Jozyrtarisht: Protestë e shqiptarëve edhe në Ulqin?

ulqiniMbasi që në disa ditët e kaluara janë mbajtur tubimet protestuese të Shqiptarëve në Tuz dhe Plavë, si dhe në Uashington, paralajmërohet mundësia e organizimit të tubimit të ngjashëm edhe në Ulqin. Pyetja kyçe e cila shtrohet është kush do të jetë formalisht organizator i kësaj proteste.

“Ulqini është qendër politike, ekonomike dhe kulturore e Shqiptarëve në Mal të Zi, e vetmja komunë ku ne bëjmë shumicën dhe rendi është që në mënyrë demokratike të shprehim pakënaqësinë tonë me gjendjen momentale”, na tha udhëheqësi i një partie politike. Ai si dukuri shqetësuese përmendi emërimin në vende të rëndësishme në këtë komunë të personave që jo vetëm që nuk janë Shqiptarë por nuk janë as Ulqinakë të çfarë do lloj kombësie, siç është bërë pak kohë më parë me shefin e policisë.

Përndryshe, në mbledhjen e fundit të Këshillit kombëtar të Shqiptarëve e cila të shtunën u mbajt në Tuz është arritur përfundimi që në mënyrë konstante përkeqësohet pozita e Shqiptarëve në këtë shtet. /UL-info/MALESIA.ORG/