Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në Tuz (foto+video) (e plotësuar)

medium_IMG_8498Tuz, Malësi (23.03.2015) – Pas takimit në Cetinë dhe Podgoricë, Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani vizitoi Tuzin, me ç’rast zhvilloi takime me krerët e Komunës urbane të Tuzit dhe përfaqësuesve të partive shqiptare të opozitës si dhe bëri një vizitë të shkurtër edhe Shkollën Fillore në Tuz.

Para ndërtesës së Komunës urbane të Tuzit, në pritje të Presidentit shqiptar, përpos përfaqësuesve të udhëheqësisë së Komunës dhe përfaqësuesve të partive politike shqiptare, ishin bashkuar dhe numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët uruan mirëseardhjen Presidentit.

Presidenti Nishani jashtë protokollit ndali për të përshëndetur qytetarët, dhe në vazhdim eci këmbë deri aty ku ishte paraparë takimi. Në mesin e qytetarëve u mbajtën edhe pankarta me mbishkrime Z. President Mirë se erdhe në Malësinë shqiptare” dhe “Malësia donë Komunë”.

Takimi në ndërtesën e Komunës urbane u zhvillua në dyer të mbyllura për mediet.

Nga burime të portalit tonë mësojmë se Nishani u shprehë tejet i qartë në angazhimin e tij për të drejtat e shqiptarëve, natyrisht duke lavdëruar raportet e mira me Malin e Zi, ai u zotua se çështja e shqiptarëve do të zgjidhet sa më mirë dhe sa më favor të shqiptarëve.

Pas takimit në Komunë, presidenti vazhdoi vizitën e tij në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.
Presidenti u prit nga udhëheqësia e shkollës, trupi arsimorë, nxënës dhe prindër.

Në fjalimin e tij Nishani porositi se duhet të ruajnë vlerat të cilat shqiptarët i mbajnë si të veçantë, gjuhën dhe identitetin. Ai luti prindërit dhe mësimdhënësit që të edukojnë fëmijët dhe nxënësit e tyre që të ruajnë gjuhën dhe identitetin e tyre, të ruajnë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën më të bukur në Evropë.

Po ashtu ai tha se me homologet malazez ka biseduar për të drejtat kombëtare të shqiptareve, njerëzore, të drejtat e simboleve kombëtare si dhe për çështjen e Komunës së Malësisë.  /Albert Camaj/

_____________________________________________________

Presidenti i  Shqipërisë Bujar Nishani në Cetinë dhe Podgoricë

presidenti-nishani-presidenti-malazez-vujanovic-41Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ndodhet në Mal të Zi, për një vizitë zyrtare u prit nga homologu i tij, Filip Vujanovic. Sipas një njoftimi të Presidencës, Nishani dhe Vujanoviq, biseduan dhe shkëmbyen mendime për një sërë çështjesh me karakter dypalësh, rajonal, evropian, por edhe global. Nga ana e tij, Nishani i vlerësoi marrëdhëniet e Shqipërisë me Malin e Zi si marrëdhënie shumë të mira e miqësore, duke theksuar se për shqiptarët, Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe një vend mik me të cilin ndajmë vlera e sfida të përbashkëta.

Presidenti Nishani i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe çështjeve të pakicave kombëtare, të cilat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të dy vendet tona si ura lidhëse të qëndrueshme miqësie.

Presidenti theksoi se dialogu për këtë aspekt nuk ka munguar, pasi pakicat kombëtare meritojnë dhe duhet të gëzojnë të gjitha të drejtat që i garanton Kushtetuta dhe kuadri ligjor i të dy vendeve, por edhe konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Konventa Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët në Mal të Zi të ndjehen të mirëpërfaqësuar duke u bazuar në Kushtetutën e Malit të Zi, në institucionet qendrore, të vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike. Gjithashtu, Presidenti Nishani vuri në dukje rëndësinë e respektimit të së drejtës së pronës private dhe e administrimit të saj, si dhe që shqiptarët e Malit të Zi të gëzojnë të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore në shkollimin në gjuhën shqipe si dhe në përdorimin e simboleve dhe të gjuhës kombëtare.

Nishani po ashtu ka përkrahë zgjedhjen e komunës urbane të Tuzit.
“Zgjidhja përfundimtare e statusit të Komunës së Tuzit do të jetë një hapësirë më e madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në të gjithë zonën” – u shpreh Kreu i Shtetit, shkruan në faqen zyrtare të Presidentit.

Fjalimin e plotë muns ta lexoni: http://president.al/?p=25677

Megjithatë, mediet malazeze dhe të huaja, krahasuar me shkrimin në faqen zyrtare të presidentit shqiptar kanë keqinterpretuar fjalimin e tij kur u foli për çështjen e shqiptarëve në Mal të Zi. “Shqiptarët në Mal të Zi ndihen mirë të përfaqësuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Malit të Zi. Respektohet e drejta e pronës, e drejta e arsimit në gjuhën shqipe dhe përdorimin e simboleve kombëtare”, citojnë ato.

Presidenti shqiptarë në kuadër të vizitës së vetë në Mal të Zi është takuar sot edhe me kryeministrin Millo Gjukanoviq dhe kryetarin e Kuvendit Ranko Krivokapiq.

Pas takimit në Podgoricë, Nishani vizitoi Tuzin, me ç’rast  zhvilloi takime me krerët e Komunës urbane të Tuzit dhe përfaqësuesve të partive shqiptare të opozitës si dhe bëri një vizitë të shkurtër edhe Shkollën Fillore në Tuz. /MALESIA.ORG/

Foto nga vizita në Tuz-Malësi:

medium_IMG_8393 medium_IMG_8397 medium_IMG_8404 medium_IMG_8409 medium_IMG_8410 medium_IMG_8412 medium_IMG_8413 medium_IMG_8420 medium_IMG_8423 medium_IMG_8426 medium_IMG_8432 medium_IMG_8435 medium_IMG_8439 medium_IMG_8440 medium_IMG_8444 medium_IMG_8445 medium_IMG_8447 medium_IMG_8448 medium_IMG_8449 medium_IMG_8455 medium_IMG_8457 medium_IMG_8459 medium_IMG_8460 medium_IMG_8461 medium_IMG_8463 medium_IMG_8469 medium_IMG_8484 medium_IMG_8490 medium_IMG_8491 medium_IMG_8495 medium_IMG_8498 medium_IMG_8517 medium_IMG_8521 medium_IMG_8535 medium_IMG_8537 medium_IMG_8541