MPB-ja e MZ-së nuk regjistron OJQ-në nga Rozhaja me emrin “ALBANICA”

10968354_10152557205460448_1542969236732535488_nReagimi  i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

Sa here nga goja e udhëheqësve, madje edhe më të lartë të Malit të Zi kemi dëgjuar lavdërime të tipit: “Mali i Zi është shembull i harmonisë ndëretnike!”, “Shqiptarët në Malin e Zi i gëzojnë të gjitha të drejtat” etj. etj. floskula, të cilat nuk përkojnë me realitetin e as më të vërtetën. Përkundrazi, është e kundërta. Për këtë LD në MZ, në mënyrë të vazhdueshme ka treguar me shembuj konkretë që shqiptarëve po iu cenohen e mohohen të drejtat themelore, në shumë segmente të jetës e përditshmërisë dhe është angazhuar, nga të gjitha pozitat e mundshme, që të ngrisë zërin dhe ka kërkuar eliminimin e kësaj pabarazie.

Shpeshherë cenimi dhe diskriminimi fillon që në Kuvendin e Malit të Zi, ku me makinerinë e shumicës së gishtrinjëve bihen ligje me dispozitat e të cilëve na mohohën të drejtat thermelore, si në menaxhimin e pasurive natyrore e kulturore në hapësirat ku jetojmëme shekuj, në mospërfaqësimin në organet shtetërore dhe ato të qeverisjeve lokale, të mohimit të përdorimit të gjuhës shqipe në administratë e organe gjyqësore, në moslejimin e organizimit në qeverisjet e plota lokale, siç është rasti me Malësinë e qendrën e Tuzit, si komunë me të drejta të plota, në organet e punëve të brendshme etj. Ja, shembulli më i freskët, të cilin po e sjellim më poshtë.

Konkretisht, me njoftimin nr.05-UPI-006/15-368 të datës 04.02 2015 MPB e MZ-së, e lajmëron z. A. Dacin nga Rozhaja, i cili kishte paraqit kërkesën për regjistrimin e OJQ-së me emrin “ALBANICA” Rozhajë, se nuk ia ka bërë regjistrimin e saj sepse “Ligji për Organizatat Joqeveritare (Gazeta zyrtare e MZ-së, nr. 39/11, me paragrafët 3, 5 dhe 6 të nenit 13, parasheh, përshkruan, që emri i i organizatave joqeveritare regjistrohet në gjuhën malazeze…” prandaj në aktin e lajmërimit kërkojnë “që ta arsyetojë domethënien e saj!” pra të arsyetojë emrin ALBANICA!? Ç’është kjo ore zotëri Ministër i Punëve të Brendshme të Malit të Zi!? Vallë nëpunësit e tu a nuk e dinë domethënien e këtij emri, e këtij emërtimi!? A ishin këta pjesëtarë të këtij emërtimi që me votën e tyre ju sollën pavarësinë e Malit të Zi, e tash po bëheni se nuk na njihni! Hipokrizi! Nënçmim e injorim i pashoq, që dinë ta bëjnë vetëm injorantët, qëllimkëqinjtë e përndjekësit barbarë.

Këtu kemi të bëjmë me Ligjet diskriminuese me të cilët Pushteti i Malit të Zi po tenton në vijueshmëri që shqiptarëve t’iu imponojë në përdorimin zyrtar gjuhën malazeze e po tenton me iu mohua përdorimin zyrtar të shkrimit të gjuhës shqipe.
Poashtu siç është diskriminues Ligji për OJQ-të ashtu diskriminues është edhe Ligji mbi Shpalljen e Akteve Ligjore dhe Akteve të Tjera, paragrafi 1 i nenit 12 (SU-SK Broj 01-832/5, datë 26 decembar 2007) ku në mes të tjerave thuhet se “ Ligjet dhe Rregulloret e tjera, si edhe aktet e tjera shpallen (botohen) në gjihën malazeze, me alfabetin qirilicë, gjegjësisht me atë latinicë”.

Duhet të përkujtojmë se më këtë organet qeveritare në fjalë po cenojnë të drejtat themelore të njeriut dhe ato nacionale. Po cenojnë aktet dhe traktatet ndërkombëtare, si: dispozitat e nenit 27 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, pastaj sidomos pikën 1 të nenin 1 dhe pikën 4 të nenit 2, të Deklaratës së OKB-së për të Drejtat e Pjestarëve të Pakicave Etnike, Fetare dhe Gjuhësore etj. etj. akte, deklarata, traktate e karta e konventatë cilat garantojnë realizimin e të drejtave nacionale. Mirëpo fatkeqësisht shumë të drejta po na cenohen, ndërsa në mesin tomnë, në vend që të tregojmë seriozitetin e vendosmërinë tonë në kërkesat tona legjitime, disa aktorë politikë nuk po respektojnë as marrëveshjet themelore, por me forcën e mashtrimit po mundohen të paraqiten si përfaqësues legjitim të popullit shqiptar.
Me këtë rast nuk është tepër të përkujtojmë se, me rastin e aprovimit të Kushtetutës së Malit të Zi, më 22 tetor 2007, nga shumica pozitë e opozitë serbo malazeze pravosllave, të katër deputetët e partive politike shqiptare, në mënyrë protestuese e lëshuan mbledhjen e kuvendit, pasi nuk u morën parasysh propozimet e asnjë amandament të deputetëve shqiptarë.

M.Bardhi
Ulqin, 20.02.2015

10968354_10152557205460448_1542969236732535488_n