Fondi Humanitar “Malësia” festoi 28 nëntorin dhe 20 vjetorin e themelimit

172Më 28 Nëntor Fondi Humanitar “Malësia” festoi 102 vjetorin e pavarësisë dhe 20 vjetorin e themelimit të tij. Në këtë natë ishte i pranishëm një numër i konsideruar bashkatdhetarësh që me familjet e tyre u bashkuan me ne që të kujtonin këtë feste dhe përvjetor. Të pranishëm ishin edhe TV BOIN dhe mediet tjera lokale të komunitetit.

Moderatorja e programit ishte Linda Gojçaj  e cila  vazhdon studimet  postdiplomike  në Fakultetin e Mjekësisë në Fordham University.

Në këtë mbrëmje madhështore të ftuar ishin nga vëndlindja prof. dr. Martin Berishaj dhe ish bursistet e Fondit Afrodita Gojcaj dhe Senad Gilaj. Nga Diaspora patëm nder që prezent për këtë rast të kishim përfaqësuesin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë pranë OKB-së Ferid Hozhen dhe zonjushën Vlora Çitaku konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York.

Ishte një natë mjaft gazmore me atmosferë festive ku një pjesë e madhë e komunitetit Shqiptar të New York-ut festuan së bashku këto përvjetorë. Kësaj nate shije të veçantë i dhanë edhe fjalimet e mysafireve të rastit që na përkujtuan për të kaluarën dhe historinë tonë.

Fondi Humanitar “Malësia” falënderon të gjithë pjesëmarrësit për këtë rast dhe uron që në përvjetorë tjera të jemi sa më të bashkuar.

Fondi Humanitar “Malësia”

Fjala e Ejllo Berishaj Kryetar i Fondit Humanitar “Malësia”

Të nderuar bashkëvendas dhe bashkëkombas,
Të nderuar anëtar dhe donator të Fondit humanitar “Malësia” nga N.Y,
Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar vëllezën e motra,
Jemi sonte këtu për të festuar së bashku Festën kombëtare – 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Shqiptar, të cilin 571 vite më parë e ngriti heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, pastaj në 6. Prillin e 1911 përsëri e ngriti Dedë Gjon Luli, në majën e Bratilës së Deçiqit legjendar, për ta vendosur një herë e përgjithmonë Ismail Qemali në Vlorë, pikërisht në këtë ditë të vitit 1912 duke shpallur pavarësinë e shtetit tonë amë Shqipërisë, e që ne po i festojmë 102 vjetorine pavarësisë e në të njëjtën kohë po shënojmë Vitin jubilar të Fondit humanitar “Malësia” nga N.Y – 20 vjetorin e themelimit dhe punës së pandërprer drejt avancimit të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, me akcent të posaçëm në nevojën për bursimin e të rinjëve nga Malësia që ndjekin studimet nëpër qëndrat univerzitare mbrenda dhe jasht shtetit.

Më lejoni që në emrin e të gjithë Juve që jeni këtu, në emrin e të gjithë atyre që në këto 20 vite të punës tonë gëzuan ndihëm dhe mbështetje financiare dhe ne emer te gjithe antarve te FHM, në veçanti të përshendes ata që sonte, me prezencën e vetë, në këtë Jubile dhe në këtë datë historike të Ditës së Flamurit, po na japin vulën e vertetimit për punën e sukseshme dhe të qëlluar të Fondit humanitar Malësia nga N.Y

Ju ftoj që më një dorëtrokitje të ngrohtë dhe të sinqert ti përshendesim të gjithë mysafirt tone të shtrejt , dhe tu them mirese keni ardhe ne kte nate festive .

Zonja dhe zotërinj,
vëllazën e motra,
Kjo datë historike – 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar ishte dhe mbeti ditë frymëzimi për çdo shqiptar, në veçanti për ne që jetojmë dhe veprojmë në mërgim. Është dita që na bashkon dhena përkujton në historinë e ndritshme Shqiptare dhe bijt dhe bijat tona që i dhanë vulën kohës, duke derdhur gjakun dhe flijuar jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Të vetëdijshëm se vetëm shkollimi i të rinjëve shqiptar mund të na çoj drejt dijes dhe përfaqësimit të denjët në çdo tryezë, ne pikërisht para 20 viteve, zgjodhëm këtë datë si ditë të themelimit të Fondit humanitar “Malësia” në N.Y. Prandaj sot, pas plotë 20 vjete pune, është nevoja që unë të falenderoj të gjithë donatorët e Fondit, të cilët nga djersa dhe puna e vetë po ndajnë nga kafshatan e gojës vetëm pët të ndihmuar nevojnikët në vendlindje. Në veçanti falenderoj nismëtarët dhe themeluesit e Fondit dhe të gjithë ata që plotë 20 vite i mbetën besnik këtij Fondi duke kontribuar dhe mbështetur projektet tona, gjithashtu dua te falendroj edhe mysafiret tone te shtrejt qe i kemi sonte ketu prezent .

