Ndryshimi i Ligjit për organizimin territorial dhe Ligjit mbi Kryeqytetin, sipas të cilit Tuzi parashikohet të behët Komunë e Kryeqytetit, deputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj ka paralajmëruar se janë duke përgatitë amendamentet të cilat do të dorëzohen në Parlamentin e Malit të Zi.
Sipas këtyre amendamenteve, Komuna e Kryeqytetit do të quhej Malësia/Tuz si dhe e drejta për shpalljen e Komunës do ti takonte Kuvendit Lokal në vend të Kuvendit të Kryeqytetit.
Gjeloshaj gjithashtu ka propozuar që në rast të konfliktit në mes të komunës së ardhshme dhe Kryeqytetit, çështjen e zgjedhë Qeveria dhe jo administratori i Kryeqytetit siç është e propozuar në projekt-ligjin e përbashkët të DPS-së dhe partive shqiptare.
Disa ditë më herët nga Këshilli Legjislativ pranë Parlamentit malazez, ky projekt-ligj, gjegjësisht Komuna e Kryeqytetit, është vlerësuar si jo-kushtetuese dhe në kundërshtim me sistemin juridik të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/