Një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të “Tifozëve Kuq e Zi” dhe aktivistë të “Aleancës Kuq e Zi”, kanë zhvilluar një protestë në sheshin përpara Piramidës, për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit në burgun grek.
Me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen.
Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë.
Ilia Kareli, u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit, në qelinë e tij në burgun e Nigritas, ku ishte transferuar pas vrasjes së gardianit grek Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos. Kareli ishte transferuar në këtë burg për arsye sigurie, pas vrasjes së gardianit grek, i cili kishte refuzuar ta lejonte për të takuar nënën e tij.
Rezultatet e autopsisë nxorën në dritë një të vërtetë të frikshme, se Ilia Kareli kishte gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet e forta. Sipas ekspertizës mjekoligjore, 40-vjeçari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete të tjera. Por veç thyerjeve e goditjeve të shumta, Kareli u torturua në burg derisa humbi jetën.
Aleanca KuqeZi vihet në krye të protestave/ Mijëra në shesh kundër qeverisë dhe vasalitetit ndaj Greqisë
Mijra protestues kanë pushtuar rrugët e Tiranës me parrulla patriotike dhe anti-qeveritare duke kërkuar më shumë drejtësi dhe dinjitet pas vrasjes së Kudret Kumes dhe pritjes që kryeministri Rama i bëri dje sipërmarësve grek duke u krijuar lehtësira fiskale. Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi iu bashkuan protstës dhe e drejtuan atë për më shumë se një orë. Në këto momente protestuesit kuqezi të cilët kanë nisur marshimin nga sheshi kryeministrisë i janë drejtuar ambasadues greke. Sot në muengjes lideri kuqezi Kreshnik Spahiu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkoheshin protestave patriotike. Gjatë protestave pati thirrje kunduer qeverisë Rama. /BotaSot/MALESIA.ORG/