Zani i zemrës – nga Lulash Nikë Palushaj

Kësaj herë vendosa të shkruej nga se e mira e së mirës asht, që ngjarjet që ndodhin, nuk duhet trajtue dhe veprue me mujçi, fyemje, xhelozi, inate, me cmirën e së keqes tue ia kujtue atij tjetrit ose palës tjetër me pasoja të mbeturinave ose influencave që na kanë lanë sundesit e huej deri dje, edhe sot. Mos mendoni, tue shikjue nëpërgjithësi, ata që na rrethojnë, se po i lëshon zemra, apo, po e hapin zemrën, në të mirë të shqiptarëve dhe mbrenda nji kohe fort të shkurtë u zgjodhën ose po zgjidhen problemet që ata na i kanë shkaktue, mjerue, verbue, dhunue, çfaros, marrë tokat, shpërnda nga shkaku i tyne këtë shqiptari nëpër tanë botë; të ndamë në pesë shtete fqinje. As sot, me çdo kusht, mbi vullnetin e fort që ka populli shqiptar për tu bashkue, fqinjët dhe influencat e robënuesëve që na i ruejmë pa na u dashtë, damtojnë çdo ditë tek historia dhe gjaku shqiptarë. Me rastin e disave shihen në përshendetje sllave, turke, greke, italjane, maqedone dhe kështue edhe me shumë rituale tjera që skanë të bajnë aspak me botën shqiptare dhe as me Europën në të cilën jetojmë dhe jemi. Pa kurrfarë nevoje tue pasë gjuhën e gjakun shqiptarë të vëllazënive në pesë breza, dhetë, njizetë, po tridhetë dhe tia lejojmë vehtes këto divergjenca që damtojnë kulturën dhe historinë e visaret e shkëlqyeshme të botës shqiptare e njohtun në Ballkan, në Europë, në botën e shkrimtarëve të huej që fortë mirë e njohin historinë tonë të origjinalitetit ilirjan.Ti sjellim vetit mbi gjithë atë se çka kanë përjetue gjysha e katragjysha gjatë shekujve, pra  gjatë sundimit dhe pushtimit serbomalazezë, maqedonas, grek e për  pesë shekujve  të sundimit osman; vërtetë duhet të thuhet pse këta shqiptarë; nuk mendoj për të gjithë, por nji pjesë e mirë e brezave tanë qoftë për politikë, ekonomi, histori me gjak e gjuhë shqiptarë nuk i parashtrojnë vehtes në rrallë të parë mjerimet e vuejtjet dhe masakrat që përjetoi populli shqiptar dhe me padrejtësi që përjetojnë edhe sot gjithë shqiptarët që rrethojnë vetëvetin e at Shqipëni? Po, a ma fort me dashtë at tjetrin se vetvetin dhe kombin e gjuhën e gjakun tand?! Kush na pengon sot ti korigjojmë gabimet që na lanë shekujt nga sunduesit dhe ia krijojmë na vetit pa kurrfarë ndërgjegjëje as përgjegjësie kombëtare? Urrënoni, cilat kombe e bajnë ate; sot, apo ndonjiherë- me dashtë tjetrin para vetvetit?! Se… vëllaun e vëllazninë tande që je në pesë breza, flet shqip, i gjakut shqiptar, çdo ditë i ke para vetit, në nji fshat, çdo ditë shihemi, vorret afër njani tjetrit, të gjyshave e katragjyshave me ato vorre të përbashkëta, ujin, krojet, vërrinin, bjeshkën, lojën, vallet e kangën, qytetet, shkollat, universitetet tokën që na mbanë për të cilën u derdh tanë ai gjak, tanë ata dëshmorë, ata herojë, heroina, nanat e gjyshet tona me të gjitha ato vuejtje, por krenare për jetën e bijtë që lindën. Në xhubletën ilirjane të gjitha me dallime të disa trevave, por kryesisht Malsi e Madhe me Dukagjin e Mirëditë e Dibër. Me shpirt e zemër me i thanë kemi sa të duesh:  probleme në Preshevë e Bujanovc, Medvegj. Vërenje aktin barabr se çka vepruenë tashti ndaj dëshmorëve të lirisë me luej edhe me vorre tona. Me sa padrejtësi që përjetojnë shqiptarët në Mal të Zi me ato tpadrejta nacionale, Maqedoni, poashtu shqiptarët çdo ditë dhe çamët në Greqi masakra të historisë së papërshkrueme.

