Aktivistë të DPS-së mbulojnë tabelat e komunikacionit me pankartat e tyre parazgjedhore.
Ashtu si dhe herëve tjera, aktivistët e koalicionit të DPS-së (DPS-UDSH-Partia Boshnjake) nuk zgjedhin rrugë për një fushatë të ndershme e të qytetëruar.
Materialet reklamuese, pankartat e DPS-së mund ti vëreni në çdo vend. Ato mund ti shihni në objekte e prona private dhe publike, e madje mbulohen edhe tabelat/shenjat e komunikacionit.
Në shtete ku ligji funksionon, për këto vandalizma dikush do të jepte përgjegjësi.
Përpos gjitha këtyre, ata ditëve të fundit kanë në shënjestër materialet reklamuese të partive tjera, të cilat i dëmtojnë dhe në vend të tyre vendosin pankartat e tyre. /MALESIA.ORG/