Smajl Çunmulaj nderohet me titullin “Mirënjohje e Qytetit” të Shëngjinit

Smajl Maliq Cunmulaj mirenjohje 01Në një ceremoni të veçantë, dje me 14 qershor u bë hapja zyrtare e sezonit turistik në plazhin e Shëngjinit, ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe më gjerë.

Kryetari i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj me këtë rast ndau titullin “Mirënjohje e Qytetit” për ish kryetarin e Komunës urbane të Tuzit, Smajl Maliq Çunmulaj me motivacion “përfaqësues i një familje të madhe të Malësisë “Bajraktar i Hotit”. Ka kontribuar për ruajtjen e vlerave dhe traditës në të gjitha trojet Shqiptare dhe si një mik i madh i Shëngjinit.”

Në këtë ceremonial u përurua shtatorja e Atë Zef Pllumi ku morën pjesë personalitete të shumta si ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe homologu i tyre kroat Stipe Mesic.

Shëngjini është qyteti verior shumë i frekuentuar nga turistët shqiptarë dhe të huaj. /MALESIA.ORG/

Smajl Maliq Cunmulaj mirenjohje