Podgorica po tkurrë kufijtë e Malësisë

Kompania “Investment & Consulting” e cila është caktuar për punimin e studimit të arsyetshemirisë ekonomike për themelimin e Komunës së Malësisë, nuk e a përfshire territorin e fshatit Shtëpitë Rakiq (Dheu i Zi) në studimin e tyre, shkruan gazeta DAN.

Sipas këtij burimi, Komuna urbane e Tuzit dhe Komuna e Podgoricës janë në negociata se kujt do ti takoj kjo pjesë e cila dihet historikisht si pjesë e Malësisë.

Kjo pjesë e Dheut të Zi është pjesë e Bashkësisë Lokale të fshatit Milesh, kështu dhe e pati vërtetuar Kuvendi i kryeqytetit, me 26 dhjetor të vitit të kaluar, si pjesë e Komunës urbane të Tuzit.

Tani kryeqyteti kërkon që kjo pjesë ti takojnë Podgoricës.

Për zhvillimin e negociatave në mes KU Tuz dhe Podgoricës, në lidhje me këtë çështje, e vërtetoi kryetari i Kuvendit të KU Tuz, Fadil Kajoshaj.

Kajoshaj tha se është kërkuar nga kompania e cila po merret me elaboratin, që në studim të përfshihet edhe ky vendbanim.

Ai sqaroi se ky vendbanim është pjesë e Malësisë, dhe se ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, dhe se ndryshe nuk mund të jetë.

Në lagjen Shtëpitë Rakiq, 25 kompani kanë magazina dhe hangarë, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Podgorica e kërkon këtë lagje, mendon Kajoshaj.

Përpos pjesës së Dheut të Zi problematike është edhe pjesë e Malit të Kakarriqit, rrugës që çon për ne Triepsh si dhe Korita. /MALESIA.ORG/