Në kuadër të manifestimit ‘Ditet e shën Ndout’ tashmë tradiconale në Ulqin dhe Braticë, Në aktivitetet e shumta që janë organizuar duke filluar më futbollin, shahun, volejbollin, ditën e Djele më 7 qerrshor në Braticë u organizua mbremje kultrore artistike. Pjesmarrja e Ansamblit të këngëve dhe vallëve të qytetit të Gjakovës dhe Ansambli Shqiponja nga Malsia tregojnë për fizionominë e kësaj mbremje. Pra një mbremje ku bashkoj Malsinë e Gjakovës ose Malsinë e Vogel më Malsinë e Madhë në Braticën piktoreske. Nderthurja mes ansambleve dhe femijëve të “Star Fest” ishtë një kombinim që i dha shkelqim këtijë manifestimi. Prezenca e shumë mysafirve, si dhe sofra shestanase i dha shije manifestimit. Bratica jehoj më kënget dhe vallet e ansambleve. Nga vallja e gocës e deri të vallja e çamerisë. Nga kënga e lulijës e deri të zambaku i gjakovës. Natyrisht nga moderatorët e asaj nate Niki dhe Lora e deri të Ansambli i famullive tona Trendafilat e shën Terezës, ky kombinim, ky ngjyrim i dha aromë dhe shije kësaj feste, festë që tani ka kaluar mentalitetin lokal, që dal-nga-dal po shndrrohet në një ngjarje multidimensionale si në aspektin e programit kultuor – artistik, ni në aspektin e pjesmarrësve në këtë manifestim. Një falenderim te veçantë shkon per banoret e Bratices te cilet shtruan sofren Shestanase per te pranishmit. I pranishem në manifestim ishte edhe sponzori gjeneral i Ansamblit SHQIPONJA, z. Marash Nucullaj i ardhur nga Michigani – SHBA, të cilit ju dha një flet falenderim, sepse duke ndihmuar ansamblin Shqiponja nga Malsia ai po ndihmon edhe Ulqinin dhe të gjithë njerëzit që bashhkëpunojnë në të mirë të njerëzimit, duke e ruajtuar kulturen dhe vlerat e popullit tone Falendrojm edhe miqte e ardhur nga Tirana ne krye me z.Ylli Paja. Si dhe Tv Teuten për bashkëpunim, dhe prezenca e kryetarit të komunës Z. Fatmir Gjeka që në fjalën e rastit e vlersoj këtë manifestim dhe do të jetë perkrahës i ketyre manifestimëve.
Manifestimi ‘Bratica Jehon’
Don Gabriel Grabanica