Shkolla shqipe në Rozhajë: Pa ujë të pijshëm dhe tualet

dacaj rozhajeShkolla e vetme shqipe në Komunën e Rozhajës, në fshatin Dacaj gjendet në gjendje të mjerueshme, pa ujë të pijshëm dhe pa tualet.

Mësimdhënësi i shkollës Haxhija Lajiq, thotë se shkolla është ndërtuar në vitin 1946 me ndihmën e banorëve vendas. Ai sqaron se shkolla nuk ka tualet brenda ndërtesës dhe se çesmja për ujë gjendet jashtë, dhe uji ngrihet në tuba sa fillon të ftohtit e parë, raporton gazeta Vijesti.

“Klasat janë të errëta dhe pa dritë është e pamundur të mbahet mësim gjatë ditës. Edhe pse mësimdhënësit mundohen, është diçka e rrallë të shohësh buzëqeshje në fytyrat e nxënësve. Ngrohemi me stufa të vjetra dhe me gjithë dëshirën e mirë, nuk kemi mundësi tu ofrojmë nxënësve shumë”- thotë Lajiq.

Ai thotë se përveç adaptimit duhet të konsiderohet edhe ndryshimi i lokacionit për shkollën, pasi që lokacioni aktual është në vend të papërshtatshëm.
Një nga prindërit, Naser Daciq, thotë se vajtja dhe ardhja në shkollë, në rrugën mjaft të rrezikshme, është tmerr për fëmijët, shkruan kjo gazetë.

Edhe drejtori i shkollës Ismet Daciq, konfirmoi se shkolla ndodhet në gjendje të mjerueshme por se është bërë projekti për përmirësimin e saj dhe realizimi pritët së shpejti.

“Nga bisedimet me banorët e Kolenit, Plunac dhe Braliq kemi kuptuar se shumë do të kishin dëshirë që fëmijët e tyre të shkollohen në gjuhën amtare shqipe. Disa edhe kanë tentuar por shpejt kanë ndryshuar mendje për shkak të kushteve të vështira të mësimit. Edhe qeveria qendrore si edhe ajo lokale duhet të punojnë për përmirësimin e kushteve dhe adaptimin e shkollës që të jetë në gjendje të pranojë më shumë nxënës, në mënyrë që fëmijët të mos jenë pre e asimilimit të detyruar.” – thotë Daciq. /Lajm/MALESIA.ORG/