Forca e pakënaqur me DPS-në

1Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka deklaruar se në këtë parti nuk janë të kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit me DPS-në e Milo Djukanovic-it.

“Kanë kaluar shumë kohë dhe shpresojmë se më në fund do të fillojë të realizohet ajo që është e definuar me këtë dokument. Mendojë se së shpejti do të vijë deri tek takimi me DPS-në mbi këtë temë, ku do të deklarojmë qëndrimet tona”, tha ai për gazetën “Dan”.

Ndër çështjet të cilat nuk janë realizuar nga marrëveshja e Forcës me DPS-në, Cundu përmendi decentralizmin e pushtetit, kthimin e pronës dhe kërkesën që Tuzi/Malësia të marrin statusin e Komunës së plotë, si dhe plotësimin e vendeve që duhet t’i takojnë pakicave.

“Dan” rikujton se edhe në fund të vitit të kaluar nga Forca ishin të pakënaqur që DPS-ja nuk i plotëson pikat e marrëveshjes dhe kërkuan mbledhje, por deri tek bisedimet nuk erdhi. /MALESIA.ORG/