter e sot don me na shit patriotizem. Nuk asht shtire me i ble ata, u intereson nje “karrike” e mire, dhe si te ulen ne te, nuk u bjen nermen chka kane fole dje. Pfu……

Comments are closed.