Ma shumë kanë serbët e malazezët të drejta në Kosovë, bile autonomi nacionale e tokësore, more shtet i vogël në minjorancë mbrenda shtetit shqiptar të Kosovës, sesa kanë shqiptarët autoktonë nën Mal të, Zi, ata në Maqedoni, ose kudo që jemi në Ballkan.

Shikjoni të drejtat e vrakaçorëve në Mbishkodër me Rrethina. Punët e veta e kishën e vet. Të avansuemë ekonomoikisht, politikisht si në Shqipni ashtu në Mal të Zi. Në Shkodër kanë hap Shoqninë nacional – kulturore “ Njegoshi” me sdi sa antarë të rregjistruemë. Askush nuk u thot asnjisend. Na gjithëkend falim dhe shumë mirë asht, se ajo asht vetia e shqiptarëve, jemi fisnik dhe besnikë ndaj të tjerëve. Po pse sfalemi na me njani tjetrin dhe të ndalë hakmarrja që asht plaga jonë ma e madhe, të jetë mbarëkombëtare dhe kemi fëmijë të ngujuemë e as në shkolla dhe edukim e arsimim nuk mund të shkojnë?! Kush tbajë krime çfarëdolloji gjygji dhe drejtësia ekziston.  Ndodhi rastësisht fyemje e shamje, pala tjetër nuk e mendon a asht i pishëm, çfarë morali dhe karakteri ka dhe nuk ka durim dhe as nuk edukohet e arsimohet durimi qytetnues në veprim të ligjit dhe zbatimit të tij. Çdo ditë, çfarë tragjedinash ndodhin në akte rrugore? Në luftë me shkue asht tmerr. Vetëm ndjeknje emisionin “Njerëz të humbur”.  Po na… ndaj vehtes si veprojmë? Me shumë halle e probleme në toka tona etnike e të shpërndamë. Edhe sot ka rini shqiptare të Kosovës nëpër burgje të Serbisë ose në vorre masive të shkatrruemë e masakruemë dhe nanat e tyne nuk mund ti ndalin lotët për ta, sepse i kanë zemrat e copëtueme; gjendja e Mitrovicës si asht me të gjitha ato probleme dhe nuk i vehet kusht Serbisë njiherë të pranojë Shtetin e Kosovës të pamvarun me gjithë integritetin që ka e pastaj të negocohet apo marrëdhanje të mira që duhet të kenë shtetet për paqë e zhvillim në rajon në mënyrë reciproke. Nuk janë tue ça krye serbët e politika e tyne për popullatën e asnnjanës palë, po per arin dhe argjendin e asaj Kosovë e Mitrovicë që janë të shqiptarëve. Po si ne, lëshojmë pe për çdo gja, tue u përjetue kjo histori e shqiptarisë me të gjitha ato trishtime e mjerime e kalvare me aq histori të lashtë, bile ma të lashtit në Europë tanë ai territor si Iliria e pastaj Shqipni e ndame?.

