Vazhdojnë provokimet ndaj Shqiptarëve në Plavë-Guci


vucetajVetem pakë ditë pas parullave antishqiptare, të shënuara nga vandalet antishqipetar, nëpër tabelat e komunikacionit ( ku ata kanë shënuar parulla fyese ndaj Shqiperisë), natën e mbrëmëshme, në Plavë, është sulmuar flamuri shqipetar, në pronen private të shtëpisë së Naser ( Hasani) Vuçetaj, derisa nuk ndodhej askush në shtëpi.
Flamuri ishte vendosur në shtizen e oborrit të shtëpisë, dhe vandalet kriminel kanë shfrytezuar natën, që ta dëmtojnë shtizën me flamur shqipëtar.
Mirëpo, sot, siç mund të shihni në pamje të drejtpërdrejt, në shtëpinë e Naserit është vëndosur flamuri Shqipetar, me përmasa edhe më të mëdhaja.
Ata nuk mund ta ndalojne valvitjen e flamurit tonë, por shteti malazez po bën sehire, duke ju dhënë shtytje sulmeve antishqiptare .
Skender Ç. Hasangjekaj