Politika zyrtare shqiptare vazhdon të jetë shumë aktive në përkrahjen e Malit të Zi, njëkohësisht, shumë pasive ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë në trojet shqiptare në Mal të Zi.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Milo Djukanovic janë takuar sot në Bruksel në kuadër të samitit të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimorë.
“Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale, marrëdhënie të cilat në të ardhmen duhet të fokusohen në ndërtimin e projekteve infrastrukturore më interesa të përbashkëta dhe të krejt rajonit”, vlerësojnë kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Dy kryeministrat kanë diskutuar rreth projektit të autostradës adriatiko-joniane, projekt ky që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë. Ata kanë diskutuar edhe mbi projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e Liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.
Kryeministri shqiptar Edi Rama edhe një herë konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. /MALESIA.ORG/
