Nxënësit e shkollës fillore Mahmut Lekiq në Tuz, paralelja e ndarë e Vuksanlekajve, nën shoqërimin e mësuesve të tyre vizituan sot Komunën urbane të Tuzit.
Nxënësit u pritën nga Kryetari i Komunës urbane dr Abedin Axhoviq, i cili u përgjigj në pyetjet e shumta të përgatitura nga nxënësit.
Ata po ashtu vizituan zyrën e kryetarit dhe ambientet tjera të Komunës urbane. /MALESIA.ORG/
foto TV Boin