U mbajt dje mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit me rënd të ditës propozim-vendimi mbi planin financiar të Komunës urbane të Tuzit për vitin 2015.
Nga ana e opozitës pati vërejtje në lidhje me mosrealizimin e projekteve që ishin në plan për vitin 2014, e të cilat në propozim vendimin për vitin 2015 as nuk figurojnë më. Ndër projektet e parealizuara përmenden varrezat qendrore, tregun e gjelbër, palestren e sportit, shtëpinë e kulturës në Dinoshë, furnizimi me ujë i pjesës malore, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh etj.
Opozita gjithashtu kritikoi zvogëlimin e planit financiar nga 2,1 milion i vitit 2014 në 1,8 milion për vitin 2015.
Plani financiar u votua me 13 vota pro dhe 6 kundër.
Këshilltari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj tha se ky plan nuk parasheh projekte për zhvillimin e Malësisë.
Ai në mes tjerash pyeti pozitën se ku është projekti i ndërtimit të Shtëpisë së kulturës në Dinoshë, gjë e cila është nevojë e qytetarëve të kësaj trevë, varrezat qendrore, tregu i gjelbër, palestra sportive, furnizimi me ujë i pjesës malore, rruga Dinoshë-Pikalë-Triesh, rruga Fundna-Kojë etj.
Këshilltari nga rëndet e pozitës, Hidajet Kallaç, u shprehë se nuk është i kënaqur me shumën prej 40 mijë euro për ndërtimin e objektit për nevojat e Bashkësisë Lokale Dheu i Zi (siç e quan ai Karabushko Pole), çka nxiti debat me opozitën. Ai po ashtu theksoi se këshilltarët e opozitës shqiptare, kur flasin për Dheun e Zi, flasin me tone negative dhe flasin për histori. Ai tha se boshnjakët aty erdhën duke i blerë tokat e nuk ua fali kush.
Smajl-Maliq Çunmulaj nga Iniciativa Qytetare pyeti këshilltarin Kallaç se për çfarë arsye kërkuan që bashkësia lokale Dheu i Zi të përfshihet nga Mileshi e deri në Vllanë dhe Dajbabe duke thënë se për 62 vjetët e tija, ai nuk kishte dëgjuar se ajo tokë është quajt Karabushko Pole.
Këshilltari i Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj në debat me Kallaç tha se bashkësia lokale Vuksanlekaj ku përfshihen edhe Dreshajt dhe Nënhelmi, e që janë aty dem-baba-dem, nuk kanë një objekt të tillë si ai i cili është në plan për BL Dheu i Zi, banorët e të cilin erdhën aty “dje”.
Edhe Këshilltari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj kritikoi pozitën për planin financiarë i cili nuk përbën asnjë projekt primarë në zhvillimin e Malësisë. /MALESIA.ORG/