Zgjedhjet lokale me 25 maj, votat e Malësisë përsëri në kutitë e Podgoricës

zgjedhejtDPS e Milo Djukanovic edhe një herë shkelë votën e fituar për premtimet e dhëna – Subjektet shqiptare, a do të bojkotojnë pushtetin qendror me DPS-në dhe pjesëmarrjen në këto zgjedhje?

Edhe pas shumë premtimeve e spekulimeve nga ana e partisë më të madhe në pushtet DPS-së, se Malësia në zgjedhjet e vitit 2014 do të hyjnë me status të ri të Komunës së plotë, sipas gjitha gjasave edhe në këto zgjedhje mbetet Komunë urbane e Podgoricës.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanovic ka shpallur datën 25 maj për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 12 komuna.

Vujanovic deklaruar se ka shpallë zgjedhjet për këshilltar në Kuvendin e kryeqytetit të Podgoricës dhe Kuvendet e komunave të Tivarit, Bijello Poles, Danillovgradit, Zhablakut, Kollashinit, Plavës, Plluzhinës, Plevles, Rozhajës, Shavnikut dhe Gucisë thuhet në vendimin e presidentit.

Përkujtojmë se disa nga liderët dhe subjektet politike shqiptare kishin premtuar që do të bojkotojnë zgjedhjet dhe do të braktisin koalicionin në nivelin qendror me DPS-në, nëse statusi i Komunës së Malësisë nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve lokale të këtij viti. /MALESIA.ORG/