Nuk mundemi në Bashkësi Europjane se politikanët e nji pale nuk bien në dakord pa fitue pushtet. Nuk e pranon të aftin dhe të ditunin të udhëheq me politikë, ekonomi, e të gjitha komponentet tjera që zhvillojnë progresin shqiptarë në rajon. Dalim kundër për tu ba qiefin për interesa personale shteteve fqinje kur asht fjala për bashkimin kombëtar që asht në të mirë të popullit shqiptarë, por edhe të shteteve fqinje se kishte për tu zgjedh nji problem i shekujve ndaj padrejtësisë shqiptare. Bile pala politike me i çue shqiptarët edhe në vëllavrasje ose me marrë pushtet. A nuk na kushtue ajo shumë e shumë me 1924? Kishat dhe themelet e tyne, që ishin kisha shqiptare të shekujve, që dëshmojnë gjuhë, kulturë e etnos të trollit shqiptarë e gjakut të përbashkët, nuk u duelme zot apo mbrojtë historikisht me ndërgjegjje shqiptare e kombëtare qoftë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipni dhe pjesën në Çamëri. Sa probleme i kemi sjell vetvehtes me ate, se ato i përvehtsuenë serbët dhe me to manipuluenë që nga Car Dushani i 1325 vjetëve e këndej, edhe sot, tue thanë se ato janë kishat e tyne; e në të vërtetë janë të shqiptarëve nëpër shekuj. Ashtu vepruenë edhe sunduesit e 500 vjetëve të Perandorisë osmane ndaj shqiptarëve. Maqedonasit, malazezët e grekët. Bile edhe vorret e tparëve mos me ti lanë pranë atyne kishave që ishin dhe janë shqiptarë, por i rivorrosën si grekë. A ka gja ma apsurditet se kur nji sundues të ban çmos mbi popullin tand edhe si dhunues, si masakrues, si shfrytëzues, të hupë tokat tua edhe të len të coptuemë nëpër shtete fqinje edhe pas 500 vjetëve robënim e të ndërrosh terminologji të bazës shkencore mbi të vërtetën që tanë Europa e din; të ndërrosh, të zbutshë, të zvenitësh dhe e tjetërson e nuk e tregon të vërtetën e gjakut të derdhun të shqiptarëve për troje të veta dhe etnosin e e rrjedhën e historisë shqiptare. Me na ardhë ministra të huej dhe të vjen si mik, por të bahet edhe zot shtëpie në shtëpinë tande mbi ato të gjitha që kanë veprue?! Ashtu serbët, grekët dhe malazezët e maqedonasit që shkruejnë enciklopedi për ne?! Të pyesim a e vepron këtë ndonji nacionalitet që na rrethon ose edhe ma larg. Ata as falje skërkojnë se çka na kanë ba e jo me ndërrue historinë vet. Kujdes, se Europa dhe ma larg që e dinë historinë tonë dhe martirizimin shqiptarë dhe me ba këso lëshimesh në terminologji shkencore kishin për të qesh me ne. Ska gja ma mëkat e babesi kur luenë me gjakun e popullit tand të aq mjeruemë nëpër shekuj.

Vëllaznitë e mijë në Dinoshë të Malsisë nën Mal të Zi, nuk e kam fjalën për të gjithë, larg asaj, të kenë kujdes e kujdes e kujdes të të dy palët e besimeve, se vëllazën jemi; me disa gjeste të fundit ndaj vëllazënve tjerë të Malsisë me vorret dhe kishën e Shen Mëhillit, kishën e gjurmët më të vjetra të Grudës së mijë vjetëve, kisha ma e vjetër në tgjitha rrethinat e Dokleas apo Duklës ilirjane të fisit Labeat. Vëllazën, aty pushojnë kryesisht eshtna të familjeve të Grudës, por edhe nga vendet tjera, se Podgorica deri më vjetin 1880 ishte me popullat shqiptare në shumicë; edhe me qytetetarë tregëtarë nga Shkodra. Aty pushon i madhi njeri I Lidhjes së Prizrenit, Baca Kurti, i tanë Grudës, pra edhei Mileshit e Dinoshës se grudasë janë. Aty janë sa e sa të tjerë që me Om Hakun dhe Muj Muratin, po në këtë Grudë, Smajl Martini, bajraktari i Grudës, me Palokë Gjokën e Halil Hakën, e para tyne si bajrak i parë, Çun Mula me Dedë Gjon Lulin e sa të tjerë i dolën para në Zharnicë më 1880 Mark Milanit me ushtri malazeze mos me e pushtue Malsisnë Madhe.

