Gëzim Ibroçi: I lindur fajtor

tekste-shqipe-perkthyera01Në pa mundësi të bëj më shumë për momentin të kërkoj falje biri im, bile po të kërkoj falje publike.

Ti linde dhe u rrite, fillove shkollën por jo i barabarte me moshatarët e tu, linde me faj si duket, edhe pse autokton ne tokën tënde, ti linde me fajin që linde shqiptar.
Ti nuk konsiderohej i barabarte me moshatarët e tu, që në vegjëli ti po shkelej dhe po ofendohej po mëson nga librat që nuk janë për ty.
Fillove shkollën por jo i barabarte, fillimisht biri im ti paguan librat më shtrenjtë, vetëm pse po mëson në gjuhën amtare, i ndëshkuar pse je shqiptar!
Biri im, në ato libra që ti i paguan më shtrenjtë se moshatarët e tu të kombësisë tjetër gjen ofendimet e rezervuara për ty që në vegjëli.
Në vend të shembujve me emrat si Genc, Kreshnik e Petrit, Teuta apo Yllëza ti i gjen emrat që vështir i shqipton si Davori, Ivani, Natasha apo Danijella.
tekste-shqipe-perkthyera01
AbetarjaBiri im, derisa moshatarët e tu që nuk janë shqiptar mësojnë nga libra, ti mëson nga përkthime.
Jo vetëm përkthime por tekste qe ofendojnë biri im, tek libri i muzikës të ofrohen këngët e komshinjve bile edhe në shkronjat që ti nuk i kupton, derisa këngën e tona do ti mësojmë te shpija.
Në shkollë ti mëson më shumë për të tjerët sesa për veten , për kombin tënd për at çfarë je.
Sa turp më vjen biri im që për momentin nuk mund ta ndryshoj këtë situatë përveç të të kërkoj ndjesë.
Derisa te dajt e tu biri im në Preshevë protestojnë dhe duan librat e shtetin amë të mësojnë si shqiptar ashtu si edhe janë , këtu biri im që në vegjëli të edukojnë se si duhet të aprovosh dhe të pranosh gjithçka , duhet të robërohej, të vrasësh shpirtin e lirë që kundërshton padrejtësinë.
Biri im ty po të kërkoj falje unë por….. mendoj që ka edhe tjerë që të detyrohen ty dhe shokëve të tu një kërkim falje e pakta dhe ngritje zëri ndaj këtij turpi, ndaj kësaj pa drejtësie.
Pyes publikisht institucionin që sipas meje duhet të të ndihmoj ty dhe shokëve të tu që duan në vendin e tyre të shkollohen shqip si shqiptar.
Pyes kryetarin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve Genci Nimanbegu, deri kur nxënësit shqiptar do torturohen me këto përkthime, deri kur do ofendohen në këtë mënyrë?
Ju zotërinj politikan që nga futja e sistemit shumëpartiak që kërkuat votën dhe besimin e popullit dhe qe jua dhamë, çfarë betë dhe çfarë po bëni për fëmijët tanë , duke mos dashur të ju përmend emrat veç e veç publikisht ju pyes , a ju keni borxh të paktën të ju kërkoni falje nxënësve shqiptar ?
Publikisht pyes edhe institucionet e shtetit amë Shqipërisë a e dinë se si u shkollohen shqiptarët në mal të zi, apo informacionet për ne i merrni nga Podgorica zyrtare ?!!
I nderuar kryeministër Gjukanoviq dhe ju ministra në qeverinë e Malit te Zi, pyes si qytetar i shtetit të Malit të Zi, përse fëmijët e mi nuk janë të barabartë me tuajt?
Si nxënës shqiptar, si popull autokton në vendin e vet që nga klasa e pare si të obligueshme mësojnë gjuhën malazeze, përse u dashka që përpara këngëve të veta ti mësojnë të huajat, në vend të emrave të tyre të përdorin emrat e komshinjve, përse nuk u mundësohet shkollimi si shqiptar , a nuk ju krijon edhe ju kënaqësi që fëmijët të jenë të barabartë , pa marrë parasysh ngjyrat, fenë dhe kombësinë ?!! (FB)

Gëzim Ibroçi (prind)

tekste-shqipe-perkthyera02 tekste-shqipe-perkthyera03