Ndahen bursat studentore të Fondit Humanitar “Malësia” nga Nju Jorku (foto+audio)

Mbrëmë, me 29 Janar 2013, në sallën solemne të shkollës së mesme “25 Maji” në Tuz, nën organizimin e shoqatës “Teuta” u ndanë bursat studentore të mundësuara nga Fondi Humanitarë “Malësia” nga Nju Jorku.
Ky Fond vite me radhë përkrahë studentët malësorë duke i ndihmuar financiarisht në rrugën e tyre të studimit.
Përveç bursave studentore ky fond këtë vit ka ndihmuar edhe 46 familje skamnore nga Malësia me shumën prej 14700 dollarë amerikan. /FOTOGRAFITË/


Fjala përshëndetëse e shoqatës Teuta:
Mirëmbrëma dhe mirë se jemi bashkuar në këtë shkollë për të promovuar humanitetin e vëllezërve tanë me gjestin më të bukur  ‘’bursë studentore’’.

Ju përshëndes të gjithëve në emër të shoqatës ‘’Teuta’’ si organizatore e kësaj mbrëmjeje, për çgjë si shoqatë u jemi mirënjohës Fondit Humanitar ‘’Malësia’’ nga Nju Jorku që për herë të dytë i jep besimin shoqatës sonë të ndajë bursat për studentët tanë nga Malësia.
Fondi Humanitar ‘’Malësia’’ përqëndrimin kryesor  e ka tek arsimimi i shumë gjenerateve nga treva e Malësisë gjithmonë duke gjykuar se kjo është e vetmja mënyrë drejt përparimit, progresit,  emancipimit si shoqëri dhe rritjes së nivelit si komb.
Ky gjest nuk mund të kalojë pa u falenderuar dhe pa iu lënë vendi që meriton, prandaj në emrin tim personal dhe të shoqatës ‘’Teuta’’ dhe padyshim që këtyre falenderimeve i ngjeshën edhe të gjithë qytetarët e Malësisë e në veçanti studentat fitues të kësaj burse, i jemi mirënjohës  Fondit Humanitar ‘’Malësia’’ për kontributin e pandërprerë që po i jep zhvillimit të Malësisë në aspektin e arsimit, pa lënë mënjanë këtu edhe fusha dhe drejtime të tjera në nevojë për të cilat Malësia gjenë përkrahje tek ky Fond.
Shpresojmë që falenderimin kryesor studentat malësorë do ta tregojnë me suksesin e tyre në drejtimet që ata kanë zgjedhur dhe së shpejtit frutet që ata  mbledhin nëpër qendra të ndryshme universitare t’i sjellin në Malësi për ta ngritur dhe për t’i dhënë vendin e merituar.
Ju faleminderit dhe urime për bursën studentave fitues!
-Më lejoni që t’ju lexoj një letër që na ka arritur në imejlin e shoqatës sonë nga kryetari i fondit humanitar ‘’Malësia’’ për të përcjellur urimin për sukses studentëve të Malësisë.

-Tani vazhdojmë me leximin e emrave të studentëve fitues të bursës
Në fund na mbetet që shoqata ‘’Teuta’’ të falenderoi drejtorin e shkollës së mesme z.Semir Laleviq që na mundësoi sallën për këtë mbrëmje, Tv Boin si dhe portalin Malesia.Org .

Me dëshirë që humaniteti të mbetet parimi i shoqërisë sonë  shqiptare ju përshëndes të gjithëve dhe mirëupafshim në aktivitete tjera të shoqatës ‘’Teuta’’.

Letra e kryetarit të Fondit Humanitar Malësia:
Letër përshëndetëse përfituesve të Bursës së Studentëve për vitin shkollor 2012-2013
Të nderuar vëllezër e motra,
Të dashur studentë,

Në pamundësi të jem me Ju sot, dëshiroj që në emër të Fondit Humanitar Malësia të ju përcjellë përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore te gjithë të pranishmëve. Në mënyre të veçantë dëshiroj të përshëndes studentët, si ata që janë përfitues të bursës qe ne ndajmë sot, po ashtu edhe ata të cilët për shkak të mundësive tona të kufizuara nuk patëm mundësi të shpërbjemë me këtë ndihmë.
Me këtë rast, dua të falenderoj shoqatën Teuta e cila mori përsipër organizimin e shpërndarjes së bursave të sivjetme, si dhe të gjithe atyre të cilët na ofruan ndihmë në transferimin e fondeve dhe për bursat që shpërndajmë sot.
Dëshiroj të uroj të gjithë studentët përfitues të bursës së sivjetme duke dëshiruar që rrugëtimi dhe travajat tuaja në përfitimin e dijeve të larta akademike të jenë sa më të lehta dhe që në një të ardhme jo të largët të ktheheni nga PRANUES të shërbimeve në KONTRIBUES të vyeshëm të familjes dhe shoqërisë që I takoni. Ne jemi të vetëdijshëm se, për shkak të mundësive financiare të kufizuara, as këtë herë nuk ishim në pozitë të shpërblejmë me bursë të gjithë ata që mund të kenë merituar një të tillë. Pa dasht të ju bezdis shumë me shpjegime për mënyrën e funksionimit tonë, ndoshta nuk është e tepërt të kujtojmë të gjithë ju motra e vëllezër se burimi i vetëm i fondeve tona që shpërndajmë janë anëtarët dhe përkrahësit e Fondit Humanitar Malësia të cilët tash e 20 vite rreshtë e ndajnë mundin e djersën e tyre dhe të familjeve të tyre për të përkrah studentët si edhe aktivitetet tjera në të cilat kyçet Fondi Humanitar Malësia. Kjo sfidë jona e vazhdueshme na kufizon që përkrahja jonë të shtrihet vetëm tek një numër i studentëve meritor dhe jo në përmasat që do të dëshironim. Për këtë arsye, ne na mbetet të shpresojmë së të gjithë aplikuesit që nuk gjinden në listën e përfituesve do të na mirëkuptojnë dhe nuk do të dekurajohen që të aplikojnë përsëri në vitet në vijim.