Vëllazën nga Dinosha. Asnji njeri i vjetër nga kjo pjesë, po as e brezit tim kurrë si kanë çfaq këto gjeste ndase. E pse? Lulgjuraj e Fërluçkaj, apo sot Fërluçkiq – vëllazën; Vulaj vëllazën me Kajoshaj; Nikaj të Dinoshës me ata të Kshevës së Grudës e të Krevenicës nën Tuz – vëllazën; Kalajt e Pikalës, vëllazën me Lulanajt e Dinoshës, Gjokaj me Gjokaj në Milesh e me Lulgjuraj; Berishaj me Gilaj të Mileshit e kështu me rrallë në Malësi. Ashtu në tanë pjesët tjera të Koplikut, Shkodrës, Lezhes e mbarë trollit shqipëtarë. A e shihni se nga moskuptimi dhe xhelozia për pushtet apo karrikë, si përfaqsuesë në organet e Malit të Zi, thjeshtë në Parlament, u krijuenë afro dhetë parti shqiptare për të pasë nji përfaqësues të vetin nat Kuvend. E për çka? Të jemi shumë objektiv: tue mos pasë tolerancë ndaj njani tjetrit, mosndërgjegjja dhe ana fisnore se mue më takon e jo ty, nga xhelozia se ai u ba i parë e përfaqësues e jo unë, fyej njani tjetrin e mos je korrekt aspak ndaj atij që ka veprue dhe meriton nga aftësia dhe dëshmia në praktikë për të mirë të tjerëve të përfaqësojë; ndaj e shpërndajë e fraksione mbrenda partiet që ka rezultue e ba shkak të krijohet tjetra nga inati, kryesisht manipulo organet qeveritare malazeze se atyne u përgjigjet që na të jemi të shpërndamë, gja që e dëshmuenë edhe zgjedhjet e fundit; na me 10 parti shqiptare nata banorë që jemi. Në vend që të jenë ma së shumti dy, por si duhet, se nuk jemi në monisëm; malazezët me 12 parti e na me ato?! Ata shpërndana me mendjelehtësitë tona dhe pakuptimi dhe sjemi aspak vigjilent ose analitikë apo me përgjegjësi, se çka bahet me ne, po vazhdo me të njajtën, pa u korigjue dhe përmirësue në shenjë të ndjenjës kombëtare dhe për shqiptarë që janë në Mal të Zi e për të mirën e brezënive. Në vështrim apsolut, tue i dalë njani tjetrit kundër, sidomos në aspektin fisnor, por edhe influencave fetare. Pyetni të tjerët që sot janë gjallë për banorët e vjetër, që sot pushojnë në vorre në krye me Selman Jukun Dukaj, Rrust Alinë, Ahmet Mujin Gjokaj, Cakmelajt Tahirajt e rranxës së Pllanicës  etj. etj. etj. gjithmonë sbashku me Malsisnë e Madhe. Pra edhe brezi ynë me marrëdhanje të shkëlqyeme vëllaznore kur merret e përgjithëshmja. E pse? Vëllazën jemi dejure e de fakto. Dheun e Zi të Grudës, Fushat e Dushiqit, ato të Kodrave të Tuzit, rrethinat e Zharnicës; tanë tue mos lejue njani tjetrin, sidomos vendasit, për ti banue ato tokna pjellore e të ulen nga malet e vendbanimet e papërshtatshme; mbetën  nëpër kohë djerr dhe Mali i Zi dhe kombinatet e tyne agrare e muerën tfalas, pa iu falenderue askujt me gabime e kundërshtimet tona. Unë jam i vetëdijshëm se në kohën e komunizmit ata nuk mund të mbroheshin, por në gjenerata ma të hershme mund të vendbanoheshin me krenët e Malsisë që ishin shumë të urtë për të ruejtë nderin dhe karakterin e Malsisë së Madhe. Mundeshin edhe në kohën e gjeneratave tona, se sot ka mjaft të shkolluemë e arsimuemë. As sot nuk mund të privatizohen me pronë e tapi që janë të Malsisë, gja që Mali I Zi as si lejon dhe me këta në mënyrën ma degjeneruese keqtrajton Malsinë e Madhe nën Mal të Zi. E njajta situatë në Plavë- Guci, Krajë e Ulqin.

Vëllazën shqiptarë kudo jemi. Asnjiherë në shekuj nuk kemi qenë ma të përbashkët mbi çdo gja që kemi përjetue se sot. Shqipnia kurrë se ka pasë këtë zhvillim që arrijti për 20 vjet. Patjetër se ka probleme e probleme për tu zghedh. Se jemi të përbashkët, ata u pa dhe u përjetue me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipnisë. Kuq e Zi me shqiponjën dykrenare të Gjergj Kastriotit- Skenderbe të miliona shqiptarëve në trollin e Shqipnisë Etnike; nëpër të gjitha kontinentet dora – dorës e vëlla me vëlla: nji gjuhë nji gjak nji komb, nji flamur.

