Vendimin për mirënjohjet “Qytetarë Nderi” të Ulqinit për Ramën dhe Thaçin, deputeti i pavarur Dritan Abazoviq e ka vlerësuar si vendim diskutabil.
Në ditën e Komunës së Ulqinit, kryetari i kësaj komune Fatmir Gjeka, do të ndajë mirënjohjet “Qytetarë Nderi” i Ulqinit për Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Ministrinë e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, gjë të cilën deputeti Dritan Abazoviq e vlerëson si diskutabile dhe jo mirë e menduar, raporton MINA.
“Vendimi për çmimet “Qytetarë Nderi” i komunës së Ulqinit është diskutabil për dy arsye: së pari, ai është një akt personal i kryetarit të komunës së Ulqinit, i cili nuk është në pajtim me Statutin e Komunës, të cilin nuk e ka shqyrtuar Kuvendi Komunal dhe Këshilltarët e sajë të cilët janë kompetent për një gjë të tillë. Dhe së dyti, për shkak se nuk janë përcaktuar kurrfarë kriteresh për emërimin, por me sa duket është një vendimin politik”, shprehët Abazoviq.
Megjithatë, ai shprehët se është i bindur se kryetari i komunës së Ulqinit nuk kishte qëllime të këqija, por duke pasur para sysh ambientin në të cilin jetojmë, për çështje të tilla do duhej të veprohet me më shumë kujdes.
Abazoviq tha se mirënjohje të tilla duhet t’u shkojnë atyre që i meritojnë.
Mehmet Zenka nga UDSH dhe Loro Nrekiq nga DPS mendojnë së për një gjë të tillë është dashur që të debatohet në Kuvendin Komunal të Ulqinit, dhe se ata as që janë konsultuar për një gjë të tillë.
Këtë vendim të Gjekës e kanë kritikuar ashpër edhe partitë opozitare, Fronti Demokratik, NOVA, Partia Popullore Demokratike, Partia Socialiste Popullore.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Fuad Haxhibeti, ka sqaruar se iniciativa ka ardhur nga koalicioni qeverisës i Ulqinin, në pajtueshmëri të të gjitha subjekteve politike të shumicës.
Ai shtoi se çdo gjë është bë në përputhje me ligjin dhe se kryetari i komunës së Ulqinit ka të drejtë të sjellë një vendim si ky.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ka vlerësuar se shpallja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe e ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi për Qytetar nderi të Ulqinit, është në interes të marrëdhënieve të mira fqinjësore të Malit të Zi. Zoti Gjeka, mëtutje, i ka thënë gazetës Vijesti në Podgoricë se nuk e ka të qartë, për çka është “ngritur aq shumë pluhur për këtë”. /MALESIA.ORG/