Gjendët trupi i pajetë i Anton Dedivanovic

moraçaTrupi i Anton Dedivanovic (Dedivanaj), i cili u zhduk në fillim të dhjetorit, është gjetur sot në bregun e lumit Moraça në Zetë.

Nga drejtoria e policisë njoftojnë se trupi i pajetë është vënë re nga disa vendas në fshatin Grbavci në Zetë.

Hetimet në vendin e ngjarjes janë në vazhdim, kurse përmes autopsisë u konstatua identiteti.

Familja e Antonit (33 vjeç) për humbjen e tij njoftuan policinë në fillim të muajit dhjetor.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Dedivanaj. /MALESIA.ORG/