Malesia.Org – Sot ju keni bërë emër në fushën e bukur të artit muzikor, por dëshiroj të dimë së pari kush është Maria Lajçaj? Cila është prejardhja juaja dhe familja juaj sot?.
Maria Lajçaj – Unë jam malësore nga Malësia e Madhe por para së gjithash jam shqiptare dhe jam krenare. Jam bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve. Jetoj në një familje të madhe dhe të lumtur malësore në Austri dhe Malësi. Ata janë pasuria ime më e madhe.
Malesia.Org – Si lindi pasioni dhe dëshira për tu marr me muzikë?
Maria Lajçaj – Për muzikën kam pasur pasion që e vogel. I përcillja me vëmëndje këngetarët shqiptarë dhe ëndërroja të bëhem këngëtare.

Malesia.Org – Cila është kënga e parë që keni kënduar? –
Maria Lajçaj – Mërgimtarët e Malësisë në moshën 13 vjeçare.

Malesia.Org – Shumë këngë të raportuarit tuaj janë patriotike. Përse?
Maria Lajçaj – Gjitha këngët i këndoj me pasion mirëpo këngët patriotike burojnë nga thellësia e shpirtit tim. Ato janë këngët që adhurojnë të gjithë shqiptarët sepse emocionet për to janë shumë të mëdha.

Malesia.Org – Me punen tuaj keni krijuar identitetin në muzikën tonë folklorike e popullore. Kohët e fundit i keni kushtuar këngë futbollistëve të Kombëtares shqiptare të cilët mbrojtën Flamurin e trojeve të “Shqipërisë Etnike” para 30 mijë tifozëve huligan në mes të Beogradit, më thuani si e ndjeni vetën kur paraqiteni me këtë këngë?
Maria Lajçaj – Çdo herë kur e këndoj këtë këngë të cilën e titullova “Shqipja jonë ” ndjejë vetën shumë të emocionuar dhe krenare për luanët e kombëtares tonë shqiptare. Ajo ngjarje i ka bërë krenar gjithë shqiptarët. Secili nga ne në një mënyrë apo tjeter duhet të vlersoi atë gjest të kombëtares tonë. Ajo ngjarje ka ngritur vetedijen kombëtare tek shqiptarët anë e mban globit si dhe i kemi treguar botës se kush jemi ne duke e mbrojtur flamurin tonë me krenari e trimëri.

Malesia.Org –Videoklipi juaj “Kënga ime bashkon trojet” është mirëpritur dhe pëlqyer shumë nga fansat tuaj. Na trego më tepër për krijimin e kësaj kënge.
Maria Lajçaj – Vetë emërtimi i kësaj këngë tregon qartë dëshirën time.Përmes këngës shprehi dëshirën për bashkimin e trojeve etnike Shqiptare. Gjithashtu jam krenare kur kjo këngë është e adhuruar edhe nga fansat e mijë.

Malesia.Org Keni realizuar duetin e suksesshëm me këngëtarin e mirënjohur Nikollë Nikpelaj. Më flisni pak për këtë duet?
Maria Lajçaj – Kisha nderin që Këngën “Amerika” e realizova së bashku me këngëtarin e mirënjohur Nikollë Nikprelaj. Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e realizuan Ilir Berani dhe Genti Laku , ku u mirëprit shumë mirë nga publiku.

Malesia.Org – Ju kemi përcjellë se merrni pjesë në shumë koncerte, dasma dhe gazmende familjare në trojet etnike shqiptare dhe në diasporë. Cilin nga ata do më dallojë dhe pse?
Maria Lajçaj – Kam marrë pjesë nëpër koncerte dhe dasma të ndryshme që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Evropë si dhe nëpër viset e ndryshme shqiptare. Prandaj, nuk do të veçoja asnjë me emër sepse gjithkund ku këndova kam qenë e mirëpritur.

Malesia.Org – E kemi vërejtur se vajza juaj në moshë fëmirore këndon këngët tuajat . Më thuani vajzës do të doni ndonjëherë që t’i jepni profesionin tuaj?
Maria Lajçaj – Edhe pse është në moshë vetëm 3 vjeçare ,këngën e adhuron shumë e në veçanti ato patriotike, ashtu që me kënaqësi do të doja të vazhdojë në këtë frymë.

Malesia.Org – Jetoni larg Malësisë, në Austri, dhe nga viti në vit na sillni plot kënge të reja. Nga mërgimi është më lehtë apo më vështirë që të punoni në këtë drejtim?
Maria Lajçaj – Është fakt se një pjesë të vitit, konkretisht sezonin dimëror, e kaloj në Austri me familje, mirëpo pjesën tjetër, sidomos pushimet verore gjithmonë i kaloj në Malësi. Kjo edhe për arsye se gjatë sezonit dimëror, respektivisht festimeve të fundvitit jam mjaft e angazhuar tek bashkatdhetarët tonë nëpër Evropë, ndërsa gjatë verës gjendem këndej në trojet shqiptare, për arsye se angazhimet e mija janë më të mëdha këndej gjatë verës. Natyrisht se udhëtimet e vështirësojnë pak sa punën sepse dinë të jenë edhe të lodhshme por duke jetuar me njerëzit që i dua, në ambiente të ndryshme, din të jetë shumë stimuluese për çdo njeri të estradës. Fakti se një pjesë të jetës e kaloj larg Malësie më mbush me nostalgji dhe kjo nostalgji me jep disesi një far force që të jem e inspiruar ti këndoj Malësisë Kombit dhe heronjve tonë.

Malesia.Org – Kush është mbështetja jote kryesore?
Maria Lajçaj – Mbështetja dhe ndihma ime kryesore në këtë profesion është bashkëshorti im.

Malesia.Org –Kush i punon këngët tuaja dhe cilat janë planet e ardhshme?
Maria Lajçaj – Nikollë Nikprelaj, Gjovalin Lumaj,Gjon Bibaj, Edmond Zhulali, Ilir Berani, Florent Boshnjaku, Alban Fortuna, Genti Laku etj. Planet e mija janë që të përkushtohem edhe më shumë estradës muzikore.

Malesia.Org – Çfarë mendoni për këngëtarët e rinj në Malësi dhe prirjet e reja muzikore?
Maria Lajçaj – Me punë të pa lodhshme gjithçka mund të arrihet prandaj i inkurajoj të vazhdojnë në këtë drejtim.

Malesia.Org – z. Lajçaj faleminderit që ishit pjesë e intervistës për portalin Malesia.Org.
Maria Lajçaj –Faleminderit gjithashtu edhe juve për kohën që më kushtuat.
Intervistoi: Albert Camaj Malesia.Org

Maria Lajcaj – Shqipja jone
https://www.youtube.com/watch?v=sBrZ4fbCigU&sns=fb