Partia Demokratike e Socialisteve (DPS), tha të martën se me pavarësimin e shtetit të MZ dhe procesin e integrimit dinamik për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO është vëndos pika e fundit për të gjithë idetë e shteteve të mëdha në Ballkan, përfshirë edhe idenë e një të ashtu-quajturës. Shqipëria Natyrale. DPS reagoi në dekleratën e Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare se do të nënshkruante peticionin për formimin e të ashtuquajturës Shqipëria Natyrale.
Partia Demokratike e Socialistëve, pas deklaratës së Sinishtaj, deklaroi se ajo është e bindur se partnerët e tyre politik të Iniciativës Qytetare janë të vetëdijshëm se ky është një projekt që është në kundërshtim me qëllimet e koalicionit dhe i cili nuk do të kontribuojë në arritjen e as ndonjë benifecioni politik.
Ne jemi të bindur se partnerët tonë politik të Iniciativës Qytetare, me të cilin na lidhin interesat e përbashkëta kombëtare të ruajtjes së stabilitetit lokal dhe rajonal si dhe sa më shpejtë anëtarësimin e mundshëm në NATO dhe BE, si dhe zhvillim dinamik ekonomik dhe social të shtetit, janë të vetëdijshëm se është fjala për një projekt që është në kundërshtim me qëllimet e koalicionit tonë dhe që nuk do të kontribuojë në arritjen e asnjë përfitimeve politike thuhet në reagimin e DPS.
Partia Demokratike e Socialisteve (DPS), tha se me pavarësimin e shtetit të MZ dhe procesin e integrimit dinamik për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO është vëndos pika e fundit për të gjithë idetë e shteteve të mëdha në Ballkan, përfshirë edhe idenë e një të ashtu-quajturës. Shqipëria Natyrale.
Aq më tepër kur në rindërtimin e shtetit të Malit të Zi kontribut të barabartë kanë dhënë të gjithë qytetarët e Malit të Zi, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, duke qeverisur parasëgjithash nga ndjenja se kjo është një shtëpi e përbashkët për të gjithë ne dhe shtëpia është e hapur për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, – thuhet në deklaratë.
Ndërkaq funksionari i DPS, Nikollë Gegaj, deklaroi për gazetën “Pobjeda” se ka dëgjuar se në Tuz do të organizohet një peticion për nënshkrime që e ka paralajmëruar Koço Danai, por ai është i sigurt se ky peticion nuk do të gjejnë mbështetje tek banorët e Ku të Tuzit.
– Unë sigurt nuk do të nënshkruaj këtë peticionin. Për mua, teza e “Shqipërisë natyrale” është anakronike dhe jo natyrale. Ne jetojmë në një kohë kur popujt e Ballkanit janë komunitetet e vendeve të ndryshme dhe kështu nuk ka asnjë komb-shtet në Ballkan. Ideja e zgjerimit dhe ndryshimi i kufijve kombëtarë dhe etnikë në rajon, dhe në këtë kontekst konceptet e ndryshme të “shteteve të mëdha” janë pjesë e politikave retrograde të kaluarës – tha Gegaj.
Sipas Gegaj dekleratat e Danaj, nuk janë pikëpamjet zyrtare të Shqipërisë. dhe se në çdo shoqëri pluraliste mund të dëgjohen tone të ndryshme, apo iniciativa të nisur,a, por të gjitha këto nuk pasqyrojnë politikën zyrtare të fqinjëve tanë.
Albert Camaj