Sot nën organizimin SH.K.A “Besa”, u mbajt manifestimin, tashmë tradicional, Logu i bjeshkës, “Miss Bjeshka 2015” në Koritë të Malësisë.
Programin e përcolli një numër i madh shikuesish, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.
Në konkurrencë për bukuroshen e bjeshkës morën pjesë 4 vajza malësore. Ato ishin: Irena Memçaj, Mare Dedivanaj, Ivana Nucullaj, si dhe Dorontina Berishaj.
Juria ishte e përbërë nga Katrina Gjuravçaj, Katrina Lucaj si dhe Sandra Ujkaj.
Përcjellëse e parë dhe e dytë u zgjodhën Ivana Nucullaj dhe Dorontina Berishaj, kurse kurora e bukurisë i takoi Mare Dedivanaj.
Juria zgjodhi dhe veshën më të bukur të nusërisë, që i takoi Irena Memçaj.
Edhe këtë vit ishte mundësuar edhe vota nga publiku, e që me votat e publikut më së shumtit u votua Mare Dedivanaj.
Po ashtu u zgjedh çifti vallëzues më i mirë, Palë dhe Tina Lleshaj.
Programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi Dj Buqi.
MALESIA.ORG
