Ja sesi malazezët deformojnë historinë shqiptare (VIDEO)

nxenes shqiptar diskriminimKy është emisioni i radhës “Shqipëria Tjetër” i gazetarit të mirënjohur të Top Channel Marin Mema i cili “zbulon” realitetin e diskriminimit ndaj nxënësve shqiptarë, të cilëve jo veç se u mohohet arsimimi kombëtarë, por dhe u imponohet historia e rrejshme.

“Fati aktual i shqiptarëve të Malit të Zi është i lidhur me shkelje të shumta të të drejtave të tyre. Të çarë e përçarë në forca të shumta politike, të rrudhur në lirinë ekonomike e zhvillimore në zonat ku jetojnë, në pamundësi për të qenë vërtetë të lirë, në një tokë ku nuk janë të ardhur. Mjafton të shohësh diskriminimin në arsim, për të kuptuar më pas gjithë pjesën tjetër”, janë fjalët me të cilat fillon emisioni.

Gazetari Mema vitin e kaluar poashtu kishte dedikuar emisionin e tij gjendjes së mjerueshme politike të shqiptarëve në trojet e veta etnike në Mal të Zi, duke e zbardhë realitetin e ballafaqimit me diskriminimin dhe rrugën e vazhdueshme të asimilimit. /MALESIA.ORG/