Sot (21 tetor) rreth orës 10 të mëngjesit, portali MALESIA.ORG ishte sulmuar nga hakeret të cilët për disa orë mbajtën portalin nën kontrollin e tyre.
Në faqe u publikua mesazh ofendues i shkruar në gjuhen malazeze/serbe, bashkangjitur flamurin malazez.
Pas disa orë punë nga ana e stafit tonë, portali u mori nën kontrollin tonë dhe gjithçka u kthye në normale.
Përpos disa materialëve të publikuara ditët e fundit, e të cilat i rikthyem, nuk kemi vërejtë të jenë fshi apo dëmtuar materiale tjera.
Nëse vëreni se diçka nuk funksionon si më parë, jeni të lutur të na njoftoni përmes email: stafi@malesia.org
Falënderojmë të gjithë ata që na përkrahën dhe vazhdojnë të jenë me ne.
Misioni ynë informativ e kombëtarë vazhdon…
Stafi MALESIA.ORG
Portali pas sulmit: