Harta në Google, shtohen emrat e rrugëve në Tuz

Edhe pse Tuzi zyrtarisht nuk i ka të emëruara rrugët, që disa ditë në hartën e faqes më të madhe të kërkimeve Google, u shfaqen emërtimet e disa nga rrugët kryesore të Tuzit.

Fillimisht, kohë më parë emri iu shtua rrugës kryesore të Tuzit, me emrin “Niksicka” dhe “Vojislavljevica”.
Pastaj vijuan të shtohen rruga Skenderbe, Ded Gjon Luli, Isa Boletini, Mother Tereza, Ismail Qemali, Fishta, Çun Mula, Smajl Martini, Vuksan Leka, Baca Kurti, Halil Haka, Om Haku etj.

Për vendet ku rrugët nuk kanë emërtime, Google Maps lejon përdoruesve të saj të regjistruar që të shtojnë emërtimet e rrugëve apo vendbanimeve që ende nuk janë të caktuara, ku pastaj Google Map i shqyrton para aprovimit.  Po ashtu, përdoruesit kanë mundësinë që për emërtimet ekzistuese të dërgojnë kërkesën për ndërrimin apo largimin e emërtimit. /Malesia.Org/
Mund ti shikoni:
https://maps.google.com/maps?q=tuzi&hl=en&ll=42.365829,19.330734&spn=0.004637,0.009645&hnear=Tuzi&gl=me&t=m&z=17

https://maps.google.com/maps?q=tuzi&hl=en&ll=42.365699,19.329693&spn=0.001159,0.002411&hnear=Tuzi&gl=me&t=m&z=19

https://maps.google.com/maps?q=tuzi&hl=en&ll=42.368132,19.328682&spn=0.001159,0.002411&hnear=Tuzi&gl=me&t=m&z=19

https://maps.google.com/maps?q=tuzi&hl=en&ll=42.361358,19.33134&spn=0.002319,0.004823&hnear=Tuzi&gl=me&t=m&z=18

12 Comments

  1. Kujt barre? Atyne qe shtojn emna srbisht apo e ke fjalen per tjert?
    Ne Tuz e krejt Malesi me ken fat kishin me u emnua shqip cdo rrug, vendbanim etj

  2. Edhe kjo segment i katrreses ndershqiptare, njejt si puna e varrezave ne Dinosh . Ky eshte problemi , me neve po luan dikush aq bukur sa ne as qe e verejme . Qellimi eshte qe te perchajne dhe referendumi qe do te organizohet mos te kaloj. Me percharjen e votuesit shqiptare komune nuk ka…. Edhe kjo eshte loj e radhes..

  3. edhe serbet e malazezet kane hise ksajte, ater asht n rregull disa rruge me ken me emna te tyre…mos kceni si po e them kta, nese nuk asht kshtu pse mburremi me Dod Smajlin ci vdiq per mikun Cetnik, e me disa tjere..aso rastesh kem mjaft n Malesi..disa rruge do te duhej me i emnua, psh: Rrugen Tuz-Shipshanik Deportacije Muslimana 1992;rrugen Tuz-Vuksanaj Orlov Let; rrugen Tuz-Dinoshe Bukovica, rrugen Tuz-Hot Kallugjerski Llaz, rrugen Vuksanaj-Vitoje-Bozhaj Masakra e Hotit,rrugen Tuz-Dushiq-Vranje-Vllane Oj Kuku Lele, qendren Bulevardi Crna Zemlja ose Crna Gora ose Dheu i Zi…si tdoni he…

  4. mendoj se rrugen kryesore ne Tuz duhet ta emrojm Ujace ne kemi shum nipa malazez e boshnjak edhe ata meritojn ne rrug me dit nga i kan majken e tyre

  5. Pasha Zotin

    Sa apsurditet po ku e fute ne kete teme Dode Smailin
    Simbas komentit tend ti dukesh se nuk po mburresh me Dode Smailin, atehere po na del se ti po polemizon me vetevehten se te tjeret mendojne ndryshe jo si ti.
    Dode Smaili nuk vdiq as per shkja as per cetnik e as per komunist por vdiq per vehte, nuk vdiq per emer as lavdata por vdiq per nder, burrni, dhe tradite te malsorit, nuk vdiq per pare e as per ar, por vdiq me mbrojt deren e shtepise dhe besen Iliro-Shqiptare qe cdo njeri mik apo armik eshte i paprekshem deri ne veteflijim te burrave te kullave besanike shqiptare.

  6. Sa e pa konceptueshme eshte per disa rasti i Dode Smailit kur provokojne se Doda vdiq per shkja,por gjelozisht harrojne se Doda si askush tjeter shprazi “batare”mbi ta dhe vrau shkije
    Qendresa dhe vdekja e Dode Smailit eshte fenomen i superioritetit tipik Biblik i Kanunit te Leke Dukagjinit
    Te dinim me mire vlerat dhe epitetet e baballareve tone me siguri se do te ishim ne nje pozite me te mire si etnicitet ne trevat tona te zaptuara nga shkjau i zi qe sot ne po i bejme hysmet,por duket se dalengade po zbehen te gjitha virtytet tona e bashk me to edhe rrespekti qe duhet te kemi per ta.

  7. Pasha Zotin
    dua met tregua dic sa hise kan shkiet malazez e serb apo boshnjak aty per tu vur emra jaq sa ke ti ne Beograd apo nish me ja vun emnin Dod smajlit
    Dod smajli asht ken nje Shqiptar i rrah i cili ka veprua ashtu per ner dhe burrni shqiptare dikur gjaksori nit te ka hi mrena nuk i ke than gja vec e ke perciedh prej shpijet shnosh e mir si kur rasti i Zef Miliqit Lulgjuraj dha jeten per Kumar me ni fjal nuk kthehem pa Kumaren se ma kini marr neshpi dhe i pushkatuan tan nuk ka asi burrash ma se nuk kishin me luaj sot ashtu si po luajn se tan lidert jan te shitun.

  8. Vertet interesant mendimi i ketij qe rrin tue ba be P.Z. prej kah aj propozimi i tij per emnin e rruges Tuz-Dushiq-Vllane-Vranje, pse kuku-lele? Greche Trieshi, vertet qendrimi i Dode Smajlit dhe trimnija e burrnija e tij kan kene heroizem i pashoq dhe ska chka sgtohet. Kure thue Biblik, ja qellon, sepse shkrimi shejt na meson qe nuk lejohet vrasja, pervech me mbrojte vetin dhe te afermin tand, e i afermi i Dodes ishte miku qe i kishte ardhe ne shtepi me lype ndime. Ne mund ta quejm chetnik apo si te duem, por aj ishte mik ne shtepine e Dodes qe dijti e deshti ta mbroj me jete te vet. Lavdi !

  9. Hajde Kanun hajde.Ne shekullin XXl ne ekspanzionin e internetit ne kohen kur njerzit bejn eksperimente te gjitha llojeve deri edhe leshohen me ramje te lir prej 39000metrash na gjejme ta afirmojm kanunin e Lekes qe ne edhe sot ja shohim sherrin psh.(gjakmarrja dhe ngujimi).
    Lavdija i qofte personit dhe protagonistit te asaj ngjarje,e cila per ate kohe ishte shembull.Por sot si tu sqarohet brezavet te ri se nje shqiptar jep jeten per(shkjaun) ate qe te gjith po pajtohemi se eshte armiku yne shekullor,qe ti Greç permanent e thua ne komentet tua qe nuk jane te pakta

Comments are closed.