Papa Françesku ka takuar dje edhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.
Gjatë takimit me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari i saj, Skender Bruçaj i ka dhuruar Papës një pikturë shumë të veçantë, në të cilën pasqyrohej realiteti shekullor i popullitshqiptar, Kisha dhe Xhamia përballe njëra-tjetrës te lidhura me një varg flamujsh kombëtarë, si simbol i bashkëjetesës dhe harmonisë.