Ohri 100 vjet më parë 80% shqiptarë, sot më pak se 6% (VIDEO)

marin memaGazetari i Top Channel, Marin Mema, i njohur për ciklin e tij të emisioneve “Shqipëria Tjetër” dhe “Exclusive” ku me guxim të jashtëzakonshëm gjurmon dhe sjell në ekran shqiptarë dhe troje shqiptare të ngelura jashtë kufijve. Ai bëri bujë në Maqedoni pas dokumentarit në fshatrat e Rekës së Epërme, banorë shqiptarë ortodoks që prej rrethanave politike u asimiluan dhe kishin frikë të tregojnë se janë shqiptarë.

Edicioni i fundit i titulluar “Të (mos) jesh shqiptar”, që u transmetua të dielën, fliste për Ohrin shqiptar, për qytetin e lashtë ilir, që deri para 100 viteve banohej 80% me shqiptarë, e që sot fatkeqësisht kanë ngelur më pak se 6%.
Mema me kamerë të fshehtë kishte xhiruar biseda me banorë ortodoks që flisnin shqipen e që thonin se janë maqedonas, ashtu si myslimanë që në shqip thonin se janë turq.

“Në Ohër është më lehtë të jesh maqedonas dhe turk sesa shqiptar”-thotë gazetari Mema. Madje ai jep edhe të dhëna shqetësuese ku nga 300 të punësuar në Komunën e Ohrit, vetëm tre janë shqiptarë.
Pas këtij dokumentari, mediet maqedonase reaguan aq ashpër, sa që gazetarin Marin Mema e qujnë “të çmendur”!

Pa dyshim se e vërteta është në anën e gazetarit Mema.
Në një qytet ku zyrtarisht jetojnë më pak se 6% shqiptarë, lind pyetja pse ata qytetarë flasin gjuhën shqipe, ku e mësuan dhe pse? Pa dyshim se atë e trashëguan si pjesë e rrënjëve të tyre shqiptare.

Kjo dukuri ka prekë keq edhe në trojet shqiptare në Mal të Zi; Rozhajë, Plavë e Guci, Tivarë, por edhe në Malësi e Ulqin. /MALESIA.ORG/

pjesa 1:

pjesa 2:

Furra Tahiri