Ashtu të vazhdojmë kudo jemi. Të jetojmë në trollin shqiptar të përbashkët me ligje europjane, ndërkombëtare. Të nderojmë gjakun e gjuhën tanë, dëshmorët tanë, historinë tonë të lavdishme. Të jemi të përgjegjshëm dhe me ndërgjegjje ndaj njani tjetirt, kombit; ti ndihmojmë njani tjetrit në çdo aspekt të jetës. Rinia ti kuptojë brezat e gjakut të derdhun për troje tveta dhe historinë kombëtare, ta tregojnë dituninë dhe aftësinë në drejtime e lami të ndryshme për bashkëjetesë. Ne duhet tu ndihmojmë që ju të jeni e ardhmja e vetvehtes, brezave që vinë, sepse mjaft u dhamë urti romakëve, grekëve, perandorisë osmane, sllavëve – njerëz trima e udhëheqës, princa, parlamentarë. Mjaft me lot edhe mall e mjerime e me shumë vuejtje me dekada, shqiptarët u shpërngulën, u zhdukën, u asimiluenë, u tjetërsuenë nga dhunime e masakra e trishtime nga vet robënuesit, nga gabimet e përçamjet tona, nga influenca e thuejve. Mos të lejojmë për hir të gjakut të derdhun i sa mija dëshmorëve që ia përkushtuenë jetën e vet për gjakun e trollit shqiptar, gjuhës shqipe, sepse tue mos i nderue ata, tue mos pasë përgjegjësi dhe ndërgjegjje gjatë gjithë Rilindësve nëpër shekuj, mund të mbetemi të nemunë e të mallkuemë. Si dijtën robënuesit tanë me na robënue e përbuzë, shfrytëzue trimninë tonë për sherbimet e tyne gjithmonë në damin tonë, urtinë tonë dhe të jenë nato perandori edhe shtetformuesë e ligjëdhanësa; të korigjojmë gabimet që ndodhën, ti kthehemi vehtes të punojmë për vetin e kombin tonë, natyrisht, në dam të askujt. Për Shqipninë etnike, sepse aty zoti na ka falë, shqip të flasim e veprojmë. Mos ardhtë kurrma dita që tjemi të robënuemë dhe e zeza e vet. Asnjherë ma, me komunizëm që na i ka tha zemrat tona, çlye nga shumë visare të karakterit familjarë e njerëzve të ditun atdhetarë. Mjaftë na la për 50 vjet të vuejtun, të izoluemë e të ndamë me njani tjetrin; burgje të mbushuna me njerëz të ndershëm nga ai komunizëm i pashpirtë e luftë klasash tue të shlye si krijesë njerëzore me të gjitha veti e dhunti që ishin edukatë e visare brezash në familjet shqiptare. Ulë e përulë ku njeriut mos ti thonë njeri dhe as vehten mos ta njoh. Megjithëse në Europë, por Shqipni në burg ishte, gja që ajo mënyrë e ai izolim na la për shumë e shumë të vuejmë, të mbesim të verbër e mos me guxue me përdorë dituninë e trunit për lami të ndryshme të jetës; ajo çka asht edhe ma e tmerrshme, mos me guxuejtë me dashtë e ndreue njani tjetrin, gja që ka shkaktue emigrimin e miljona shqiptarëve që sot i qajnë hallet nëpër botë, por duenë ta shohin këtë shqiptari si gjithë Europën e integrueme. Të mbizotënojë ditunia e mirëkuptimi tue shkollue e arsimue gjenerata të tashme për brezëni të ardhme të nji qytetnimi si Europa  e mos të jemi gjithmonë me probleme për tna vërejtë e shpërnda të tjerët. Ta kuptojmë edhe na njiherë e përgjithmonë se mund të jemi edhe na factor shumë i randësishëm në Europë dhe Amerikë, miku ma i sinqertë i yni që e ka dëshmue; me miqë të tjerë patjetër, e me zhvillim e paqë në rajon. Por, me nji detyrë të madhe, se po nuk i kryeme na detyrat tona dhe nuk i sjellim na zhvillim e progres vetvetit, në çdo aspekt të jetës, mos prit se ti krye kush, ose ai tjetri, se kur asht fjala për dhimbjen e zemrës, dorën e çon menjiherë në trupin e vet.

