Solemnitet me rastin e 15 dhjetorit Ditës së Çlirimit të Tuzit

Me rastin e 15 dhjetorit ditës së çlirimit të Tuzit është organizuar solemnitet në të cilin janë shpërndarë çmimet e KU të Tuzit për vitin 2013-të në QIK Malësia në Tuz.

Manifestimit i priu antonimi i himnit malazez dhe përshëndetja e kryetarit të KU Tuz Frano Lulgjuraj në gjuhën serbo-malazeze. Pjesa më e madhe e programit ishte në gjuhën serbo-malazeze.

Këtë vit me mirënjohje nga kryetari i jurisë Mark Camaj u nderua Vitore Lulgjuraj zv/drejtoreshë e gjimnazit “25Maji” në Tuz dhe dr. Abedin Axhoviq për kontributin e tyre shumë vjeçar në fushën e arsimit dhe mjekësisë.

Të pranishëm në këtë solemnitet kanë qenë numër i madh mysafirësh dhe autoritete të larta mes të cilëve edhe ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nianzi Talilir, përfaqësues të shoqatës së luftëtarëve dhe antifashistëve të Malit të Zi, të ndërmarrjeve publik dhe private, etj.

Kryetari i Komunës Urbane të Tuzit Fran Lulgjuraj ndër të tjera gjatë fjalës përshëndetëse ka folur mbi atë çfarë është punuar në të kaluarën dhe çfarë është në ndërtim e sipër duke thënë se nuk është punuar pak por është punua brënda mundësive financiare.

Lulgjuraj gjatë fjalës së tij uroi që në vitin 2014 të shënohet dita e Komunës pa parashtesë urbane, pra Komunën e plotë ashtu siç qytetarët e dëshirojnë.

Përveç një numri të madh pjesmarrësish ditën e Komunës Urbane të Tuzit përmes telegrameve të tyre të urimit e kanë shprehur edhe Presidenti i shtetit Filip Vujanovic, kryetari i kuvendit të Malit të Zi Ranko Krivokapic, vicadmirali i ushtrisë malazeze Dragan Samardzic si dhe nënkryetari i kuvendit të Malit të Zi Zelko Sturanovic. Në përfundim të solemnitetit ka vijuar një program muzikor e më pas është shtruar një koktej modest për të gjithë të pranishmit.

Me rastin e 15 dhjetorit, 69 vjetori të çlirimit të Tuzit nga okupatori fashist, u mbajt manifestim i organizuar nga Komuna urbane e Tuzit.
Manifestimi filloi me himnin malazez, pastaj fjalën e rastit e mori kryetari i komunës Frano Lulgjuraj, i cili foli për investimet të cilat janë bërë në Malësi gjithashtu dhe për planet e ardhshme investitore, por sqarimet munguan në gjuhën amtare si dhe pjesa më e madhe e programit ishte në gjuhën serbo-malazeze.
Shpresojmë që në të ardhmen udhëheqësia e KU Tuz të i kushtojnë kujdes datave historike të Malësisë dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.

/MALESIA.ORG/