Në mbledhjen e sotme, të njëzetën me radhë të Kuvendit të KU të Tuzit, u diskutua për dy pika të parapara me rendin e ditës. Pika e parë kishte të bëjë me informatën mbi aktivitetet e deritashme që janë realizuar në rregullimin e shtratit të lumit Urrelë, kurse e dyta mbi propozim vendimin për plan programin zhvillimor të KU të Tuzit për vitin 2013.
Në fillim u paraqit një informate cila përshkroi punimet deritashme në lumin Urrelë, e me të cilat krejt opozita nuk ishte e mendimit se është punuar aq sa edhe njoftoi pushteti . Pra të gjithë këshilltarët opozitar theksuan se dhe përkundër dëshirës së mirë që është dashtë të punohet në lumin Urrelë, është punuar shumë pak.
Kryetari i Komunës njoftoi se sipas informatave që disponon ai , deri më tani janë pastruar afro 1000 metra, konstatim me të cilin nuk u pajtuan këshilltarët opozitar, e posaçërisht këshilltari Gjergj Camaj (ASH), i cili theksoi se më shumë janë shpenzuar në derivate se sa në punën e pastrimit të Urrelës.
Kryetari i komunës theksoi se problemi i Urrelës është i të gjithëve dhe se duhet të gjithë të japin kontribut, për çgjë u sjell një vendim së bashku me opozitën që të bashkohen kryetarët e klubeve të këshilltarëve edhe së bashku me kryetarin e komunës dhe të parlamentit të hartojnë një plan projekt i cili edhe përfundimisht do ti jepte rregullimin kësaj çështje kaq të ndjeshme. Për Pikëm e dytë të rendit të ditës nuk u diskutua aq shumë nga se opozita u deklarua se , as që duhet të debatohet për këtë pikë nga fakti se është tejet e ndjeshme dhe se votimi për të duhet të jet i kujdesshëm, sepse , siç u shprehën, kjo ka të bëjë edhe me terirotin e KU , e që Podgorica, sipas tyre, dëshiron të uzurpojë disa teritore që i përkasin KU të Tuzit.
Për këtë pikë të rendit të ditës nuk u votua nga shkaku se këshilltarët e opozitës braktisën sallën e Kuvendit e nga ana tjetër pushtetit i mungoi kuorumi që të deklarohet për këtë pikë të rendit të ditës. /RTCG/ – /MALESIA.ORG/