6 Prilli, Dita e krenarisë sonë, po afron!
102 vite na ndajnë nga Prilli i lavdisë së madhe!
22 vite u bënë që kur Lidhja Demokratike, Dega e Malësisë, e shënon këtë datë historike.
Edhe sivjet ne vazhdojmë traditën tonë, ngjitjen në Bratilë!
Në shenjë respekti për sakrificat që i bënë Malësorët, ne bëjmë këtë shtegtim-homazh dhe përkulemi para atyre gurëve të larë me gjakun e tyre. Vlerësojmë se respekti për ta nuk shprehet vetëm përmes fjalëve të mëdha, koncerteve, shpenzimeve dhe ngjarjeve megalomane, por përmes sakrificave, sado të vogla, që bëjmë duke e ndarë këtë ditë për Ta dhe duke u ngjitur në vendin ku Ata vun themelet e Shqipërisë, siguruan lavdinë për vete dhe krenarinë kombëtare për ne.
Të shtunën, më 6 prill, LDnëMZ, Dega e Malësisë, organizon daljen në Bratilë.
Ftojmë anëtarët, simpatizantët dhe adhuruesit e tjerë të kësaj date të na bashkëngjiten.
Tubohemi para zyrës së LDnëMZ në ora 9:30. Nisemi menjëherë pas takimit.
Lavdi kryengritësve!
Lidhja Demokratike, Dega e Malësisë