Tue mendue me qinda herë edhe ndoshta edhe me mija, çka na banë të tjerët me i lëshue trojet e veta për shkakun e tyne; e çpesh edhe na vetvehtes me gabime e gabime, atherë të drejtohemi ndaj vetvehtes, çka veprojmë na ndaj vetit, a e njohim mirë na vetvetin, çka veprojmë na ndaj kombit? A i përkushtohemi na me përgjegjësi dhe ndërgjegjje familjes në radhë të parë: për edukim dhe arsimim që asht bazë e bërthamës kombëtare, si i shkollojmë rininë që janë përmbajtja e brezënive kombëtare dhe sa i edukojmë ata me dashtë antarët e familjes, vëllazënisë, fqinjëve të parë shqiptarë, rrethit ma të gjanë dhe nëpërgjithësi kontinuitetit kombëtarë e ditunor shqiptarë për të ardhmen? A jetohet ndryshe me dallavere që të shkatrrojnë, apo me djersën e ballit që asht ndershmëni nderit dhe karakterit që mbetet e pavdekshme? Ta kuptojmë e të mendojmë dhe të largojmë antagonizmat e panevojshëm tue çfaqë dhe respektue në të mirë dhe në të drejtë e për hirë të së vërtetës çdo analizë dhe kritikë progresive që sjell zhvillim në favor që të largojmë dobësitë tona.

Ti përmbahemi nji kujdesi e nji përkushtimi tjetër në detyrim që të eleminojmë negativitetet tue mendue se – Të gjitha vuejtjet e mjerimet e gjeneratave të shqiptarisë në krye me heronjë legjendarë shqiptarë para e gjatë Kongresit të Berlinit të 1878, që shkojshin në dyerët e Europës, e ma larg, që mos tna ndajnë e coptojnë; sot parlamentarët e Europës na lusin që ti zbatojmë ligjet  dhe të jemi së bashku në Europë si dëshira e mbarë popullit shqiptar dhe studentëve se ajo asht zemra kryesore për zhvillim e mbi të gjitha ato përpjekje dhe peripeti që pat dhe ka populli shqiptarë… e na, me pengue  vetvetin?! Në këtë përkushtim e detyrim ndaj popullit të vet kujt mund ti thuesh ndonji send, a por, vetvetit.

Kujdes se çka bajmë në të ardhmen për vetin e breëzni tona, si botë e qytetnueme, se historinë tonë e gjuhën kush smund tna e ndryshojë, se asht e lame me gjak nëpër shekuj. Kush të veprojë ndryshe asht në rrugën e gabueme dhe tketë pak kujdes ndaj vorreve dhe gjakut të martirizuemë shqiptarë se duhet punë e punë për zhvillimin e brezënive që trojet shqiptare të përbashkëta të fillojnë me lulëzue në çdo sferë të jetës dhe të vinë vitet e ardhmënisë të këtij shekulli që shqiptarët me andje tue respektue njani tjetrin dhe me qytetnim e zbatim ligjesh që janë normë e zhvillit në të mirë të përgjithshme, Shqiptarët të mendojnë se duhet jetue në trojet e veta të përbashkëta, të krijohen kushtet të lakmojmë, apo të na ketë andja të jetojmë në trollin shqiptar. Jemi brez që duhet të sakrifikojmë për të mirë të të gjithëve në shpërblim të miljona dëshmorë në kuptim të shumëvuejtunëve të botës shqiptare.

Mendoj nganjiherë, tue mendue dhe kërkue falje, se artikulli asht i gjatë: nji krahasim në mes të shqiptarëve dhe Hebrejve; të dy popujt me aq lashtësi dhe qytetnim të hershëm, me dietarë, heronjë, filozofë, linguistë, fëtyra shumë të randësishme për mbarë njerëzimin; me nji dallim se hebrejtë kërkojnë të jenë të parët edhe te Zoti, ata tanë dituninë e filozofinë e shfrytëzojnë qyshse ekzistojnë dhe kudo janë për vete; e ne shqiptarët, me të gjitha dukunitë që u dhamë mend, trimëni, prijsa, ligjëdhanësa, shtetëformuesë të tjerëve, po sot pse kaq zhurmë  kundra njani tjetrit e mostolerancë e panevojshme që e gjitha shkon në dam të popullit e shkakton vuejtje e shikjue në përgjithësi, gati jemi me ba të mira e lëshime për të tjerët me çdo fisniki që ka shqiptari, por për vetin jo. Shikjoni se çka banë gjatë gjithë historisë emigrantët shqiptarë për shqiptari; edhe sot, ta bajnë shqiptarët mbrenda Atdheut e trojeve shqiptare, se nuk kemi nevojë tu lakmojmë as hebrejve as kujt në botë.