Këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit deklaroi se subjekti që ai përfaqëson tërheq nënshkrimin ndaj draftit për statusin e ri të Komunës urbane të Tuzit.
Ai iu drejtua pozitës se nga ky moment nuk e kanë mbështetjen e këshilltarëve të Iniciativës Qytetare për draftin e ri i cili parashikonte që Komuna urbane e Tuzit të fitojë një status të ri, atë të Komunës të Kryeqytetit.
“Fjala nuk ekzistuaka, marrëveshja nuk u respektua dhe nga ky moment tërheqim nënshkrimet tona nga ai draft”, tha Sinishtaj. /MALESIA.ORG/