Nuk dëshiroj të Ju flas për shumën e mjeteve financiare dhe numrin e bursave të ndara; sdua të Ju flas as për ndihmat në raste tjera të nevojës nëpër shkollat shqiptare, për botimin e librave në gjuhën shqipe, për fjalën e gjallë në gjuhën shqipepërmes TV Bionit, për festivalet dhe koncertet kombëtare,shënime datash nga historia jonë e ndritshme, që i grumbulloi dhe ju shpërndau Fondi, duke tentuar kështu, që së paku të japim kontributin tonë në ruajtjen dhe avancimin e specifikave tona etnike, kulturore dhe historike. Në anën tjetër, nuk mungoi prezenca dhe mbështetja jonë as në proteste dhe demonstrata të organizuara, këtu në SHBA apo vendlindje, kundër padrejtësive të shumta që po u bëhen bahkëvendasve dhe bashkombësve në trojet tona etnike. Deri dje në Kosovë, sot në Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe Bujanoc, Maqedoni apo Çamëri.

Bashkëpunimi dhe puna e përbashkët për ne mbetet vizion I veprimit, ndërsa ideali jonë është bashkimi kombëtar. Në këtë drejtim dëshiroj të përmend punën e përbashkët të ish bursistave, studentëve dhe këngëtarit të mirënjohur shqiptar, bilbilit të Malësisë, zotërisë Nikollë Nikprelaj që së bashku me sponzorin medial TV BOIN organizuan koncert humanitar dhe mjetet e grumbulluara ja dedikuan pikërisht Fondit tonë dhe rasti i dyt është takimi i përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga Mali i Zi që veprojnë në SHBA, ku u bisedua dhe u vendos për veprim të përbashkët. Letë të mbesin këto dy raste si shëmbull edhe për të tjerët. I gëzuar pa masë, me kënaqësi të posaçme Ju njoftoj se hapin e par të unifikimit e bënë pikërisht ky Fond dhe Shoqata “Dedë Gjon Luli”, të cilët prej 01. Janarit të vitit të ardhshëm do të veprojnë si një shoqatë, me emrin “Malësia e Madhe” N.Y. Këtë rrugë për punë dhe veprim të unifikuar i ftojmë që ta ndjekin edhe subjektet politike,shoqatat dhe fondacionet e shumta shqiptare në Mal të Zi. Vetëm të unifikuar shqiptarët mund të jenë faktor politik, prandaj nga ky vend dhe në këtë datë historike, në emrin e Ditës së Flamurit që na bashkon, apelojmë për bashkim dhe Ju premtojmë se mbështetja jonë nuk do të mungoj. Për ne fitoret dhe gëzimet e tyre në vendlindje janë edhe të tonat, por edhe brengat e tyre, edhe pse jemi larg fizikisht, na prekin dhe na lëndojnë zemrat.

Në fund, zonja dhe zotërinj, dua të citoj, jo një mik por njëarmik të shqiptarëve, Rankoviqin i cili në momentin kur Kosovës ju dha e drejta e hapjes së Univeriztetit tha: “Ju morëm pushkën dhe ju dhamë topin”. Ky ishte, është dhe do të mbes ideali i FHM e tash e ma tej i Shoqatës se re “Malësia e Madhe” nga N.Y, shkollimi univerzitar i të rinjëve shqiptar gjegjësisht diploma e fakultetit në duart e studenteve tone të bursuar si arma më e fortë në duart tona. Në emrin e këtij ideali edhe njëherë Ju përshëndes duke Ju dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë dhe argetim të këndshëm në këtë natë.

Rrnoft simboli jonë kombëtar – Flamuri kuq e zi që na bashkon,
rrnoft populli shqiptar dhe zoti e bekoft atë!
Duke Ju kërkuar falje për kohën
Ju falemnderoj për vemendje dhe pjesëmarje.

IMG_7609(1)
Thanksgiving 2014 225
1 13 17 25 58 59 Thanksgiving 2014 234 Thanksgiving 2014 237 Thanksgiving 2014 241 Thanksgiving 2014 243 Thanksgiving 2014 248 Thanksgiving 2014 249 Thanksgiving 2014 289 Thanksgiving 2014 306 Thanksgiving 2014 310 Thanksgiving 2014 31330 IMG_2080