Drama e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Përplasjet” të autorit dhe regjisorit Ekrem Kryeziu, u mbajt mbrëmë në QKI “Malësia” në Tuz, e përciellur me një numër të madh të qytetarëve të cilët duartrokiten punën e shkëlqyer të aktorëve Çun Lajçi, Afrim Muçaj dhe Genta Rektoceri.
Sinopsisi i kësaj drame ishte përplasjet janë lirihte të së djeshmes, dramës së sotme s’do të doja të jetë plagë e së nesërmes.
Qeni, Toni dhe Eva janë personazhe të vërtetë për aq sa e vërtetë është e vërtetë, për aq sa duam ta pranojmë një të vërtetë si të vërtetë. /TV Boin/MALESIA.ORG/
Foto: Albert Camaj