Portieri shqiptar nga Tuzi 20 vjeçari Nikollë Vulaj me datën 21 shatorë dë të udhëtoj drejt Italis ku do qëndrojë disa ditë në testime te ekipi i Seria A Empoli.
Vulaj në këtë intervistë fletë për periudhen e veshtirë të cilen e kalojë kur ishte pjesë e ekipit malazez Buducnost, poashtu fletë edhe per ëndrren e ti të madhe që një ditë të veshë fanellën kuq e zi të kombëtares shqiptare.
Si ka nisur karriera juaj sportive?
Karrieren e kam filluar në KF Hat-Trik në Malësi pastaj kam vazhduar në Buduqnost të Podgorices ku kam luajtur për U17,U18 dhe për ekipin e parë. Nuk mund të flasë për Buducnost e mos ta permend sa te veshtire e kampa të luej aty, ku të gjithe ishin serbo-malazez. Trajnerat sme lejonin te luej edhe pse isha 100 her më i mirë se ai portieri tjeter që aktivizohej. Por as kjo gjë shum e veshtire per mua psiqikisht nuk me ndaloj të tregoj talentin.
Pjesë e cilit ekip jeni momentalisht?
Tani jam në SHBA dhe luej për NY Cosmos U20, ekip ky në të cilin luan dhe ishë legjenda e Real Madridit Raul Gonzales.
Ekipi italian Empoli ka shprehur interesim për ju?
Paraqitjet e mira që i kam bërë me NY Cosmos u ka ra në sy drejtuesve të Empolit të cilet më kan kontaktuar përmes menaxherit tim dhe nga data 21 shtatorë do jem në testime te ky ekipë.
Cila është ëndrra juaj?
Ëndrra ime si e çdo fudbollistit shqiptar edhe pse jam i lemë dhe i rritur në Mal të Zi është që një dit ti mbroj ngjyrat kuq e zi të flamurit ma të bukur në botë. Edhe pse kam pasaporten e Amerikes të cilet marrin pjes ne çdo kampionat boteror dhe janë të sukseshem, kurr edhe asnjëherë nuk do ta prenoja të luajë për ta para Kombetares Shqiptare.
E ndjekni Kombëtaren Shqiptare dhe a keni pasur ndonjë kontakt nga FSHF-ja?
Po e ndjeki me vemendje çdo ndeshje, kontakte skam pas ende me FSHF por shpresoj që në të ardhmen edhe kjo të ndollë.
Portieri i juaj i preferuar është ?
Portieri im i preferuar gjithmone ishte Van Der Saar i Holandes
Intervistoi:Anton Gjokaj