Genci Nimanbegu lajmëron se per dhjetë ditë do të korigjohet ndërrimi ligjit të organizimit territorial, i cili parasheh dhënien e Komunës për Malësinë.
Propozimi për ndërrimin e ligjit të organizimit territorial në MZ, i cili parasheh dhënien e Komunës për Malësinë, përsëri para deputeteve do të paraqitet në dhjetë ditët në vijim, lajmëron për gazetën “DAN” deputeti i Forcës Genci Nimanbegu.
Ai përkujton se amendamentet e propozuara në Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, kohët e fundit nuk kanë marrë mbështetjen e mjaftueshme nga anëtarët e komisionit parlamentar legjislativ.
Unë pres që me disa ndryshime të vogla që duhet bërë, në dhjetë ditët e ardhshme, propozimi përsëri do të gjendet para anëtarëve të komisionit për të vazhduar procedurat e shqyrtimit të saj. Qëllimi është që referendumi për komunën e Malësisë të shpallet në shtator, siç është rënë dakord para zgjedhjeve presidenciale dhe se ata do të punojmë në atë drejtim deklaroi Nimanbegu.
Ndër të tjera, nga Partia Socialiste popullore (SNP) kanë paralajmëruar se sipas propozimit të deputetit të Forcës në përbërjen e formimit të komunës ndodhen edhe disa fshatra që në kufijtë kadastral nuk i përkasin Malësisë. Nga Nimanbegu është kërkuar të jetë i dedikuar se a kërkon statusin e Komunës për Malësinë apo të Tuzit, sepse të dy emrat, siç ia kanë shpjeguar ata nuk mund të qëndrojë në propozim. Nimanbegu deklaroi se mangësitë në amendamentet e propozuara për ndërrimin e ligjit do të eliminohen atëherë kur ata të marrin një përgjigje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ai theksoi se para pesëmbëdhjetë ditësh MPB i kanë dërguar një letër, duke u kërkuar përgjigje, se a është elaborati për studimin e qëndrueshmërisë ekonomike të komunës së re në përputhje me ligjin. Përgjigjën nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilën e kemi të domosdoshme që të shohim nëse elaborati, ka ndonjë mangësi të mundshme, ende nuk e kanë fituar. Ai shpjegon se nuk e din për të cilën arsye MPB e zvarritë dhënien e mendimit mbi elaborat, të cilin ua kanë dorëzuar para 8 muajsh deklaron Nimabegu.
Ai pret që mbas marrjes së përgjigjes, të plotësoi tekstin ligjor duke theksuar se qëllimi është që mbas kësaj, procedura për fitimin statusit të Komunës së plotë të lëvizin në një ritëm më të përshpejtuar. “Shtatori për ne është definitivisht afati për mbajtjen e referendumit. Ky është qëllimi ynë i parë, kurse përfundimtari, natyrisht, fitimi i statusit të Komunës” deklaroi Nimanbegu.
Sipas Nimanbegut, ai nuk pret që në procedurën e mëtejme të jetë ndonjë pengesë nga ana e DPS që ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë. Sipas ti tani për tani nuk ka asnjë gjasë që zgjedhjet në Podgoricë, mund të mbahen në vjeshtë të këtij viti dhe se është e qartë se në vendvotime në Kryeqytet, si dhe në disa komuna tjera, do të shkohet në pranverën e ardhshme. Prandaj, në qoftë se dikush ka pasur dëshira të pengojë marrjen e statusit të komunës së Malësisë , unë nuk shoh më se cili do ishte argumenti që një pjesë e publikut të besoi më në to, përfundoi Nimanbegu.
Albert Camaj