“Elita 5” është grup muzikorë i zhanrit të muzikës rok. Ky grup që tashmë është i njohur për të gjithë, fillimet i ka nga vitet e 90-ta në Tetovë. Që nga fillimi, ky grup pushtoi zemrat e të gjithë atyre që adhurojnë muzikën , në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët. Gjatë gjithë këtyre viteve kanë realizuar albume, video klipe e këngë të shumta që këndohen nga të gjitha moshat dhe janë të pavdekshme. Pjesëtarët e këtij grupi janë: Besim Ibraimi (baterist)dhe themelues i grupit, Arif Ziberi (vokal), Mevaip Mustafi (solo kitarë), Agron Idrizi(bass kitarë), Valon Gashi(kitarë) Nexhat Mujovi -Wirusi (sintisizer- producent).
1.“ Elita 5“, emër tashmë i njohur në hapësirën mbarë shqiptare . Unë, nuk dua të pyes se si filluat karrierën tuaj. Por, sa e vështirë ka qenë që të arrini gjithë këtë famë dhe ta vazhdoni gjithnjë ?
Elita 5: Kur “Elita 5” filloi të fitojë famë tashmë ishim familjarë dhe kishim obligime edhe ndaj familjes, duke e pasur parasysh se për të arrite dhe për të mbajtur famën duhen shumë investime, dhe, kur ajo që fiton nuk përputhet me atë që duhet të shpenzosh shumica a anëtarëve të “Elita 5” punonim nëpër punë dytësore. Kështu që padyshim ishte një rrugë e gjatë, gjë e lodhshme dhe për të arrit lodhjen e sotme ia vlen, kur pasioni është puna jonë.
2. Falë talentit dhe pasionit tuaj me këngë të shumta keni përfituar zemrat e adhuruesve të muzikës. Cila është formula e këtij suksesi?
Elita 5: Formula e këtij suksesi është padyshim punë e palodhshme e të gjithë anëtarëve dhe pasioni për muzikën ku ndjejë nevojën të veçojë dhe talentin e padiskutueshëm të Nexhat Mujovi ( Wirus ) i cili iu përkushtua këngëve të “ Elita 5”, me gjithë mundin e vetë për gjithë këto vite.
3.Që nga vitet e 90-ta e deri më sot keni marrë pjesë në evenimente të shumta dhe të rëndësishme muzikore ku jeni shpërblyer me çmimet më të larta. Çfarë kishit veçuar nga e gjithë kjo?
Elita 5: Nga shumë çmime që kemi marrë, unë, do të veçoja dy çmime.
“ Çmimi i jetës” nga akademia e Shqipërisë dhe “ Çmimi i jetës” nga akademia e Kosovës.
4.Falë sukseseve të arritura kudo që paraqiteni dhe këndoni, ju përcjellin numër i madh i adhuruesve tuaj. Çfarë ndjesie është kjo për ju që jeni aq të mirëpritur dhe të dashur nga publiku Shqiptarë?
Elita 5: Padyshim është një ëndërr e realizuar e jona, pasi që çdo herë që performojmë, emocionohemi pa masë dhe çdo herë që publiku i këndon këngët me ne rrënqethemi.
5.“ Mohikani i Fundit”, titull shumë interesant dhe domethënës i albumit tuaj të fundit. Nga kush është përcaktuar dhe çka tregon “ Elita 5 “ me këtë?
Elita 5: Ishte ideja e Wirusit ku menjëherë gjeti edhe miratimin e çdo anëtari pasi që ishte mënyra ideale për të shprehur faktin që i kemi mbetur besnik rock-ut, me të cilin dhe na pranoi publiku shqiptarë që në fillimet e karrierës.
6.Kënga “ Më fal “, që është projekti juaj filmik, i ka lënë pa fjalë të gjithë e sidomos adhuruesit e këngës tuaj. Si lindi ideja për një realizim të tillë dhe a keni pritur një sukses të këtillë nga ky projekt?
Elita 5: “Elita 5” me këtë projekt diti të zgjedhë njerëzit e duhur për të punuar mbi këngën, për ti dhënë publikut një këngë të re që do të këndohet ndër vite. Ku suksesi ishte i sigurte me bashkëpunimin e “ Pro Sound”, Fatmir Muja dhe Daniel Jovevski, ku të gjithë mendojë që e kanë dhënë më të mirën e tyre ashtu si edhe “Elita 5” e kërkon.
