Organizata ndërkombëtare “Transparency International ” ka publikuar raportin e saj të fundit të titulluar “Treguesit e perceptimit të korrupsionit për vitin 2014”, ku janë përfshirë 175 vende të botës.
Mali i Zi për këtë vit është në vendin e 76 në botë, nëntë vende më keq se në raportin e vitit të kaluar, çka dëshmon se korrupsioni në këtë shtet është akoma në rritje. Shqipëria dhe Kosova në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar progres.
Jo rrallë nga Bashkimi Evropian mësojmë për vlerësime pozitive në arritjet e standardeve të integrimit të Malit të Zi drejt BE-së, gjë e cila bie ndesh me faktin se korrupsioni nuk po ulet, por pikërisht ngjanë e kundërta.
Një ndër dukuritë më primare të BE-së ndaj shteteve që aspirojnë të bëhen pjesë e sajë është lufta kundër korrupsionit. /MALESIA.ORG/