Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar se njohja e Kosovës do të ishte edhe çlirim për vetë Serbinë.
“Sot nuk dua të hyjë në detaje, sepse sot jeni miq në shtëpinë tonë”, ka thënë Rama.
Lidhur me pyetjen e gazetares serbe rreth projektit të “Shqipërisë së Madhe”, Rama ka theksuar se nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe të Shqipërisë.
“Ka vetëm një projekt në rrugën e Bashkimit Evropian. E duam një rajon pa kufij. Sigurisht e duam një rajon pa kufij ndërmjet shqiptarëve por dhe ndërmjet vendeve të rajonit”, ka thënë Rama.
Ndërkohë, kreu i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq, pasi deklaroi se është krenar që është i pari kryeministër nga vendi i tij që viziton Shqipërinë, u shpreh se “Serbia e konsideron si pjesë të vetën Kosovën dhe Metohinë” dhe se nuk do të pajtohet me pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, kryeministri Rama tha se ajo vërtetoi brishtësinë e paqes në rajon, duke vënë theksin në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Vuçiq kishte thënë se e din kush e ka sjellë dronin në Beograd: Ja “sqarimi” i tij!
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë droni në Beograd ka qenë një incident i keq për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke e quajtur atë një akt të organizuar politik.
“Flamuri ka qenë aty për të pasur aty një incident politik. Është njëfar Ismajli – persona që kanë ardhur nga Italia – sipas të gjitha gjasave ka pasur qëllimin politik”, ka thënë Vuçiq.
Rama: Ne do kishim qeshur po të kishim parë flamur të Serbisë së madhe, por kjo është çështje perceptimesh.
Rama: Pavarësisht qëndrimit të Vuçiq për Kosovën, nuk ndihem i provokuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ai nuk është ndier i provokuar nga homologu i tij serb.
“Unë nuk jam ndier i provokuar edhe pse në çështjen e Kosovës kemi qëndrime absolutisht të ndryshme”, ka thënë Rama.
Në pyetjen e gazerit drejtuar kryeministrit serb Vuçiq, se a e ka mbajët fjalën Rama se nuk do të ndjehet i provokuar nga ajo që do të shprehë në Tiranë, Vuçiq u shprehë se nuk ka asnjë vërejtje në mikëpritjen që i është bë, dhe se ndjehet i mirëpritur në Tiranë.
Rama: Shqiptarët e jugut të Serbisë, të respektohen si serbët e veriut të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në konferencë pas takimit që pati me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai kërkoi që shqiptarët e jugut, të respektohen njëjtë si serbët e veriut të Kosovës.
Rama ndër të tjera tha se fakti që ka mosdakordësi sa një mal për njohjen e Kosovës, nuk e zbeh aspak dialogun Kosovë –Serbi.
Kryeministri i Shqipërisë, tha po ashtu se “sot shqiptarët edhe serbët kanë mundësinë historike që ta sjellin paqen në rajon. Kemi vullnetin të vejmë para agjendën e një rajoni pa kufij, të heqim barrierat ekonomike dhe historike që na kanë penguar deri më sot”.
“Jemi zotuar të bëjmë një politikë të jashtme me zero probleme me fqinjët, por jo të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne dhe nuk e ushqejmë ne” tha kryeministri Edi Rama në lidhje me cështjen e paktit detar mes Shqipërisë e Greqisë.
Rama e quajti të paimagjinueshme faktin e ndërhyrjes së Athinës në emërimin e nënkryetarit të Parlamentit Shpëtim Idrizi.
Përsa i përket cështjes që lidhet në zgjedhjen e nenkryetarit të parlamentit, ashtu si ne nuk e imagjonojmë ti tregojmë Athinës kë duhet të zgjedhe në krye të parlamentit apo nënparlamentit, apo kë do përfshijë në qeverinë sovrane, ashtu nuk e imagjonojmë që të na tregojë Athina, apo ndonjë kryeqytet tjetër të na tregojë sesi duhet të veprojë parlamenti i zgjedhur nga populli. Kjo është e qartë për ne, duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky është një problem artificial. “
Vuçiç përkulet para flamurit kombëtar shqiptar, pritet me ceremoni shtetërore (Video)
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbërriti në Tiranë, rreth orës 11.00 dhe në orën 11.30 u zhvillua ceremonia e mirëseardhjejes në Pallatin e Brigadave, ku Vuçiç u prit nga kryeministri Edi Rama.
Në minutën 3:05 sekonda kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i është përkulur flamurit kombëtarë shqiptarë, dhe më pas është njoftuar me kabinetin qeveritar të Ramës.
Ceremonia e mirëseardhjes do të pasohet me një takim kokë më kokë mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç, për të vijuar pas orës 12.00 me takimin mes delegacioneve.
Rreth orës 13.00 është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave.
Vuçiç do të pritet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, dhe rreth orës 16.00 do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bujar
Nishani, e më pas me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në agjendë është paraparë edhe një darkë zyrtare mes dy delegacioneve.
Të enjten, kryeministri Vuçiç do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Vjenës.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se kryeministri serb do të shoqërohet në këtë vizitë nga disa anëtarë të kabinetit të tij që kanë lidhje me ekonominë dhe disa gazetarë të mediave publike.