7.Gjatë këtij rrugëtimi në muzikë keni realizuar albume të shumta, e njëri ndër ta është edhe “ Nuk jam Al Kapone “, që është albumi juaj i dytë. A jeni edhe ju i të njëjtit mendim se ky ka qenë njëri ndër hapat më të mëdhenj të suksesit tuaj?
Elita 5: “ Nuk jam Al Kapone “, është albumi jonë i dytë i vitit 1992 i cili ishte albumi i parë i “ Elita 5”, që depërtoi në të gjitha trevat shqiptare, ku u pëlqye shumë nga publiku shqiptarë, na dha fillin e famës që sot e posedojmë.
8.Kryesisht këngët tuaja janë balada dhe i këndoni dashurisë. A janë këto këngë që kanë të bëjnë me Ju, personalisht, apo jeni interpretues i atyre dashurive që janë të pa realizuara?
Elita 5: Ne jemi pjesë e reflektimit të dashurive të realizuara apo të pa realizuara “tona”, të rrethit ku funksionojmë.
9.“ Elita 5”, çdo herë i veçantë me muzikë, këngë, interpretime, video klipe … Si e arrini këtë gjë gjithmonë?
Elita 5: Kjo gjë arrihet me vite ku dhe ju e dini se “ Elita 5” nuk bënë këngë çdo muaj, çdo vit. Për të prodhuar këngë që meriton publiku shqiptarë. Këngët që janë në treg sot nga “ Elita 5 “ seleksionohen nga shumë e shumë këngë të tjera që nuk i keni dëgjuar. Besoj, fakti që vlerësojmë publikun tonë është formula e suksesit dhe veçantia e këngëve tona.
10. Gjatë gjithë këtyre viteve në skenë, siç e thamë edhe më lartë, keni arritur suksese të shumta. A ka qenë ky qëllimi juaj dhe a keni arritur atë që keni dëshiruar?
Elita 5: Po, ky ka qenë dhe e kemi arritur.
11. Të rinjtë e dëgjojnë dhe e duan muzikën tuaj. Këndojnë këngët tuaja edhe ato nga vitet e 90-ta. Çfarë do të dëshironit që këta të rinj të marrin nga arti juaj?
Elita 5: Mendoj që arti jonë nuk është vetëm muzika, por, edhe kompaktësia, sinqeriteti dhe besnikëria ndaj punës, audiencës dhe muzikës. Të rinjve do tu lutesha të ndjekin këto veti në çfarëdo qoftë puna e tyre dhe me shumë krenari do të korrin suksesin e mundit të tyre.
12. Në koncertet tuaja këndoni çdo herë live. Cili është mendimi juaj, sa është kjo përparësi për krijuesit muzikor?
Elita 5: Të performuarit live na bënë që me krenari të ju bëjmë ballë duartrokitjeve të publikut, dhe kjo po që është përparësi.
13. Në tregun Shqiptarë shohim dita ditës rryma të shumta të muzikës. Ju, si e shihni sot artin muzikor nga këngëtarët shqiptarë?
Elita 5: Sa i përket muzikës shqiptare do të thoja që producentët shqiptarë ecin me hapa të mëdha përpara, por, nuk do ta thoja të njëjtën gjë për këngëtarët.
14. Një thënie filozofike thotë: “ Të shpjerë dritë në thellësinë e zemrës së njeriut – ja detyra e artistit”. Si e komentoni ju këtë dhe sa pajtoheni me këtë thënie?
Elita 5: Nëse drita ndriçon errësirën atëherë artisti është ai që flak shkendinë e spektatorit. Padyshim që pajtohem.
15. Jetoni dhe veproni në Maqedoni por shpesh gjendeni edhe në Shqipëri. Ku e ndjeni veten më mirë?
Elita 5: Arti jonë bashkon shqiptarët dhe padyshim ndjehemi më mirë aty ku këndojmë këngët nën përcjelljen e publikut.
16. Siç më kini thënë, kjo është intervista e parë për ndonjë medium në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Cili do të ishte mesazhi për adhuruesit tuaj të shumtë , jo vetëm në këto hapësira por edhe në rrafshin më të gjerë?
Elita 5: “ Elita 5“, do të jetë me ju gjithnjë përderisa na përkrahni!
Dijana Gj. Dukaj