Jemi të bindur se si përfituest e burses që shpërndajmë sot, ashtu edhe ata që nuk mundëm tu ndajmë një të tillë, së shpejti do të kthehen në gjirin e shoqërisë e cila ka aq shumë nevojë për dijet tuaja të përfituara akademike në mënyrë qe të jepni një kontribut të vyeshëm në zgjedhjen e halleve jo të vogla me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi e Malësorët në veçanti.

Edhe një herë, Ju përcjellim të gjithëve përshëndetjet tona vëllazërore dhe suksese në të gjitha lamitë e jetës.

I juaji,
Mark Nua Berishaj
Fondi Humanitar Malësia

Lista e studentëve perfitues të bursës:

TZJ r Emër dhe mbiemër Universiteti Viti Dega Vl. Mon.
1.1 Aferdita Sh.Gjokaj Kolegji Victory III Diplomaci $1200  
 2. Anton Gj.Nikprelaj NY Univ. TR II Shken. Komp. $1200  
3. Dalibor T.Lekocaj Univer. Struge II Juridik $1200  
4. Dijana Zef Gjokaj Universit. i MZ II Ekonomi $800  
5. Dorjan N.Berishaj Univer. i PR III Elektroteknike $1200  
6. Hana Pashk Kalaj Universit. i MZ II Matematike $800  
7. Liridona Lulgjuraj Universit. i MZ III Ekonomi $800  
8. Lule Gj. Gojcaj U.L.Gurakuqi I Fizioterapi $1200  
9. Mark N.Nucullaj Un. Medit. PG I Turizem $800  
10. Maida Halit Beqaj Univ. Amer. TR II Farmaci $1200  
11. Melisa Buto Beqaj Universi i TR II Art Skenik $1200  
12. Robert P. Gojcaj Universit. i TR I Mjekesi $1200  
13. Shtefan Gj.Ujkaj L. Gurak.Shk I Gazetari $1200  
14. Teuta Nua Gojcaj Universite i MZ III Juridik $800  
15. Valbona Berishaj Universit. i TR I Stomatologji $1200  
16. Valbona  Sinishtaj Universiti i MZ II Juridik $800  
17. Vera Kole Gjonaj Universite L.G. III Mesuesi $1200  
18. Elizab T. Lulgjuraj Universite L.G. III Infermjer $500  
19. Irena P. Memcaj     UDG I Diplomaci $500  
20. Jasmina I.Dreshaj L. Guraku. Shk. III Matematike $500  
21. Kristina P. Camaj Universite. i MZ III Mesuesi $500  
22. Leonard P. Bojaj Universite. i MZ III Shk. Kompj. $500  

 

/Malesia.Org/

7 Comments

  1. Nje falenderim i vecante per Fondin , per ndihmen qe u bene studentave ton, tash dy decenie ky fond na ndihmon dhe na perkrahe ne shume fusha, poashtu falenderoj eshe shoqaten,, TEUTA,, per kontributin qe jep ne humanizem e ne fusha te ndryshme te ARTIT, ndersa aplikuesve – fituesve te burses suksese dhe kjo ndihme u kurorezofte me diplome.
    Vetem me edukate, arsim,pune, emancipim e kulture do te ece Malesia.
    Me rrespekt: E DIPLOMUARA

  2. Ju lumtë te gjitheve qe mundoheni per te ardhmen e Malesise, me vjenë mirë që keni gjithmon keni deshire per ndihmes – Zoti ju ndihmoftë dhe u shperbleftë ne te mirë. Ni vrejtje kam ne ndarjen e burrsave opo me mire te them vrejtje per atë formularin, ju lutem ini pak me shume korrekt! Aty shkruan që ” Nota minimale per tu kpnsideruar me burse eshte SHKOLLE E MESME =4.0 ; ndersa te fakultetit 7.0 mesa shoh une ktu ka nxenesa teje te dobet per tju perkushtuar bursa!

    • Nje falenderim i veqante per kryetarin e Fondit Humanitar Malesia dhe per te gjithe anetaret e fondit.Puna e juaj e palodhshme per te miren e Kombit na gezon edhe neve.Ju falenderojme per se forti per ndihmen,perkrahjen materiale qe i keni bere Shoqates se Vellezerise Kosove Malesi e Madhe “Martin Dreshaj ” Peje per realizimin e programeve tona kulturore gjat vitit 2012 ,ju jemi mirenjohes per jete. Zoti ju bekofte.

  3. Ku ini patriota t fort po jav nepni edhe ktyne ci studiojn en gjuhen malazez a t fortit burra ini ju te fondit…JO MUA CI E KAM MESATAREN 9.0 nuk ma jep kush bursen se nuk u lutem as su futem en b**thhh em falni en shprehje.

  4. Edhe une pajtohëm se në shum raste nuk është i qëlluar vendimi për bursën, por jam i bindun se gjuha e studimeve nuk është masë për patriotizëm. Për ne shqiptarëve do të ishte mir të studiojmë në sa ma shum destinacione. por fatkeqsisht shiheni se kush janë vepruesit ma të mëdhei dhe besnik të pushtetit. Ni mos i shihni janë studentat e Kosovës!!! Gjynaf para Zotit dhe KOMIT.

Comments are closed.