Lista e vrasësve më të tmerrshëm masiv: Hitleri i treti, Enver Pasha i gjashti, Tito i trembëdhjeti!

hitlerKa dalë edhe një listë me vrasësit më të mëdhenj masivë të shekullit XX, që janë përgjegjës për rasjen e miliona njerëzve.

Në krye të listës është diktatori kinez Mao Zedong. Ky lider ushtarak dhe burrështetas, i cili në Kinë konsiderohet si heroi më i madh kombëtar në historinë e kohëve të fundit, sipas vlerësimit të ditores Daiyl Mail, është shkaktar për vdekjen e 60 milionë njerëzve.

Në vendin e dytë është diktatori sovjetik Iosif Vissarionovich Dzhugashvili Stalin, që është përgjegjës për vrasjen e 40 milionë njerëzve. Në vendin e tretë është Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste gjermane, i cili është përgjegjëse për vdekjen e 30 milionë njerëzve, transmeton Telegrafi.

Mbreti belg, Leopoldi II, i cili cilësohet përgjegjës për vdekjen e tetë milionë njerëzve në koloninë e Kongos, zë vendin e katërt, teksa diktatori ushtarak japonez Hideki Tojo, të cilit i atribuohet faji për vdekjen e pesë milionë njerëzve, gjendet në vendin e pestë. Në të gjashtin është Ismail Enver Pasha, me origjinë shqiptare, i cili është përgjegjës për vrasjen e dy milionë armenëve dhe asirianëve.

Në këtë listë të vrasësve janë Pol Poti, udhëheqës i Kmerëve të Kuq në Kamboxhia, diktatori i Koresë së Veriut – Kim Il Sung, marksisti etiopian Mengistu Haile Mariam, nigeriani Yakubu Gowon, diktatori irakian Saddam Hussein, ish-diktatori i Ugandës – Idi Amin, udhëheqësi fashist Benito Musolini dhe ai spanjoll Francisco Franco. Tito i Jugosllavisë gjendet në vendin 13, ndërsa është përgjegjës për vrasjen e 570 mijë njerëzve. /Telegrafi/MALESIA.ORG/
diktatoret