Cafo, nepu malësorëve çka u duhet për festë !
Gjeka në Ulqin ka patur shumë miq të mirë. Ndër ata ka qenë edhe Mustafë Dollaku ( Cafi i Muharremit 1878-1963) Në dyqanin e tij tregtonin edhe shumë malësorë nga Shtoji. Familjet e malësorëve në gjendje të vështirë ekonomike pagesën e bënin kohë pas kohe. Gjekë Hiri, duke patur mirëkuptim për malësorët në nevojë në prag të festave të krishtera i thotë mikut të tij, Cafit të Muharremit, pronarit të dyqanit që t’u japë malësorëve çka u duhet për festë , kurse ai do të shlyejë borxhet e atyre që nuk do të kenë mundësi të paguajnë borxhin. Dhe kështu ndodhi . Gjekë Pjetri shleu borxhin e malësorëve. “ Me këtë veprim Gjekë Pjetri e tregoi sinqeritetin, bujarinë dhe humanizmin e vet me çka u dallua si person në këto treva”, më tha Shaban Dollaku para shtatë vitesh.
Vrasja e nipit
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore , në vitin 1942 në Kodra të Ulqinit vritet me armë zjarri nipi i Gjekë Pjetrit, Dedë Coka ( 29 vjeç) , nga dorasi Zarija Jankoviq. Ishte kjo një vdekje e dhimbshme dhe e rëndë për familjen e Cokë Hirit dhe farefisin Rudaj. Zarija ishte në radhët e partizanëve , ndërsa Deda në radhët e ballistave.
Prof.dr. Janko Jankoviq, djali i axhës të babait të tij Zarija ( Zaro) Jankoviq këtë ngjarje të hidhur e tregon kështu:
Xhaxhi Zaro ( Zarija, djali i axhës së babait tim) ka rënë në duart e çetnikëve në rrethinën e Cetinës. Çetnikët ia dorëzuan italianëve, të cilët e gjykojnë në Gjykatën e Shkodrës me mbi 90 vjet burg . Pas shpalljes së dënimit komunistët shkodran e grabisin dhe e transportojnë deri në afërsi të qytetit të Ulqinit. Kur ka rënë muzgu Zarija është nisur në drejtim të qytetit dhe është ndeshur në dy prita. Kur e kanë ndaluar i janë drejtuar në gjuhën malazeze. Atëherë e ka kuptuar se e presin atë dhe u është përgjigjur në gjuhën shqipe. I është afruar njëri prej anëtarëve të pritës dhe pas një kontakti fizik e plagos. Pjesëtari tjetër i pritës shtinë me armë zjarri dhe e varros xhaxhin Zaro . Ashtu i i plagosur ai ka shtënë me pistoletë në drejtim nga e shtëna e dytë dhe e godet për vdekje Dedë Cokën. Zarija, sapo është përmirësuar gjendja e tij shëndetësore nga plagët, është kthyer në radhët e partizanëve si luftëtar i Brigadës së katërt malazeze të proleterëve. Pas rënies së Italisë Zarija ka vendosur kontakte me familjen e të ndjerit Dedë Cokës me ç’rast ka shprehur keqardhjen e tij të sinqertë dhe u ka shprehur ngushëllimet familjes Rudaj, tregon Janko i cili shprehet se ka dëgjuar fjalë miradie për familjen Rudaj.
Falja e gjakut
Gekë Pjetri ka qenë i njohur edhe për burrni. Ai pasi që kuvendoi dhe u muar vesh me farefisin e tij vëndosi që t’i ftojë familjarët e dorasit Zarija ( zaro) Jankoviqit që të mos rrinë të mbyllun në shtëpinë e tyre. Zemra e Gjekë Pjetër Hirit u bë granit dhe një ditë u tha pajtimtarëve: “ Ishte ky nji moment lufte. Të dy e gjuan me armë njani-tjetrin. Zarija Jankoviqi ka kënë jetëgjatë, kurse nipi ëm jetëshkurt. Si ka vdek nipi ëm ka mujt me vdek edhe Zarija. Burra falë u u kjoftë gjaku i nipit! Të pranishmit i thanë:
Kjosh faqebardhë o burri i Malësisë! Ma burrni asht me falë se me vra. Kështu duhet me veprua edhe të tjerët. Ti nuk fale vetëm nji gjak,por edhe shumë gjaqe.
Burrnia e Gjekë Pjetrit pati jehonë të madhe. Burrat e vjetër të Shtojit më kanë thënë se ky veprim i shkoi në vesh edhe Bllazho Jovanoviqit. Kjo vepër e Gjekës mbeti e paharrueshme tek shqiptarët në përpjekjet e tyre për zhdukjen e hakmarrjes.
Njohja me autoritetet e kohës
Falë kontriburtit të tij të madh shumëvjeçar humanitar u bë i njohur jo vetëm brenda shtetit ku jetoi,por edhe jashtë kufijve të tij. Krijoi miqësi me shumë autoritete të kohës jo vetëm në qarqet shqiptare. Burrat e njohur të Malësisë së Madhe e nderuan këtë misionar të humanizmit deri në ditën e fundit të jetës së tij, në vitin 1968, kur në moshën 74 vjeçare i mbylli sytë përgjithmonë. Për ilustrim, po përmendi vetëm dy vargje, ditën e varrimit të Gjekë Pjetrit, nga vajtimi i Gjon Mark Pllumit, nga Shqipëria:
“ …G’ju për g’ju bashkë me Prekë Calin,
Ën bjeshkë t’Kelmendit ndanë xhibalin…
Njeriu është i madh aq sa jep
Të jeshë human , zemërgjerë dhe i ndjeshëm , si çishte Gjekë Hiri, do të thotë të keshë veçori njerëzore të cilat vlerësohen kudo dhe kurdo. Këto janë vlera universale të njerëzimit, të cilat duhet kultivuar përherë. Nuk është i madh vetëm ai që ka pasuri monetare. Njeriu është i madh aq sa jep. Prandaj, duhet dhënë nga zemra njerëzve në situata të vështira njerëzore. Gjithmonë duhet të kemi parasysh se fati rrokulliset: Kush është keq sot , nesër është mirë. Ai që është mirë sot, nesër është keq. Gjithkujt mund t’ ndodhin sëmundjet, skamjet, bankrotet, fatëkeqësitë, vërshimet e tragjedi të ndryshme. Por gjithmonë, kur kemi mundësi duhet të jemi solidar, të ndihmojmë nevojtarët, të sëmurët…, sepse kjo është një ndjenjë të cilën çdo njeri ( natyrisht ata me shpirt) e bën të madh, të përmbushur dhe fatlum. Apo, jo?